Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

Nga Andi Bushati

Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie.

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen e saj për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cillët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët.

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kish mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkokot të zgjedhjeve.

Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë. Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njeërzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.

Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq.(lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme”

  1. katarakti says:

    Sa i poshter dhe i ndyre qe je o Bushat. Dukesh nga larg qe je pjelle e Bllokut. Tu permbysen “eterit” dhe sistemi dhe tani kerkon t’i vesh flaken mbare vendit! Qe “te zhytet ne nje krize permanenet”! Me mire dhe me shume nuk do te kishin dashur dhe shpresuar as armiqte me te medhenj te Shqiperise. Dhe kur duhet te ngjante kjo “kriza permanente”?! Kur Shqiperia po pret fillimin e bisedimeve per hyrjen ne BE!

    1. Iliri says:

      O hajdar kari…

      futja ne BE nuk zgjidh ansje hall te Shqiperise…. edhe bullgaria dhe rumania kane 10 vite ne BE por hale dhe bordello mbeten dhe cdo aspekt… biles prostitucioni i rrit me shume si jashte edhe brenda ketyre vendeve dhe varferia dhe korrupsioni mbeten probleme masive…

      Pervec kesaj futja ne BE do paralizoje krejtesisht ekonomine shqiptare dhe do e bejen banken e shqiperise te varur nga strukturat nderkombetare bankate te BE qe kontrollohen krejtesisht nga cifutet.

      Zgjidhja e Shqiperise dhe kombit shqiptar ne teresi eshte krijimi i nje partie te re shqiptare me djem te rinj qe nuk kane lidhje me politiken dhe vine nga familje te medha.

      Ata duhet te fusin krejtesisht kete kaste politike ne burg prej 20,000 vetesh dhe tju konfiskojne pasurite.

      Zgjidhje tjeter nuk ka.

      1. Anarko-Sindikalisti says:

        Ore Ilir mund te na sqarosh kush jane keta djem te rinj e familjet e medha? Dhe kjo Partia e re pasi te kete bere pastrimin, do te drejtoje e vetme, ne nje sistem njepartiak?

      2. Anarko-Sindikalisti says:

        Keta djemte e rinj mos jane si ai “filozofi” Arjan Curri?

    2. Bureto says:

      Pushteti do te nderrohet kur ti vije koha e percaktuar ne Kushtetute. Por edhe sikur te pranoheshin skenaret e analistziut, mundohet kot se, edhe sikur te arriheshin ato, me fytyra te bajatosura si ato to qe perfaqesojne opoziten e sotme do te ishte e pamundur. Me ta Edi Rama e ka te siguruar mandatin edhe ne vitin 2021. Duhet lidership I ri qe te ngjalle shprese dhe njeherazi te mos mbarte kusuret e se kaluares qe nuk jane pak dhe te vogla, por jane vjedhje e krime te hatashme, per te cilat populli kerkon ndeshkim. Ay kete, per aq sa kishte ne dore, ua dha ketyre me vote ne tre zgjedhje rrjesht, dhe tani per ta mezi po pret dhe verdiktin e drejtesise. Bushat, mos prit kot te bien koqet e dashit me keta qe te paskan mezitur kaq shume sot!

    3. kristi says:

      Bushati ka te drejte. Logjika e Sales ne rastin ne fjale do te ishte e vetmja levizje konkrete per ti dhene vendit nje shtyse dhe per te rrezuar nje qeveri te korruptuar dhe te inkriminuar deri ne lekure, qe qendron ne pushtet (dhe mund te qendroje deri sa te vdesi nga shkaqe natyrore sulltani Rama) me parate e droges dhe vjedhjen e tmerrshme qe i behet bizneseve dhe qytetareve te ketij vendi. Luli smund ta beje kete sepse eshte i kapur, aq sa mendoj se eshte cadra e Rames, as Monika sben dot gje se bashke me burrin president sollen plehun ne pushtet, ndaj djegja e mandateve mbetet e vetmja drite shprese e opozites, e vetmja shkrepse qe mund te ndeze nje zemerate kombetare ndaj nje qeverie qe ka shume skandale dhe ska ndermend te levize pasi ka hedhur rrenje nepermjet trafikut te narkotikeve.

      Une shyqr Zotit sjam me asnjerin prej ketyre muterve, jam gjithmone opozite me kedo qe vjen ne pushtet dhe nuk mendon per mua, por Ju komunistet e Temes jeni kaq ndyresira qe sapo ju gervisht pak dhe shikoni rrezik ne sfond, beheni kafshe te egra, nxini dhe sterroni… nuk jeni aq budallenj sa cdukeni por jeni shume malinj dhe shume militante e bythelepires, mendoni vetem per te keqen e vendit tuaj. Doni sistem totalitar dhe urreni demokracine. jeni per te ardhur keq me pak fjale… sa per artikullshkruesin mendoj se eshte special, gjithmone konciz dhe ne opozite me pushtetet. komplimente Bushat vazhdo keshtu.

  2. angjelini says:

    Na hangsh mun o kazan. Nipi I Hysni Kapos. Gojorja e Salih mutit.

  3. Dibrani says:

    Rrofte Mbreti Edi iluzionisti

  4. USA says:

    O BUSHAT NA RROF KOQET KETO THIRRJET QE BEN TI PO TE RALIZOHEN TI I PARI DO SHKOSH NE PIDH TE SATEME O PLERE

  5. Shoku " Shpati " says:

    O Bushat , pse ben sikur nuk e di . Ne Shqiperi vazhdojne pllanet pesevjecare te diktatures . Ndryshimi I vetem eshte se jane kthyer pllane tetevjecare . Edhe koqeve floriri te pjelle Basha pa u rrealizuar pllani 8-vjecar nuk ka per ta ulur bithen ne karrigen e krieministrit . Mos na u hiq si gazetar disident .

  6. Babaçja says:

    O Bushat mashtruesi e sahanlëpirësi, po si nuk ndryshove njëherë o plerë. Gjithmon me shtrembërime e sajime intriguese.

  7. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Vertet je shume i poshter,o Bushat !!! Je anal-isti me i shpifur, edhe Qimit ia kalon…

  8. Kombi says:

    NATYRISHT QE NE KETE VEND KA SHUME PROBLEME PER TU NDREQUR , POR KUR NGRIHEN TE KRITIKOJNE BASHA ME MONIKEN , QE NUK KANE ASPAK MORAL , KJO PROTESTE DEL NJE BLLOF . DUHET TE JESH I PASTER VETE ,KUR TE DEMASKOSH TE TJERET .

  9. Glauk says:

    Komentuesit e Ridhjerjes dhe Ripjelljes se droges se edvin ram cifutit e kane shume inat bushatin per arsye qe nuk i kuptoj….

    ai ka share plot here edhe berishen kur ishte koha e berishes faktikisht.

    Gjithsesi zgjidhja vjen nga krijimi i nje Partie te Re Shqiptare te drejtuar nga djem te rinj, qe vijne nga familje te medha.

    Nese duam te vazhdojme te ekzistojme si komb….

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Ore Glauk a Ilir mund te na sqaroni kush jane keta djem te rinj e familjet e medha? Dhe kjo Partia e re pasi te kete bere pastrimin, do te drejtoje e vetme, ne nje sistem njepartiak?

  10. Jimi says:

    Sa me shume qe ti ngjiresh duke share ne keto pamfletpacavure, aq me teper bindemi ne, qe Rama eshte ne te drejten e vete, qe te qeverisi jo vetem keto 4 vjete, por edhe legjistlaturen qe vjen e ka te garantuar, pasi ne me kenaqesi do te votonom per te, nese do te vazhdoje te punoje me keto ritme. Rama do te dali nga skena politike, vetem atehere kur ti dhe farrozi juaj do te filloni ta mburrni!
    Vetem atehere ne do te bindemi qe Rama do te kete dale nga shinat.

  11. poshte blloku says:

    Bushat! Je vete ne krize permanente per hallin e te ka kapur brenda shtepise por nuk te ndihmojme dot. Sa per Shqiptaret, ata e treguan se jane me te mencur se kelyshet e bllokut dhe bijte e sigurimsave si puna jote, apo ati psikopatit Lubonja dhe te tjere qe dihet se paguhen per ti vene zjarin ketij vendi

  12. Djali says:

    Komentuesit e soten: komplet rrugaç! Djemte e Sales ….

  13. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Shumatorja e dy partive,solli nje grumbullim te dobet te anetarve dhe simpatizanteve.
    Ajo qe u “mbulua” nga formati i tribunes,ishte shmangia e figurave kryesore te PD,ku ish kryetari Berisha u duk i “terhequr” !
    Vitet 90-92 kane lene pas gjurmet dhe enderat , ku ne pushtet erdhen me protesta “demokratet”,ku kutite e votimit u mbushen dhe ku nuk pati rendesi per ke votuan.
    Pushteti nuk merret perballe Kryeministrise me protesta,por me voten e popullit.Kjo ishte ajo qe solli demokracia.
    Mos peshtyni lart se ju bie ne fytyre !
    Populli eshte i ngopur, me shume se cdo gje tjeter,me fjalet boshe,me politike !
    Kjo kur del nga goja e politikaneve prostituta,nuk ngjit gjikundi.
    Monika si kryetare e LSI po prezantohet si “beqare”, po kerkon “falje” vetem per gabimet politike !

  14. skrapari says:

    Nje demostrat qesharake . Po,po qesharake ,sepse ata qe e organizuan jane qesharak te peshtire e fytyra tre urryera.

    E kemi thene dhe e themi : Nuk besohet Lulzim Basha ,ku adolishent, ky qesharak,i cili berrtet si ata rojet e parcelave te grurit qe trembnin harabelat. Si mund ti besoje populli ketij krimineli ,ketij hajduti….. ketij pacavureje te Saliut.
    Si mund ti besoje populli Monika Kryemadhit,ku me te drejte nje zonje tha ne televizionin Report 1 . se ajo duhet te thote : Ku e coi floririn bashkeshorti i saj Ilir Meta e bashke me te edhe vet ajo. Si mund ti besojme Monikes se xhindosur kur vet ka blere vila ne Londer e ne nje zone te admirueshme.
    Si mund te besosh Fatmir Mediun i cili ka ende duart e lyera me gjakun e punonjesve qe u vran ne Gerdec,ku ende degjohet zeri i femijeve qe renkojne nga dhimbjet e predhave te Fatmirit , edhe pse ishin duke luajtur ne oborrin e shtepive te tyre. Ka su e faqe ky sharlatan te flasi per dhembshuri ? Ky njeri qe hiqet si kryetar partie pa antare e del deputet nga PD sepse eshte lovace e Saliut.?
    Cili do besoi pianecin Dash Shehi ,apo grekun Vangjel,i cili pritet te kaloje majtas me urdherin e Greqise? A nuk eshte turp per Shqiptaret te presin drejtesi e udheheqje nga nje hirualik ,apo mekanik me shkolle te mesme si Nard Ndoka.? PO nga Klani i zemunit,Agron Duka ,i cili pse nuk iu plotesua deshira kaloi djathtas ? Pse keto fytyra do ta ndreqin Shqiperine? KU jane fjalet qe llomatiten per nje muji rresht ? Ndaj kjo ishte demostrata e turpit. KU ishin ato vershimet e papermbajteshme o trushkulur .

  15. Tirona says:

    Nje shtetas i huaj duke ecur prane kryeministris, ku edhe un po kaloja ne ate segment rruge , me ndaloi dhe me pyeti ,kush eshte ajo zonje qe ka hipur ne ate podium dhe po flet kaq e inatosur? I thashe se eshte “zonja e pare e vendit ” bashkeshortja e presidentit te shqiperise…….
    😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😭😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂😂

  16. Ana Mesi says:

    Bushati e di mire qe analizen e tij e ben qellimisht se prapthi: ne vend qe te hyje ne rrenjet se perse duhej kjo proteste, kapet pas disa fjaleve qe u thane nga foles jo okazionale te cilet nuk artikuluan asnje mendim serioz. Perse? Sepse, se pari, protesta ndersa hiqej sikur ishte kunder qeverise ishte ne fakt nje prove se si mund te shterngohen rradhet e nje opozite qe deshtoi vjet me zgjedhjet, opozite qe sa te kete Lul e Monike ne krye do te tregoje qe eshte e destinuar te vdese pa ardhur edhe per disa pale zgjedhje ne pushtet. Se dyti, edhe bufi e di qe protesta ishte emergjence e diktuar nga ekstremizmi i Berishes dhe i njerezve prane tij, te familjes a te perfshire ne pushtet deri kur ai mori rrokullimen ne 2013, nga frika e pasojave te Vetingut. Ne kete pike ai dicka ka arritur, perderisa godet qeverise cdo dite nga frengjite e tij por pushteti gjyqesor i neperkembur dhe i kapur, nuk eshte ne gjendje t’ia fuse dy kembet ne nje kepuce atij jo e jo, por as te birit te kapur me presh ne dore . Se treti, protesta ishte nevoje e nguteshme sidomos per Lulin qe te terhiqej vemendja nga pakenaqesite qe ka ne vete partine qe drejton per mefshtesine qe tregon dhe mungesen e vizionet per te bere politike Kurre si sot Basha nuk ka qene me i pabesueshem si lider, perderisa me cfare thote e cfare ben e tregon vten nje politikan te cilit i kane mbarura baterite e te qenit bindes. Ne keto ujra eshte edhe M.Kryemadhi, e cila flet e ben te forten, por realisht nuk e di as vete se cfare kerkon, vec shmangies nga procesi i Vetingut sepse kushdo e di sot qe ne 8 vjet ne pushtet mjaft zollume kane bere njerezit e LSI. Se katerti, qe ne procesin e organizimit protesta tregoi gjoja muskuj ndaj faktorit nderkombetar, ndoshta si pak here ne te shkuaren, jo sepse turpshem kritikoi dy ambasadore, por sepse i bie ndesh procesit te integrimit te vendit ne BE , proces qe kerkon qe e gjithe politike shqiptare te artikuloje e te bashkepunoje per kete pikesynim. E tha shumeqarte Kukan kete gje, dhe Kukan qenron me afer PD se cdo force tjeter politike ne vendin tone .Me fjale te tjera, protesta, ishte ne fakt “proteste” e paqte ndaj vete dy partive te medha te kualicionit opozitar, qe e kujtojne popullin naiv e sikur e kane atdheun ne xhepet e tyre te fryre, duke folur kot me kot per korrupsion e vjedhje e kanabis e Tahir. Deshtimi i proteses qe sot tregon se sa ne rruge te gabuar eshte PD, LSI dhe kushdo qe i shkon pas liderve te tyre buzequmesht. Rama me te tilla protesta e ka te shtruar rugen per te qeverisur gjate.

  17. Anducio says:

    Bushat, ti je nje intelektual hermafrodit e frikacak. Shkrimet e tua jane po aq te vaketa sa Luli i opozites. Ashtu si edhe Lulushi ti flirton me lengun se me mishin nuk ke [email protected] te merresh. Ik bej ndonje pune te vertete tani.

  18. Life is game says:

    O z. RAMA fute edhe BUSHATIN “cuni i mire” njelloj si Luli! S’ te kushton gje! Kenaqe popullin!

  19. Gjon Leka says:

    Palo njeri je ô Bushat! Propozon që “të krijohet një krizë” artificiale, për të përmbysur qeverinë. Me këtë provon se nuk ka krizë, njëkohësisht edhe poshtërsinë tënde prej lapanjozi. Farë e keqe, që nuk u ngopët me shkatërrimin e gjithanshëm të vendit në këto 25 vjet. Veting duhet bërë edhe në aspektin kombëtat, që të spastrihen plehrat. Turp e hije tradhëtie mbi ty kapso-analist.

  20. Lili says:

    Teatri u shfaq: kishe luli e monika jane opozite, vetem sa per t’i shebye Rames si alibi se paska opozite ne Shqiperi edhe se demonstron opozita…
    Populli i shkret ne duarte te kujt ka mbetur,
    Sa mbaroj manifestimi luli u kthye te pazaret qe ka me qeverine, e monika tek Presidenti i zgedhur nga kjo qeveri qe duan me rezuar kishe… Pffffff maskarada.
    Po militantet e verber nuk meritojne ma shume..
    Shqiptaret po largohen me te madhe edhe po i lane te luajne si duan keta.. deshtimi eshte evident ne kater anet per cdo gje n’albanistan….mbasi kuti i tyre eshte koha e enver hoxhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *