Daçiç: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE

23 Janar 2018, 09:09Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë atëherë kur pala serbe do të marr informacione konkrete mbi zbardhjen e vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç

Vrasja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviç, është një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit” tha Daçiç.

Duke folur për projekt-strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit Serbia do të mund të anëtarësohej në vitin 2025, por me kusht që deri në fund të vitit 2018 të arrijë një marrëveshje të plotë me Kosovën, Daçiç ka thënë se “duhet të presim versionin përfundimtar dhe të shohim nëse do të mbetët ky afat”.

Duke shtuar se deklaratat e disa ambasadorëve perëndimorë se i ashtuquajturi normalizim nënkupton pranimin e Kosovës në OKB, kurrë nuk do të mund të kalojë në Këshillin e BE-së, sepse as në BE nuk ka qëndrim unik për Kosovën.

Por, edhe nëse kanë qëndrim unik, neve nuk na intereson. Nuk mund ta pranoj kurrë që njohja e pavarësisë së Kosovës është çmimi i hyrjes sonë në BE” tha Daçiç.(TemA TV)

5 komente në “Daçiç: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE”

  1. pro says:

    ..perse?..ne duhet te pranojme qe te vdekurit shqiptare dhe te vraret italiane jane greke,qe te hyjme ne BE..hajde merre vesh!!

  2. opinion. says:

    serbia je lazna derzava.serbia shtet i rrejshum,sesi ish azilante ruse ne shtetin ilire nuk ka te rregulkuar statutin e azilantve.bezi kurvo jedan.jenu mesuar keq me falsifikim historie,e madhtrime me shqiptare.

  3. Llum says:

    Ky Ben telling fortin. Atehere prisni te futet Kosova e me pas Serbet. Bolle gjak e sherre ka pare evropa nga Serbet. Ndryshe vezhdoni ne reservatin tuaj te kafsheve.

  4. Kuq e zi says:

    Aq me mire…
    Ce doni BE-ne bashkohuni me rusine

  5. Loni says:

    Pse qelbanuk, perça e do Kosoven , perça e do Kosoven per ne Europe, lere Kosoven ne terezi te vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje