Përse Lulzim Basha nuk më pengon dot të protestoj?

25 Janar 2018, 17:40Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Unë nuk kam asnjë arsye mbi tokë që të ndjek Lulzim Bashën, por kam një mijë arsye për të qenë gjithmonë atje ku më takon. Kam bindjen se janë të shumtë ata që e mendojnë si unë, ndaj dhe ne besoj se do të jemi bashkë në protestën e 27 janarit.

Pozicioni kundër kësaj qeverie përcaktohet nga e gjithë jeta ime politike dhe publike, që nuk është aq e shkurtër, ndërsa orientimi im i djathtë i ka rrënjët shumë kohë përpara vitit 1944. Dhe si i tillë nuk ka nevojë të çertifikohet nga askush, aq më pak nga bashkautori i paktit okult të 18 majit.

Ndaj si njeri politik do të jem kudo, ku ka njerëz të zemëruar me këtë qeveri, qoftë edhe vetëm për faktin se unë jam njëri prej tyre.

Natyrisht arsyet e mia pse do të jem atje janë krejtësisht të tjera me të Lulzim Bashës, po aq sa janë edhe përgjegjësitë për katandisjen e Partisë Demokratike në një gjendje dëshpëruese, të cilën nuk e zgjidh dot kjo protestë, edhe sikur të jetë më madhështorja e të gjitha kohërave.

Unë do të jem atje edhe pse e di që Lulzim Basha do të përpiqet ta privatizojë protestën thjesht dhe vetëm për të shtyrë ditët e veta. Por edhe pse sikur e kam para syve që tani se si do ta shfrytëzojë revoltën e sinqertë të njerëzve, sërish ky më duket hall më i vogël, sesa kostoja që paguajmë për qeverisjen skandaloze të Edi Ramës.

Ndaj unë do të jem atë ditë në vendin, që më takon, edhe pse e di që kjo dikujt nuk do t’i pëlqejë dhe interesojë. Por unë nuk kam ndërmend t’u jap asnjë sekondë kënaqësi atyre që nuk duan të më shohin aty. Të cilët nuk ka nevojë t’i përmend me emra.

Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar me “qetësi dhe dashuri” plot zëra “radikalësh” me porosi, që flisnin për figura opozitare që nuk e donin protestën, ndonëse askush prej nesh nuk kishte thënë një gjysëm fjale kundër saj.

Por edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, në një rast hipotetik, çfarë mendonin këta të marrë, që do t’i nxirrnin njerëzit me zor në protestë?

Që këta trimat apo sejmenët e Lul Bashës do të dilnin në shesh e do të merrnin mungesat edhe mjerë ai që nuk do t’i përgjigjej apelit?

Por kur ka ndodhur ndonjëherë në botë kjo? Ndërkohë që dihet prej mijëra vjetësh që në varrime dhe protesta shkojnë vetëm vullnetarët.

Unë njoh me qindra dhe mijëra opozitarë që nuk do të vijnë atë ditë vetëm se nuk besojnë më fare tek kryetari i Partisë Demokratike dhe, aq më keq akoma, tek aleanca e tij me LSI-në.

Jam plotësisht i bindur se atje do të mungojnë edhe ata dhjetëra intelektualë dhe aktivistë shoqërorë, që iu bashkuan vjet me entusiazëm kauzës së drejtë, por të tradhtuar keq të çadrës. Nuk ishin aq shumë, por pjesa më e madhe e tyre ishin cilësorë, ndaj edhe mungesa dhemb dyfish.

E kam të vështirë të besoj që ata do të kthehen sërish në vendin ku u mashtruan një herë, aq më tepër kur kanë dëgjuar edhe udhëheqësin e “Republikës së Re” që i thotë kryeministrit se nuk mund të gënjehet për herë të dytë.

Por edhe pse e mendoj ndryshe, unë i mirëkuptoj plotësisht ata, sepse thjesht nuk duan që dikush t’i numurojë si delet e Lulzim Bashës atë ditë.

Për aq vlerë sa ka fjala ime, do t’i ftoja modestisht dhe miqësisht ata që të ishim bashkë më 27 janar, sepse askush nuk mund t’i zëvendësojë, aty ku e kanë vendin.

Sepse të shtunën është dita për të treguar se Shqipëria nuk e meriton qeverinë e Edi Ramës dhe këtë mund ta bëjnë vetëm opozitarët.

Natyrisht, janë qindra mijëra ata shqiptarë, që mendojnë se e njëjta logjikë vlen edhe për opozitën, por kjo i takon një dite tjetër.

 

11 komente në “Përse Lulzim Basha nuk më pengon dot të protestoj?”

  1. Sina says:

    IK O PIRDHU,TI, I PJERDHUR !!
    AS MISH ,AS PESHK, POR NJË GJELLË E PËSHTIRË,!
    JARGË DHE BAJGË!???????????

  2. mandakalli says:

    O Patoz beju burre njehere ne jeten tende. Basha eshte thjesht kukull e Berishes. Ki guxim e fol kunder Berishes o frikacak.

  3. maria says:

    po lan mutin me shurr,ben sikur sdo moj plehre,plehre yt ate,spiun i qelbet ne degen e punve te brendshme,bajge ti qe qave sokol olldashin dhe e shtire ne dhè,yt fytyre e degjeneruar!

  4. Toni says:

    Merre me te mire Bashen se mos te leshon ndonje kocke! Lepive, lepive gjithe jeten tende politike dhe te flaken si qen rrugeve! Tani nuk je askushi dhe po perpiqesh te behesh prape nje qen lepires i kockave. Hajt qerohu sepse nuk je me i vlefshem as per hajdutet e banditet e PD-se dhe jo me per kombin shqiptar! Ne e dime shume mire se kush jan ehajdutet, vrasesit dhe trafikantet e ketij vendi. Kurse ty te paskan humbur ne drejtim te paditur mu ne mes te syve. I ke humbur kriminelet qe shtine ne mes te Bulevardit dhe vrane 4 persona te pafajshem dhe ja hodhen deri tani! Nuk i ke pare ku u zhduken qindra milione ne rrugen e kombit e rruget e tjera! Nuk e pe marreveshjen e detit qe u dha grekeve toke shqiptare! E shume e shume te tjera. Si ka mundesi more qen rrugesh qe ty nuk te bejne pershtypje keto krime ndaj shqiptareve e Shqiperise!? Per cfare do te protestosh apo kunder Rames qe po lufton e punon per Shqiperine!?

  5. Epo kjo pune! says:

    epo je katandisur deri aty qe nuk te pjerdh dhe Lulua qe nuk e pjerdh kush! Paske qene i djathte i thekur ti se para 44 ishin ballistat te tille, te jesh i djathte nuk eshte trashegimi por reflektim, prandaj nuk ben cap vendi se kemi te djathte si zotrote qe i mbajten oturakun zeusit te PD qe e keni te thekur me teser partie dhe varkar dhe nderkohe shqiperia shkonte ne humnere. Apo ke qene dhe disident ndaj sales? Ik e ha ca fara ne bulevard, ver dhe syze te errta me skelet te trashe se dukesh vip dhe mos na caj derrasa

  6. zoga e vodices says:

    SHKO re beji shuren baces se shqupit ,ube dhe katnari te na japi mend ,qe para plakut te rrudhur sali shtrengonte shalet se mos ishpetonte shura .Kur te dalesh ne proteste mer dhe maman me vete.

  7. saliu says:

    Ik ore plere. E tregove fytyren tende te vertete.

  8. Harillaqi says:

    O Patozi! O koke presh,dukesh qe je servil.Edhe e dhjete edhe e ha vete.Je nje servil qe nuk e ke shokun.Ku e shan Bashen dhe pastaj shkon ne festa e ne protesta.Ik ore pirdhu,se nje mut jini te gjithe ju te pd.ke.Jini çerdhe qenesh.

  9. ALPINI.
    Patos gati cdo dite po shkruan nga nje artikull.Por asgje nuk po marr vesht nga shkrimet tuaja.Kundra Lulit .pro Lulit.Po luftoj per ta hequr.po i betonon themelet.
    Sic po e shikoj si ne shkrimet tuaja edhe ne politike ke mbetur kazan.
    Dhe e fundit te djathte real.jane shtresat e pasura dhe jo fshataret.keshtu qe edhe i djathe real.sic thua nuk je.Ne kete drejtim gjeje veten se ku je .Jo vetem ti dhe edhe shume shoke tuaj.

  10. bregdetari says:

    MORE PO SHQIPERISE NE THELB I MUNGON E DJATHTA.
    AS KETE NUK E KUPTONI.
    E DJATHTA ESHTE FORCE E LARTE LEVIZESE DHE ZHVILLIMI KUR DEL DHE BURON NGA KAPITALI.
    KETA , MEDEMEK SI PERFAQESUES TE SE DJATHTES NUK BUROJNE AS NGA ISH-KLASAT E PASURA TE KETIJ VENDI , AS NGA KAPITALISTET E SOTEM , AS NGA ISH TE BURGOSURIT OSE ISH TE PERSEKUTUARIT E DJESHEM.
    NE VAZHDEN E KESAJ LOGJIKE KONKLUDOJME SE KETA PRA , MEDEMEK PERFAQESUESIT E TE DJATHTES NUK JANE VECSE PLEHRAT QE DO TI SELEKSIONOJE KOHA , KOHE TE CILEN SHQIPERIA SHE SHQIPETARET PO E VUAJNE DHE DO TA VUAJNE NE KURRIZ DERISA TE KRISTALIZOHET E DJATHTA E VERTETE.
    NJE E DJATHTE E RE , E FORTE DHE ME ASNJE PLAGE TE SE KALUARES NE KURRIZ.
    KESISOJ DO TE KETE RIVALITET NDERMJET TE MAJTES QE PREDOMINON SHTRESAT SHOQERORE NE SHQIPERI DHE TE DJATHTES GJITHNJE E ME TE FUQISHME EKONOMIKISHT.
    DERISA TE VIJE KJO KOHE DO RRJEDHIN SHUME UJERA NE KETE VEND.

  11. Kellira says:

    Ik o b…..
    Nese do te besh opozite nise brenda partise ose krijo parti tjeter.
    Me ket llogjike kurve pretendon te shtosh njerezit ne miting?!
    Ne ben perr perre per te fshehur qe po te nxjerr Saliu per koqesh ne shesh.
    Te doli para syve Olldashi kur po shkruaje kete pacavure?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje