VIDEO: “Arratisja nga ferri”, pamjet e shpëtimit të 13 fëmijëve që u torturuan nga prindërit për vite me rradhë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ky është momenti i trishtueshëm kur disa prej 13 fëmijëve të mbajtur në robëri nga prindërit e tyre në “shtëpinë e tmerrit” në Kaliforni u shpëtuan nga policët.

Pamjet, që janë publikuar për herë të parë, tregojnë fëmijët që shoqërohen nga policia ndërsa largohen nga shtëpia, pas arrestimit të prindërve të tyre David dhe Louise Turpin në Perris.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes pasi njëra nga vajzat, 17 vjeç arriti të arratisej nga një dritare e t’i lajmëronte.

Të rinjtë ishin mbajtur të lidhur me zinxhirë në shtretërit e tyre dhe ishin torturuan për vite me rradhë nga dy pridërit.

Disa prej fëmijëve shihen duke vrapuar drejt furgonit të policisë në kërkim të lirisë.

Detajet e gjendjes së tyre të tronditur kanë filluar të publikohen pasi çifti i kalifornian nuk u deklaruan fajtorë të enjten përkundër dëshmive të tmerrshme ku tregohen sesi i kanë mbajtur fëmijët të kyçur në dhomat e tyre, të lidhur me zinxhirë në shtretër dhe duke i lejuar ata të bëjnë dush jo më shumë se një herë në vit.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe gruaja e tij Louise Anna Turpin, 49 vjeç, që kishin regjistruar shtëpinë e tyre si shkollë, u përballën me 12 akuza për torturë, 12 për burgim, gjashtë për abuzime të fëmijëve dhe gjashtë për abuzim me një të rritur.

Ata erdhën në gjykatë të veshur me të zeza me duart dhe këmbët e lidhura.

Të 13 fëmijët janë duke u trajtuar për kequshqyerje dhe janë duke kaluar nëpër teste të tjera diagnostikuese. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *