BE “ndez” dritën e gjelbër për bujqësinë shqiptare, Peleshi: Ja tre masat mbështetëse

23 Janar 2018, 16:17Sociale TEMA

Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga program IPARD, një program i fokusuar tek bujqësia dhe që është një bashkëpunim mes qeverisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se në total financimi që do të shkojnë për bujqësinë është 94 milionë euro nga të cilat 71 milionë janë nga Bashkimi Europian dhe 23 nga qeveria shqiptare.

“Nga sot çelim siparin e një program financimi prej 94 milionë eurosh për bujqësinë në Shqipëri. Kemi një dritare financimi ndoshta më të madhe sesa kapacitetet tona institucionale por edhe të sektorit ndaj duhet të punojmë që në pranverë kur parashikojmë të shpallim thirrjen e parë me tre masa të këtij programi të jemi gati, jo vetëm si Agjenci e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural apo Ministri por edhe si grupe interesi fermerë dhe agropërpues. Duhet që projektet në pritje të jenë të shoqëruar me plane të mirëfillta biznesi dhe të hartuar me konsulentë për të plotësuar të gjithë kushtet dhe për të përfituar nga këto masa” tha Peleshi.

Ai nënvizoi se plani i financimit për secilën kategori do të jetë i konsiderueshëm dhe ka specifikat e veta.

“Së pari IPARD mbështet me 34 milionë euro investimet në fermë . Masa fillon nga 10 mijë euro në 500 mijë euro dhe ka një limit në përqindjen e vlerës së investimit dhe shkon minimumi 60 për qind, kurse  në zonat malore 70 për qind të investimit në fermë, pra që mbulohet nga granti. Ndërkohe 5 për qind më tepër jo 60 por 65 për qind marrin fermerët e rinj nën 40 vjeç që shkon në një linjë me skemën e mbështetjes së bujqësisë.

Masa e dytë lidhet me investimet në përpunim siç mund të jenë industria e qumështit, mishit, fruta-perimeve apo verës. Janë 26 milionë euro në këtë kategori dhe financohet 50 për qind e investimit dhe deri në 2 milionë euro. Pra investimi të jetë 4 milionë euro dhe 2 milionë janë nga IPARD.

Masa e tretë ka të bëjë me diversifikimin e fermave në kuptimin e mbështetjes së ekonomive të tjera jobujqësore që mbështeten në fshatra” tha Peleshi.(monitor)

5 komente në “BE “ndez” dritën e gjelbër për bujqësinë shqiptare, Peleshi: Ja tre masat mbështetëse”

  1. Pe LE shi says:

    hahahhahahahhahahha, rrofsh rilindja e varrezave

  2. Zigur Qarri says:

    OSHEE, monopol në treg. Sekretariati i Energjisë në Vienë hap çështje ndaj Shqipërisë
    23/01/2018

  3. Lumi says:

    Bravo Pelesh. Prodhimi mishit, qumeshtit dhe nenproduktet e tyre Jane drejtime te rendesishme per ushqimin dhe tregetine me vendet evropiane.

  4. undefined says:

    Nga BUJQESIA ÇESHTJE E TE GJITHE POPULLIT ne ne çeshtje te BE – seSi enderr duket

  5. Prostituta Atomike Sali says:

    Ju q… Nastradini ne majthe me PS, PD e LSI!
    Keni 70 vjet qe mbani peng zhvillimin e vendit!
    Jane shumica pa CertifikatePronesie o jua….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje