FOTOT: Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë

23 Janar 2018, 09:29Dossier TEMA
FOTOT: Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma

Ekskluzive: Publikohet raporti i vitit 1973 i sekretarit të parë të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, Jovan Bardhi, dërguar Komitetit Qëndror, për rrahjet e vullnetarëve në sektorin e Prrenjasit

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Pjesa më e madhe e të rinjëve të para viteve 90-të, anëtarë të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, ishin të detyruar që të merrnin pjesë në aksionet e ndryshme, anë e mbanë vëndit, nga jugu në veri, duke “iu përgjigjur thirrjes së Partisë” atje ku “i kërkonte atdheu”. Si p.sh. në hapjen e taracave e brezareve në Rivierën Shqiptare në plantacionet e agrumeve, në ndërtimin e hekurudhës “Rrogozhinë-Fier” apo “Elbasan-Prrenjas-Gur i Kuq”,“Milot-Shkodër”, në ndërtimin e veprave të ndryshme të pesëvjeçarëve, siç ishte Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë”, etj etj vepra madhore të atyre viteve, ku rinia e asaj kohe dha një kontribut të jashtëzakonshëm me punën e saj.

Por në këto aksione, “rinia revolucionare” nuk derdhte vetëm djersë, kalitej, apo dashurohej, siç trumbetonte me të madhe propaganda zyrtare e asaj kohe, por kishte mjaft raste që ajo derdhte edhe grushta dhe shkelma, duke bërë sherre masive ndërmjet brigadave të aksionistëve të rretheve të ndryshme.

Mirëpo këto ngjarje që ndodhnin jo rrallë kudo nëpër aksionet e rinisë, të cilat quheshin “ngjarje të jashtëzakonëshme”, siç dihet nuk bëheshin kurrë publike, por ato dokumentoheshin dhe i përcilleshin Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku i bëhej e ditur edhe për masat që ishin marrë ndaj fajtorëve.

Po kështu edhe Komiteti Qëndror i PPSH-së nëprmjet instruktorëve të Sektorit të Edukimit, jepte dhe orientimet përkatëse, rast pas rasti, se si duhej vepruar dhe masat përkatëse që duheshin marrë për çdo ngjarje të jashtëzakonëshme.

Kjo gjë veç të tjerash, bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që publikohet ekskluzivisht për gazetën TemA dhe që i përket vitit 1973, ku bëhet fjalë mbi një rrahje midis vullnetarëve të brigdave të rrethit të Shkodrës dhe asaj të Vlorës. Ngjarje e cila është dokumentuar dhe përcjellë Komitetit Qëndror të PPSH-së, nga Jovan Bardhi, sekretar i parë i Komitetit Qëndror të Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë së asaj kohe.

BASHKIMI I RINISE SE PUNES SHQIPERISE TIRANE 26.XII.1973

KOMITETI QENDROR

Nr. 644 Protok.

KOMITETIT QENDROR TE P.P.SH.

(Shokut Leka Shkurti)

T I R A N E

Më datën 23 Dhjetor në darkë, në Sektorin e Prrenjasit u zhvillua një rrahje midis disa vullnetarëve të brigadës së rrethit të Shkodrës dhe një të riut të Vlorës. Ngjarja u zhvillua si më poshtë:

I riu Dilaver Nexhip Myslimi nga Lepenica e Vlorës, duke qenë pak i pirë, grindet me të riun Nazmi Riza Hoxha nga fshati Buzë Ujë i rrethit të Shkodrës, vetëm pse ishte duke biseduar me dy vajza të Vlorës në mencë. Mbas kësaj grindje që erdhi duke u acaruar, Dilaver Myslymi e godet me grusht të riun Nazmi Hoxha dhe ky i fundit i përgjigjet duke e goditur dy herë më grusht.

Mbasi i riu Dilaver Myslymi del jashtë mencës, kundër tij sulen disa të rinj nga rrethi i Shkodrës dhe e goditin me grusht, midis të cilëve, sipas Komandantit të Vlorës që ka ndërhyrë për t’i ndarë, e ka qëlluar më shumë i riua Shefqet Ali Muça nga qyteti i Shkodrës.

Dilaver Myslymi u dërgua menjeherë në spital, ndërsa Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha u morën nën vërejtje në Degën e Punëve të Brendëshme te Librazhdit.

Gjendja shëndetësore e vullnetarit Dilaver Myslymi, tani sipas mjekëve, është e mirë. I riu Shefqet Muça u liria menjeherë nga organet e Policisë, ndërsa i riu Nazmi Hoxha, ka mendime të lirohet sot, mbasi rrahja është pa pasoja të rënda, nuk përbën sipas tyre, akt krimi.

Me porosinë tonë, shkuan në sektor sekretarët e rinisë të rretheve Shkodër dhe Vlorë si dhe shokët kryesorë të Shtabit Qëndror, të cilët diskutuan me të rinjtë me të dyja organizatat bazë të B. R. (Bashkimit të Rinisë) për këtë akt të shëmtuar, për konceptet që i ushqejnë dhe rrezikshmërinë e tyre.

Në mbledhjen e përgjithëshme të organizatës së B.R. së brigadës së Shkodrës, u diskutua me sy kritik veprimi i të rinjëve që u rrahën dhe u dënua akti i tyre, u morrën përgjegjësitë që ato kanë.

Në këtë mbledhje vendosën gjithashtu të përjashtohen nga aksioni të rinjtë, Shefqet Muça dhe Nazmi Hoxha, si dhe të bëjnë një fletë-rrufe autokritike si brigadë. Ne orientuam që të flitet në çdo brigadë për mësimet që duhen nxjerrë nga ky akt i papëlqyer.

SEKRETARI I I-RE I K.Q. TE P.P.SH.

(Jovan Bardhi)

5 komente në “FOTOT: Kur të rinjtë derdhnin… grushta dhe shkelma nëpër aksionet e rinisë”

  1. katarakti says:

    Ky njeri vetem bloze nxjerr. Duket sikur eshte shume i interesuar te zbuloje edhe sekretet e kanaleve te ujerave te zeza. Aksionet e rinise, ishin nje faqe e ndritur ne perparimin e vendit ne ate kohe. Kishte shume organizim, vullnet dhe perkushtim. Rinia ndertonte, por edhe edukohej. Nuk ishte qef puna ne aksione, por sakrifice. Afersisht njelloj siç ishte sherbimi ushtarak apo zbori. Por keshtu u be Shqiperia. Krahasoje rinine e atehershme me kete rinine e sotme. Por ky Kaloçi edhe koken e ka te peshtire. Prandaj hedh helm ngado qe shkon.

  2. skrapari says:

    Ti,o Dashnor Kaloci,po te jesh me origjine nga Radshi i Skraparit, e pac harram emrin e ketij fshati. Je nje denigrues i historise se vendit tend. ,ndj me plot gojen po te them se je nje tradhetar,je nje shpirt kazem . Je nje person qe i sherben qarqeve te caktuara greke e serbe. O hustorian i sherbimeve te huja,po them i sherbimeve te huaj ,sepse shkrimt tuaja cojne uje tek ato qarqe ,te cilat duane te percmojne shqiptaret. Pse nuk shkruan per ate pune heroike qe beri rinia e asaj kohe ? Pse nuk shkruane per dashurite midis te rinjeve ne aksione? Pse nuk shkruan per ato mbremje qe organizonin brigadat e veriut me te jugut ? Po,po punonin me heroizem ashtu si u thoshte ajo parti. Sigurisht ne ate mori njerezish, kishte edhe nga ata qe donin ta diskrititonin ate pune kolosale,ashtu si kerkon edhe ti te denigrosh rinine e asaj kohe ,sepse na paskerka ndodhur nje zenke midis te rinjeve. Te kesh turp! Po ,po te kesh turp qe hesh poshte ate pune te madhe me nje zenk. PO pse nuk shkruan per te rinjte esotem qe jo vetem rihen,por edhe vriten . Nuk kane librin ne xhep,por thiken ,armen. Shruaj ,o historian,shkruaj per keta? Pse nuk shkruan per herizmin e studenteve ,te cilet vareshin me litar e coptonin shkembin per hapjen e rruges KUKES- PESHKOPI. Turp te kesh edhe nje here ,o historian. Te pakten mos thuaj qe je nga Skrapari,se nuk e meriton……

  3. PA EMER says:

    NDROHE EMRIN SE NUK TE SHKON ..! NE QE JETUAM ATE KOHE SI NJEREZ TE THJESHTE , QE” PASURI” KISHIM TESEREN E RINISE , NDJEHESHIM TE LUMTUR ..! .. ATO ISHIN ME TE VERTETE VITE TE LUMTURA ..!.. NATYRISHT QE NDONJE “RAST TE JASHTE ZAKONSHEM ” KISHTE , PASI NE TE {ORGANIZATEN E RINISE} ADERONIN MOSHAT 16 – 30 VJET [AFERSISHT} KU NUK MUND TE MUNGONTE ELEMENTI I PA FORMUAR , SI KUDO NE BOTE . POR “CIZMJA E MONIKES ” , E ” ATDHETARES SE NDERESHME” E “POLITIKANES ” QE DO TE “NA COJE” NE EURORE , POR PO TA LINI TE BEJE SI TE DOJE , SI DHE SHEREVE TE SHOKEVE TE SAJ PARLAMENTARE , QE TREGOJNE ” PJEKURI NE NJE DEMOKRACI MODERNE ” NUK KISHTE .. ! .. SA MBAPSHT E SHPUTE VENDIN MORE KATRRANE ..!

  4. Kryqi says:

    Krahasoi ato fotografi me bagetite ,”njeriu i ri” i vathit te partise me pune te detyruar “vullnetare”,
    Lexo “lumturine, bukurine e jetes,gezimin qe shperthen ne fytyren e atyre vajzave ne ato fotografi” Mjerim i pa fund.
    Bota thote : -A picture is worth a thousand words. Populli jone thote ; – Shif e shkruaj,s’ka nevoje per komente.
    Shtetet nuk mund te ndertohen nga burgjet,izolimet dhe skllaveria e popullsise.Diktaturat ndertohen ne modele
    te tilla.Ate beri enver monstra,shtetin qe hengri bar per te ruajtur kolltukun e gjakosur te krimeve te tije.

  5. Ylli Mece ( ish Aksionist ) says:

    Ky Dashnori edhe pse mundohet te njollose rinine e asaj kohe, pa dashje ( nga qe eshte me mangesi ne botekuptimin e vet) nxjerr nje te vertete te madhe se sa shume perkujdesesj e gjithe shoqeria shqiptare per moralin e te rinjve tane. Se pari : Mendoni pak kete ngjarje qe eshte fare e zakonshme e shkruan Sek. i pare i KQ te Rinise dhe qe informacionin ia dergon perfaqesuesit te KQPPSh. si nje problem qe shqetesoi gjithe aksionistet.Por Dashnori harron se qellimi i aksioneve ish qe ne te rindertonim Shqiperine dhe nepermjet aksioneve te rinise shkembehej eksperienca, njihnim doket e zakonet e krahinave te ndryshme dhe i sherbente vllazerimit te metejshem dhe forcimit te unitetit kunder shfaqieve lokaliste( sikurse ndodhi me te rinjte vlonjate e shkodrane), por une si pjesmarres ne shume aksione dua te them se kurre nuk kemi patur ideradhe ndasi te lokalizmave te ngushta qe te mbivlersonim nje zone apo te nenvleftesonim nje tjeter.Natyrisht tregonim dhe humore e barcoileta por ato kishin si qellim qe te luftonin edhe mentalitete te gabuara te trasheguara nga e kaluara e larget dhe qe ne qeshnim me shpirt.Ishim si vellezer te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje