STATISTIKAT: Ulet numri aksidenteve në 2017-n, ja qytetet ku pati më shumë vdekje

22 Janar 2018, 16:36Kronika TEMA

Viti 2017 ka shënuar një rënie si të numrit të aksidenteve, ashtu dhe të vdekjeve të lidhura me to.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017, numri i aksidenteve është 1.978, krahasuar me vitin 2016 është ulur me 2,7 %.

Në vitin 2017, numri i personave të plagosur nga aksidentet rrugore është 2.389. Krahasuar me numrin e personave të plagosur të vitit 2016 është ulur 4,8 %.

Në rënie ka qenë dhe numri i vdekjeve në aksidente. 222 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore, me një rënie prej 17.4%.

Në vitin 2017, aksidentet rrugore, të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 81,3 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,9 % të numrit të aksidenteve rrugore, raporton INSTAT.

Sipas tabelave të INSTAT, Tirana kryeson për numrin e të vdekurve nga aksidentet, me 54 të tillë në 2017-n, në rënie të ndjeshme në krahasim me 65 që ishin në 2016-n.

E dyta është Fieri, me 29 vdekje, tre më shumë se një vit më parë.

Rënie të ndjeshme ka shënuar Durrësi, nga 37 aksidente me vdekje, në 28 në vitin 2017.

Lezha vijon të mbetet një zonë ku ka probabilitet të madh që të bësh një aksident fatal, me 27 të tilla, e pandryshuar në krahasim me një vit më parë.

Zona të tjera të rrezikshme janë edhe Shkodra, Elbasani, Korça Gjirokastra (shiko grafikun).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje