Varrezat greke në Shqipëri, Greqia: Një hap i rëndësishëm, dialogu mund të na çojë drejt marrëdhënieve të mira

22 Janar 2018, 15:10Sociale TEMA

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar për sa i  përket varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri.

Nëpërmjet një deklarate ministria e jashtme greke e cilëson një hap të rëndësishëm atë që është ndërmarrë sot për sa i përket ushtarëve grek të vrarë gjatë luftës Greko- italiane gjatë vitit 1940 deri në vitin 1941.

“Në negociatat e Kretës gjatë nëntorit të kaluar u diskutua çështja e varrezave të viktimave greke. Tashmë marrëveshja është duke u implementuar hap pas hapi, duke çuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje humane.

“Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë historike, gjë e cila demonstron se dialogu dhe bashkëpunimi  mund të na çojë në  drejt marrëdhënieve të mira dhe të krijojë një perspektivë pozitive në marrëdhënien mes vendeve të rajonit tonë dhe njerëzve”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Gjithashtu ministira greke e Punëve të Jashtme bën të ditur se  do të vazhdojë të punojë me përgjegjshmëri dhe seriozitet për të garantuar interesat kombëtare të shtetit Grek si dhe për të kultivuar marrëdhënie të mira me fqinjët, duke krijuar të ardhmen europiane të cilën e meriton i gjithë rajoni. (TemA)

8 komente në “Varrezat greke në Shqipëri, Greqia: Një hap i rëndësishëm, dialogu mund të na çojë drejt marrëdhënieve të mira”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ja I zure nja ca dynym toke me mermer, e cfare fitove?! E mire, jane vrare ushtare grek nga forcat italjane e cfare?!?! Kush do tja dij se ne nje cep mali ne toke te huaj qe si perket as fitimtarit e as humbesit jane vrare njerez per interes kombesh qe vet kombit ku ka ndodhur si intereson. Luftimet e shkuara I mbakan mend, po pastrimet etnike jo ?!?! Budalliqe me brire..

    1. njeri says:

      me thëne te vertetën, i mbajnë mëndë. Sidomos Camët qe bashkpunuan me fashishtet (italian dhe gjerman) i mbajnë mënd me emer dhe mbiemer. Deri mbetjet e komunistave sot i mbajne mend.
      por varret skan lidhje fare me ndonje spastrim etnike.
      Me te njejtën llogikë, SHBA dhe Anglia nuk duhet te kishin varrë ane mbare botës (Irak, Vietnam, Korea J, Japoni, France ej).
      Varrët janë respekt për te vdëkurit, dhe jo pretex ngopie injorances-nacionalismit dhe teorive sovoniste.
      Reskpektimi i te rëneve është akt kulture dhe qytetrimi, ai qe ndjehet i kërcenuar nga të vdëkurit nuk hyn te katigoria e njerihut të kulturuar.

      Por ne Shqipëri në 2018 flitet akoma për qytetrim dhe kulture…

      1. Vorio Epirioti says:

        Dhe Turqise do i kerkojm ndertimin e varreve per ushtaret greke te rene ne luften e pare boterore.

  2. Kombi says:

    TE GJITHA TAKIMET QE BEHEN ME GREQINE , JANE PER TE PLOTESUAR INTERESAT E TYRE , PRANDAJ JANE TE GEZUAR , SE PO JA ARRIJNE QILLIMIT , NDERSA PER KERKESAT TONA , KOTZIAS I THA ??

    1. Shqiptar jo Katnar says:

      E ka fajin Janulla, apo jo o sunqima shqipfoles…apo jo? po per detin kur do ta vulosi Ramuti?

  3. says:

    Na ka gjetur belaja me Grekun,në det s’na lë me peshkimin, tokën e drithit po na e zë me varreza.Deri kur do vazhdojm t’ju mbajm erë denglave te tyre

  4. Epo kjo pune! says:

    tani duhet te kolliteni ju dhe fort bile se camet kane te drejte hyjnore te jetojne ne tokat e tyre se deri tani me shume po plotesohen teka greke sa te drejta historike shqiptare. gje e mire dialogu sidoqofte qe dhe greket ta kuptojne se rikthimi i camerve vetem forcon lidhjen mes popujve.

    1. .... says:

      Kush e thote me bindje qe Camet duan te kthehen si qytetar te thjesht Grek, si qytetar paqesor dhe bashkpunues dhe jo si “kali i Trojes” se Turqis dhe Islamit ?????
      Do te ishte FATALE te hapej “kutia e Pandores”, ateher do te hapej nje plag e re dhe pa sherueshme ne Ballkan.
      Nje plag qe ishte hapur per 500 vjet ne Thesproti e Epirit (dhe jo Cameri) u mbyll nje here e mire ne 1945-en.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje