Majko takon ministrin e Brendshëm grek: Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë për integrimin në BE

26 Janar 2018, 13:54Politika TEMA

‘Mbrojtja e emigranteve dhe sidomos komunitetit shqiptar është prioritet i qeverisë greke.’ Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm grek Panagiotis Skouletis, gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në Athinë.

Ndërsa e vlerësoi qeverinë greke për dashamirësinë e treguar ndaj të huajve, e kryesisht shqiptarëve, z. Majko e vuri theksin tek ripërtëritja e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri i Shtetit për Diasporën përmendi takimet e fundit mes Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç tha, përcollën mesazhe shumë te qarta për lidhjet dypalëshe. ‘Të dyja shtetet kanë një të ardhme të përbashkët’-ishin fjalët e Majkos.

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, të tilla si mësimi i gjuhës shqipe. Lidhur me këtë çështje, Ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme.

Ministria e brendshme greke ka krijuar një pozicion te ri, Sekretari i Posaçëm për çështjet e nënshtetësisë, i cili gjate takimit u kujdes të siguronte Ministrin se po punojnë për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke.

Ministri i brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për tu integruar ne BE.

Problematikat e komunitetit shqiptar në Greqi ishte në fokus të bisedimeve mes Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe Avokatit të Popullit në Greqi  Andreas I. Pottakis.

Avokati i Popullit e njohu Ministrin Majko lidhur me vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë atje.

Pottakis bëri të ditur se qindra shqiptarë i drejtohen çdo vit zyrës së tij, kryesisht lidhur me çështjet e pensioneve dhe sigurimeve.

Nga ana e tij Majko u ofrua të ndihmojë për krijimin e lehtësirave për shqiptarët atje dhe kërkoi krijimin e praktikave mbështetëse pranë Avokatit të Popullit, për studentët që studiojnë në Greqi. Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi që emigrantët shqiptarë të vazhdojnë të trajtohen me prioritet, pasi siç u shpreh, baza e marrëdhënieve mes dy vendeve janë ato njerëzore. (TemA)

7 komente në “Majko takon ministrin e Brendshëm grek: Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë për integrimin në BE”

  1. po,c,jane kto lojra te flliqura politike,greqia do ti ndihmoj shqiperis ne hyrje ne b,-e,e shqiperia do ti ndihmoj kosoves hyrjen ne b-e,a vet greqin deshi ta perjashtoj gjermani,e evropa nga zona euro,per lypje te borgjeve,qe 80% i paguan gjrrmania,por fal frances mike qe e shpetoj.a shqiperi ti ndihmoj kosoves per ne b-e,siq rren rsma e meta,a shqiperia nuk edhte vet ne b-e.sa cirk rrena behen ne politika te kalbura be ballkan.puto de merrd,stop genjeshtrave.

  2. jame deshmitar qe kame degjuar ne tv evropiane fjalimet e greqis ne parlamentin europen,dhe greku i eger qitke zjarr nga goja ,se albania ka vetem krime,trafik d..e e mafi,fhe ne qofse pranohet albania muslimane rrezikohet evropa.a ministri grek per mashtrime,dhe pranim te varrezave greke rrene opinionin shqiptar,por edhe ps jane tejet te deyshimt ne diplomaci……

  3. undefined says:

    Bla bla bla pordhe me rigon e perralla me lesh greke kush i beson ketyre haleve eshte komplet i luajtur mendesh nga trute e kokes

  4. Hani mut, qeras qeveria. says:

    Pengesa e vetme per hyrjen ne Evrope eshte moszbatimi i reformes ne drejtesi…korrupsioni . Nqs nuk keni bythe ta beni apo nuk doni ta zbatoni, tjeter pune. Njihni pakica bullgare, serbe, malazeze e boshnjake. Grekut i bete dhurata qe dikur do t’ju denoje historia, vetem e vetem per te mbuluar mutin me shurre. Mendoni se keshtu mund te hyni ne Evrope nga dritarja dhe jo nga dera.

  5. Altini says:

    Majko jo Makjo hahahahahaha

  6. PA EMER says:

    .. HYRJA NE B.E. ESHTE PER TE MIREN E SISTEMIT KAPITALIST ME SHUME , PER KALIMIN E KRIZES NE TE CILEN NDODHET SE SA PER “ENDREN E LUMTURISE” QE SHIKON POPULLI I SHUMEVUAJTUR SHQIPTAR ..!

  7. meti says:

    U cmenden keto orthodhokset e Shqiperise per Greqine ,jane duke e shfrytezuar rastin gjoja per BE dhe mundohen te githe Shqiperin ta bejne Greqi,zoti u marte hakun….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje