27 janari, si tubim i humbjes së madhe të opozitës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Data 27 janar, e fryrë artificialisht me bujë të madhe nga Lulzim Basha dhe Monika e LSI, si dita e “protestës së madhe dhe e shpresës së opozitës”, qysh tani ka krijuar në vetvete risitë negative të një partie dyshe e cila e ka ndjerë se ai tubim , vetëm “protestë nuk do të jetë kurrë”. Edhe përpjekjet e Lulit dhe Monikës (veçmas aleatëve) për të mbledhur me oferta, mashtrime dhe mënyra të tjera alla-elektorale protestues, kanë rezultuar një dështim i plotë politik. Duke patur shpresën tek rrethet dhe jo tek Tirana, duket se Luli dhe Monika i kanë shterur fuqitë pas “takimeve” në salla gjysëmboshe, duke u mbetur si e vetmja rrugë dhe alternativë e fundit për të mbuluar dështimin, dalja e shpeshtë me deklarata mediatike në selitë respektive.

Data e 27 janarit, pa asnjë dyshim do të jetë si një “përvjetor” apo tubim i humbjes së madhe të partisë dyshe PD-LSI, parti të cilat kurrsesi nuk mund të jenë përfaqësitë e opozitës politike, pasi kryetarët e tyre kanë mbetur besnikë dhe mbrojtës të ideve të vjetra, dhe interesave dhe karrigeve personale dhe familjare. Si mund të besosh thirrjet dhe deklaratat e dyshes Luli-Monika për “protestën e madhe, për shpresën e madhe të shqiptarëve”, kur ata nuk kanë nën kontroll partitë e tyre, kur ata sundojnë dhe drejtojnë me klane, biznese dhe tarafe familjare , dhe kur postet që kanë janë të kontestueshëm, dhe jo të fituara me vota të lira. Fushata e janarit e Lulit dhe Monikës, ishte sipari i fillimit të një tatëpjete të madhe të partisë dyshe , e cila pas 27 janarit do të jetë edhe më e pakësuar në numur, në ide, në alternativa, në koalicione, pasi edhe aleatët e sotëm pothuajse u janë larguar.

Duke angazhuar deputetët e listës tij edhe për protestën e 27 janarit, Basha as më shumë dhe as më pak, ka thelluar ndjeshëm hendekun e zhgënjimeve tek baza e Partisë Demokratike, e cila kërkon më tepër se protestat e shtirura, llogaridhënien nga kryetari i 22 korrikut, kërkon ribashkimin e partisë dhe afrimin e figurave elitare rreth saj . Baza e Partisë Demokratike nuk sygjestionohet nga deklaratat dhe thirrjet e Lulit ( aq më tepër të Monikës) në sallat e mbyllura, por kërkon nga ai, të ringrejë dhe rizgjedhë strukturat statutore dhe forumet e partisë. Baza e Partisë Demokratike kërkon zgjedhje të reja në parti , kërkon ringritjen e degëve dhe seksioneve të partisë, duke injoruar me forcë veçanarisht thirrjet e Monikës për “bashkimin e çdo shqiptari në 27 janar pa dallime politike”.

Thirrjet e kryetarëve të partisë dyshe, ngjajnë me lutjet hipokrite të ish-pushtetarëve kur bien nga karriget për të përdorur “popullin” për interesat dhe xhepat e tyre. Baza e Partisë Demokratike, nuk pranon të përdoret si “mish për top” por ajo kërkon sqarimet e Lulit për aleancën me Monikën, kërkon të sqarohet për tradhëtitë duke nisur nga “çadra” deri tek marrëveshja, kërkon nga Luli dhe partia dyshe motivin e vërtetë të “protestës popullore të 27 janarit”. Baza e Partisë Demokratike , ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbështetëse dhe përkrahëse e integrimit të vendit në BE, duke i kthyer kurrizin çdo sabotatori dhe sharlatani që mundohet që në emrin dhe siglën e partisë, përpiqet të pengojë rrugëtimin drejt Europës të Shqiperisë.

Pavarsisht pergatitjeve , paralajmërimeve dhe “parashikimeve se “në 27 janar do të protestojë gjithë populli” një gjë mbetet e sigurtë, ajo ditë do të shënojë tubimin e humbjes së madhe, të një partie dyshe e cila po përpiqet me të gjitha mënyrat të pengojë reformën në drejtësi, të vonojë Vettingun, duke u hedhur taktikisht dhe politikisht edhe kundër ambasadorëve , sidomos atyre të BE dhe SHBA. Edhe deklarata më e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu, mbi pretendimet e Lulit dhe Monikës lidhur me “paligjshmërinë e Kryeprokurores së Përgjithshme”, tregoi sa të vendosur janë aleatët tanë perendimorë për t’ju gjendur pranë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Deklarata e zotit Lu, ishte shuplaka e fortë ndaj partisë dyshe, e cila ka disa muaj që po hedh “vallen” e turpit , duke u përpjekur ti mbushë mendjen shqiptarëve se “ne jemi patriotë, ne jemi të ndershëm, ne jemi për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës” . Dita e 27 janarit, thjesht do të jetë një e shtunë si të tjerat për çdo shqiptar të zakonshëm, por jo për krerët e partisë dyshe, që ndoshta dështimin e “protestës popullore” sërish do të mundohen ta gjejnë tek ambasadorët e huaj dhe qeverisja Rama. Aq më keq për ata, aq më mirë për shqiptarët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “27 janari, si tubim i humbjes së madhe të opozitës”

  1. KUJDES O NJEREZ, DO KETE NDONJE VIKTIME QE SALI BISHA KRIMINELI, LIKE FLORIRI, MONIKA KURVA, LULUSH HAJDUTI, KRIMINELI, ZEN QOSJA KRIMINELI, TE SHPETOJNE NGA BURGU…DO VRITET NDONJE I PAFAJSHEM SI E SI KETO MONSTRA TE SHPETOJNE…MOS E HANI, NUK CAN NJERI KOKE PER JU. PO TE CANTE DO JEPNIN MILJARDAT E EUROVE QE KANE VENE DUKE VJEDHUR E TA LULEZONIN ATE VEND. POR DUAN TI MBROJNE VILAT, EUROT DUKE VENE POPULLIN PERPARA SI MISH PER TOP.

  2. tomsojeri says:

    Janari esht muaji i pa haruar i krimit me te madh postkomunist ! Esht muaji ku demonkracia e Sali Bishes tregoi se demokracia ne Shqipri esht nje iluzion esht nje ide e Zez ne duar te Zeza ! Esht vula e madhe e krimit Berishian -Bash qe nuk fshihet kurr dot nga histori e Re ,esht nje Janar simboli i pushtetit ne duar te krimineleve ! Kta bandit zgjodhen Janari pikerisht qe te shurrosin mutin e madh te ksaj historie e ta fshijn nga memorja e shqiptareve me nje akt te ri qe ata enderojn se do ju hec por nuk lahet m…. me sh…. dhe ky Janar do jet nje kujtim i ri qe do i shtohet historis se zez ! Shqiptaret e kan dhen sinjalin dy her rjesht qe nuk harojn dhe i fundit ishte 13 Qershori ku i treguan edhe kurves LSI sa e” dashur” esht pe Ta ! Le te presim pra edhe 2 dit ,te shohim si banditet do hapin thesin e parave ,te mbledhin mbeturina ,ti fusin neper autobuze qe te “pushtojn” Tiranen e te na “trembin” ! Po therrasin po cirren me pasion e ngjyra Hollivudiane, per diten e shpetimit te tyre me perkrahjen viktimave te tyre ! Duan pushtetin me cdo kusht qe te vazhdojn te pijn gjak shqiptaresh ! Te shofim pra …Kan 27 vjet qe qeshin me ne e tani ju ka ngrir buzqeshja ,buzqeshja e mashtrimit e teatrit e kriminelit ………..

  3. kashi says:

    ata qe do shkojne jane ata qe ka heq rama nga aluizmi hipoteka etj.
    jane te gjithe tepsia e lsi-se

  4. 27 janari eshte e shtune. asnje njeri i zgjuar nuk shkon pas lulit dhe gruas se ilirit te floririt, e shumta atje do te jene ata qe jane larguar nga puna ne keto 5 vjet, ata qe kane blere diplomat ne kohen e qeverisjes saliut. ok ??

  5. gjithe drejtoret me diploma te blera i ke neser tek sheshi, duyke ngrene sufllaqe, dhe duke ngritur dy gishtat, ose dy kembet lart. turp.

  6. Drini says:

    Grahmat e fundit para ngordhjes te kesaj opozite kriminale drejtuar nga Moni Bythmodhja e Lulezimja faqebytha.
    I bashkon bytha e perbashket these two bitches!

Lini një Përgjigje te tomsojeri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *