Vllaznia, Gjoka: E njoh mirë Kukësin, do synojmë fitoren

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vllaznia mban vendin e parafundit në renditje dhe duke nisur nga ndeshja e nesërme me Kukësin duhet të nisë ngjitjen. Ka bërë përforcime në merkaton e dimrit dhe nuk i falet të gabojë.

Trajneri Gjoka ia arriti qëllimit të fuqizojë mbrojtjen dhe në ndeshjen e nesërme ndaj ish-ekipit të tij pret që Vllaznia të fitojë para tifozëve të saj.

“Kukësi duhet vlerësuar, pasi ka një ekip të mirë. E njoh mirë këtë këtë kundërshtar, sepse e kam drejtuar një sezon, ku fituam edhe titullin kampion. Ne kemi objektivin tonë dhe duhet të kërkojmë fitoren, edhe pse luajmë me kampionët dhe në lojë janë të tre rezultatet.

Duhet të japim gjithçka për të marrë fitoren dhe për këtë kemi punuar me ekipin. Vllaznia ka marrë lojtarë me eksperiencë, si Sukaj, Berisha, Malota dhe Mersini, të cilët besoj se do të na ndihmojnë dhe do të jemi më të fortë. Vllaznia ka nevojë për tifozët në këtë moment dhe besoj se ata do të na mbështesin”, – theksoi trajneri Gjoka mes të tjerash në konferencën për shtyp të disa minutave më parë.

Trajneri Ernest Gjoka e befasoi Kukësin në ndeshjen e fazës së parë me atë barazim 2-2, ndërsa tani kërkon të marrë pikë të plota ndaj ish-ekipit të tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *