VIDEO: E pabesueshme në Kinë, punonjësit rikonstruktojnë hekurudhën për 9 orë

22 Janar 2018, 19:51Lifestyle TEMA

Punëtorët kinezë kanë treguar efikasitetin e tyre të pabesueshme përsëri.

Rreth 1,500 punonjës janë angazhuar në rikonstruktimin e një hekurudhe, që lidhë tre të tjera në Fujian në jug të Kinës.

Brenda nëntë orësh, ata ia kanë dalë të heqin binarët e dëmtuar dhe të shtrojnë tjerët që ishin përgatitur më parë.

Projekti masiv është ndihmuar nga shtatë trena dhe 23 makina gërmues, që gjithçka të përfundoi në kohë rekorde.

Në mënyrë që të mos ndryshohet itinerari i trenave, gjithçka është kryer natën, ndërsa të nesërmen qarkullimi ka qenë normal.

Punonjësit ishin të ndarë në shtatë njësi, derisa gjatë kësaj kohe kanë vënë shenja komunikacioni dhe sisteme monitorimi, të cilat i kanë hequr pas përfundimit të punimeve. (TemA TV)

4 komente në “VIDEO: E pabesueshme në Kinë, punonjësit rikonstruktojnë hekurudhën për 9 orë”

  1. kina eshte kah bebet fuqi botrore ne shum projekte.industri,force e madhe ushtarake,dhe ekonomike.rusi ma shume i frigohet kines,sesa edhe amerikes.kina 1.mld e 300 milion banor.

  2. kujtesa says:

    Keto quhen lajme gjysmake. Pse? Sepse nuk kuptohet se cfare pune kane kryer. Pra vertet thuhet ne kete lajm qe u rikonstruktua hekurudha per 9 ore. Por nese kjo pune u be per 20 m linear hekurudhe,atehere keta 1500 burra dhe dhjetra makineri,nuk ka bere asgje.
    Pra,plotesoheni lajmin te nderuar gazetare dhe atehere media behet e besueshme dhe e dashur per te gjithe.

  3. Baliu says:

    Qfar budallesh, ma mire me pas dhene me koncesion!!!

  4. Bushi says:

    Populli kinez eshte shume punetor.Gjithashtu,ekziston dhe organizimi i mire i punes nga organet shteterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje