Liza e qymyrit

28 Janar 2018, 11:48Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Ajo ishte një nga personazhet më të rëndësishme të rrugëve të Tiranës.

Padyshim nga të vetmet personazhe që si femër, a mashkull, nuk bën propagandë për veten e vet, nuk bëhet e njohur duke paguar, a duke u prishur mendjen popullit me propagandë zyrtare, krejt idiote, por që vlerësohej nga të tjerët.

Këta janë njerëzit e mëdhenj që Tirana ka njohur. Të tjerët, shumica, nuk janë veçse karagjozë dhe karagjoze, pa pikë vlere, fallco, dhe që nuk meritojnë as emra rrugësh dhe as emra shkollash.

Liza e qymyrit. Kështu e thërrisnin. Më kujtohet se ishte e zeshkët në fytyrë. Midis ngjyrave të kuqe, të verdhë, jeshile që mund të ketë te një femër ajo ishte e zeshkët. Si qymyr. Thonë se njeriu mban në fytyrë karakterin e tij.

Ka femra që janë si bretkoca, të tjera si dhelpra, ca si kukumjacka, ca si pula të rrjepura, nuk ka problem fiziku, por aty reflektohet karakteri. Sikurse ka edhe burra si derra, si arinj, si veshgjatë, si gjarpërinj, përsëri nuk është fiziku, është karakteri që u jep këtë pamje. Liza ishte si qymyri.

Por, ende sot pas gjysëm shekulli nuk e di nëse ajo ishte e zeshkët për shkak të qymyrit me të cilin ajo punonte, pra mund të ishte kuqe e bërë zeshkane, apo bjonde e bërë zeshkane, sikurse ndodh e kundërta sot, apo sepse qymyri e kishte nxirë të shkretën. Ajo ishte e vetmja grua që kam parë të mbrehej në karrocë dhe e tërhiqte atë duke vendosur gjoksin e saj të sheshtë dhe të rënë te trari i karrocës me dy rrota që i vinte nga pas. Ishte mbrehur në tërë kuptimin e fjalës. Nxirrte bukën e gojës me djersën e ballit.

Nuk vidhte, nuk prostituohej, nuk lajkosej si e përdalur, nuk ndiqte as modën, asgjë nga këto. Vetëm rrugëve të Tiranës transportonte qymyr në disa thasë të rëndë që mbushnin kacik karrocën e saj. Ajo punonte për veten e saj, nuk dukej se festa e grave kalonte afër saj, askush nuk e dinte se nga e kishte origjinën, a ishte nga Veriu a nga Jugu.

Kjo ndodhte sepse Liza e Qymyrit punonte, por nuk fliste, në ndryshim nga shumë gra llapazane që flasin, por nuk punojnë. Nuk i shihte burrat në sy, as gratë, nuk dinte të qeshte, nuk nxirrte asnjë rënkim a tregonte shënjë lodhje. As britma, lëre më fjalë. Nuk e di ta them se çfarë theksi kishin fjalët e saj.

Do të ishte e pabesueshme se Liza e Qymyrit të kishte bërë ndonjëherë dashuri. Dilte që pa gdhirë në rrugë dhe kthehej me karrocën bosh natën duke u bërë njësh me errësirën e qytetit. Si një hije vërtitej në qytet, pa folur. Askush nuk e dinte se ku flinte, a kishte familje, sa fitonte, ku i mbante lekët që fitonte. Ajo ishte simboli i gjithçkaje kontradiktore në botë.

Eshtë njëra nga tre gratë publike që kanë lënë gjurmë në ndërgjegjen time. Të tjerat janë disa shkallë poshtë tyre. Liza e Qymyrit është midis këtyre tre grave. Prindërit trembnin fëmijët e vegjël kur këta nuk silleshin mirë ose kur nuk hanin ushqimin : Do t’i them Lizës të Qymyrit të vijë!!! Kur dikush ishte bërë pak pis, i thoshin me tallje : Si më je bërë si Liza e Qymyrit!!!

Ecte rrugëve të qytetit dhe nuk ndihej, por të gjithë kishin nevojë për praninë e saj madhështore duke shtyrë karrocën e saj si një Zhanvalzhan i kohëve tiranase. Të gjithë e ndjenin pranë, por bënin sikur nuk e shihnin. Ndofta nga turpi sesi një shoqëri mund ta linte ashtu një grua.

Nuk besoj se ishte as e metë dhe as e çmendur. Sillte siguri në ndërgjegjen kolektive. Të gjithë ishin të kënaqur sepse e masnin veten dhe gjendjen e tyre me atë të Lizës të Qymyrit. Flokët e shtrirë si presh. Vetullat e trasha. Trupin e shkurtër, por të ngjeshur. Këmbët e mëdha futur në disa opinga të sheshta me shoje meshini. Vishej me pantallona shpesh dhe mbi to një fustan me pala. Veshje e paparë gjëkundi.

Kokëulur, por ato pak vetura që qarkullonin i hapnin rrugë. Ajo ishte mbretëresha e punës. Askush besoj nuk i tha një fjalë inkurajimi a lajkimi sikurse bandillët u thonë grave që kanë nevojë për to. Liza e Qymyrit ishte nyje paradoksesh. Emri i saj ishte perëndimor. Nuk dihej nga vinte. Po ta krahasoje me emrat e grave të tjera të kohës, ca emra fatosesh dhe pioneresh, ca emra sofikash, e myftijesh, emri i Lizës ishte një yll që ndriçonte mbi gjithçka. Ishte Perëndimi në gojët tona. Edhe Lizë edhe e Qymyrit. Emri dhe mbiemri që kurrë nuik rrinin bashkë. Liza dhe Qymyri – dy vlera të pabashkueshme. Një Lizë që e kishin vendosur në vend të kalit.

Pastaj ishte qymyri, një lëndë e parë që ende nuk njihet në qytetet tona. Nuk dihet se ku e çonte, kush e donte. E donin farkëtarët, ngroheshin familjet me soba qymyri??? Gjithçka ishte dhe mbeti mister.

Mbi të gjitha ajo nuk jepte asnjë moshë. Ishte si një statujë që lëviste rrugëve të qytetit. Nuk foli kurrë. Fliste me figurën e saj madhështore. Nuk dihej se kush e paguante, ku e gjente qymyrin, a kishte një vatër apo jo? Ka gra që llomotosin por një punë nuk dinë të bëjnë. Ose janë të afta vetëm për kurthe, sharje, prapaskena, gënjeshtra, llomotitje pa kuptim, fjali të gatshme të dëgjuara diku, por jo për punë.

Liza e Qymyrit nuk ishte veçse një qenie pune, pa fjalë. I çuditshëm fundi i saj. Aty nga fillimi i viteve 80, në histerinë e vrasjeve të armiqve, doli fjala se Liza e qymyrit paskësh qenë agjente e huaj. E kishin arrestuar. Me siguri një thashethem nga ata që ushqehen nga deliri dhe ankthi kolektiv. Por, Liza nuk u pa më në qytet. U zhduk. Dhe njerëzit që harrojnë shpejt, megjithatë kujtoheshin për të : Ore, e keni parë më Lizën e Qymyrit! Qyteti kishte humbur një nga personazhet e vet më të njohur dhe autentikë.

Sa do të doja që përmendorja e saj të ngrihej në ndonjë shesh të qytetit sikurse edhe e Saçit, e Li Pazarit, etj., njerëz të punës, dhe të gjithë të vinin një lule në këmbët e tyre, si shenjë e protestës ndaj famës idiote të personazheve të sotëm, blerë me korrupsion ose pushtet.

43 komente në “Liza e qymyrit”

  1. EDVIN says:

    ME KTHEVE 50 VJET PRAPA NE RININE TIME ZOTI FUGA . PERSHKRIM I TEJSAKTE E REALIST I LIZES SE QYMYRIT QE JETONTE NE RRUGEN HOXHA TASIN DHE SHPESH NA SILLTE QYMYR PER TU NGROHUR NE MANGALL . R.I.P.LIZA

    1. Shemshedini says:

      O po ky kopili sikur i bon karshillek e tallet me Monen, apo Jozin, Arten dhe Spartanes Kerpaci qe si mjafton hallaci. Hahaha tallu o Tano tallu se per te tall e kane bo veten femrat sot dhe meshkujt neser kur te shkruash per Ver Llapen. Komedi e bukur kjo. Aferim.

    2. Thanasi qe t'a plasi says:

      Liza e Qymyrit e ka patur shtepine fare afer profesor Fuges tek rrugica qe lidhte rrugen Myslym Shyri me shkollen Luigj Gurakuqi sot gjimnazi Arben Broci

  2. Nasi says:

    E MORE ARTAN NA FUTE NE ATO VITET E RINISE TE LAGJES TONE TE KINEMAS DAJTI DHE NJEREZIT QE NA RRETHONIN .ME TE VERTETE ASHTU ISHTE PUNONTE GJITH DITEN DHE ME E BUKURA ISHTE QE JA MERNIN TE GJITHE LEKET ATA TE SHTEPISE DHE SI LININ ASGje

  3. Toma says:

    Absolut Fuga,na hoqe mall.Pa fjalet.

  4. Shvejk says:

    Jo po ti bejme monument edhe Ver LLapes tashti.

  5. Petrit says:

    Historia e Ver Llapes eshte romaneske? Legjendare. Mezi presim te lexojme artikullin e ardhshem mbi personazhin epik ne kryeqytet te Ver Llapes.

  6. ali vlora says:

    Faleminderit Artan ! Na ktheve ne ato vite por me nje kuptim shume kapital. Aktual krahasues per ditet e sotshme me disa te ashtuquajtura GRA. Mire bene na isill me menyren tende te shkelqyr personazhet e Tiranes se kane qene njerez te nderuar me shume sec ja

  7. liza says:

    Nje nga shkrimet me emozionuse e domedhense,faleminderit Prof.

  8. Eri says:

    Shkrim emocionues,reflektues ,por jo vetem.
    Nje katharsis individual e kolektiv duhet te sjellin krijime te tilla.
    Ne kete vend ku sistemi i vlerave ka si mater me dukjen,siperfaqesoren sidomos ate ate pjell nga pushteti i pamerituar.
    Flm Fuga .

  9. Izeti says:

    Doli ky filo – skicozofi. Dhe ti me duket se je tek ata veshgjatet ,me humba kohe dhe te lexova ndoshta per here te pare,

  10. Landi says:

    Zoti Fuga,ja ke fut fare kot kur thua, askushi nuk e dinte se nga ishte ku hante a kishte familje ku flinte e te tjera!!!!
    Liza jetonte me familjen e vellait te saj! Ajo kishte niper e mbesa,hante si te gjithe te tjeret në tavoline,kishte krevatin e saj,lahej si ti dhe si une,ishte katolike nga shkodra,dhe fliste,por jo me njerez qe nuk I njifte, po ishte zeshkane!
    Une kam qene komshi ( ngjitur shpite me te) dhe njihja prej 40 vitesh deri sa vdiq mbas viteve 90te! Dhe mbesat dhe niperit i bene nji varrim normal.
    Kaq per Lizen o zoti gjitholog Fuga.

    1. Fatmiri says:

      Vellai i Lizes punonte ne ndermarjen rruga-ura,me asfaltimin,shofer me rruli(makinen e asfaltit).Para 1944 ka punuar shofer ne nje ambasade ne Tirane dhe per kete shikohej si i pa desheruar.Nje mur ndante shtepite tona ,ne rrugen sot Islam Alla.Kam lindur me 21.3.1944 kur naten, ne Tirane ishte ndalim qarkullimi.Vellai Lizes i kish thene tim eti qe nese kishte nevoje te godiste murin qe ndante shtepite tona dhe ai te vinte me makinen,me flamurin e ambasades per te derguar tim me per ne maternitet.Dhe keshtu ndodhi.Im ate fliste me shume respekt per familjen e Lizes,ishin qytetare prej Shkodre dhe nuk eshte ashtu sic thote Artani, megjithese dhe ai ka banuar ne te njejten rruge me mua por eshte me i ri dhe ca gjera nuk i di.

      1. Tirona says:

        Ja fut kot Liza nuk e ka pas shpin tek Islam Alla , por tek Besim Imami ku rrugica e shpis se saj perfundonte tek rruga Meslym Shyri, perball kinamo Dajti ose tek kinamoja e re, sic i thonim ne qe banonim ne ate zone …

        1. Fatmiri says:

          Po flas para clirimi(sa vjec je) ,me vone ka ardhe aty ku thu ti

    2. beni says:

      bravo landi e ka pas shpin perball gon xhafes.

      1. Tirona says:

        Me se e vertete perball shpise se Gon Xhafes nipi i Gani Xhafes dy ish futbolliste te Dinamos, tani kto shpia si e Lizes dhe e Gonit jon prish dhe aty o bo nje pallat qe ja ka zon driten e diellit gjimnazit Arben Broci

  11. Ledion says:

    Tregim me shume domethenie.

  12. Li says:

    Sa e vertete ishte Liza po aq te rreme jane personazhet e sotëm qe vdesin per pak famë

  13. Sulejman Pumi says:

    E sakte, ne krahasim me grate sot. Keshtu duhet te jene grate te punojne e pa fjale, kane me shume nder e respekt, dhe jo firmato e cizme.
    Po per TY XHAVITIN, do na shkruash ndonje shkrim, se edhe ate e bene agjent dhe pastaj u gjet i ngrire ne nje dite Janari, apo ishin fjale.

  14. "papa don't preach" says:

    Po pse duhej qe te arestohej Liza? Pse duhet qe ajo te damkoset – te shpallet armike e popullit? Inkuizicioni vlon mishin e te vertetes. Njollosja e njeriut me qendrimin ndaj Atdheut, e paprovuar njollosja, eshte profesion i inkuizitorit. Dhe ketu bie shkrimi, ne Hale.
    Asnjeri sado akademik te jete, nuk mund te dale dot jashte genit te vet gjembac. Vetem koha eshte mjeti qe i laton dot thepat e genit me majuca. Le te shpresojme qe bota te ndaloje se perparuari per disa shekuj, dhe ne shqiptaret te mund ta kapim ate – bashkohesine. Perndryshe … .

  15. tamam says:

    Na dermove Artan,mu dritherua trupi ,e kishim fare kete personazh te Tiranes …sot eshte zevendesuar me Lizen e Floririt.Jemi te gjith te pasur,s’ka asnje te varfer.

  16. Lani says:

    Shkrim i mire dhe te kujton se ketyre njerezve si Liza u duhet bere lapidar dhe kur te pyesin kush eshte t‘u thuhet sic tregon Artani. Moral i mrekullueshem i nje shoqerie. T‘u behet monument njerezve te punes!

  17. Tirona says:

    Na fute ne kujtimet e feminise, Lizen e kom pas komshije te rruga Besim Imami , shtepia e Saj ka qen puq me oborrin e shkolles ,sot gjimnazi Arben Broci, dikur shkolla Luigj Gurakuqi , aty ku jon lujt ca pjese te filmit Debatik,e ndihmonim vazhdimisht Lizen kur nxirrte karrocen nga shtepia, ja ngarkonim karrocen dhe ja shtynim deri tek pragu i deres se oborrit , edhe ne u bonim si qumyri por prinderit tane nuk na bertisnin por na thonin , ndihmojeni Lizen se e ka shpirtin te bardhe
    Ishte e bardhe………. nese parajsa ekziston, ajo eshte atje nje engjelle e bukur ??????

  18. Tirona says:

    Na fute ne kujtimet e feminise, Lizen e kom pas komshije te rruga Besim Imami , shtepia e Saj ka qen puq me oborrin e shkolles ,sot gjimnazi Arben Broci, dikur shkolla Luigj Gurakuqi , aty ku jon lujt ca pjese te filmit Debatik,e ndihmonim vazhdimisht Lizen kur nxirrte karrocen nga shtepia, ja ngarkonim karrocen dhe ja shtynim deri tek pragu i deres se oborrit , edhe ne u bonim si qumyri por prinderit tane nuk na bertisnin por na thonin , ndihmojeni Lizen se e ka shpirtin te bardhe
    Ishte e bardhe………. nese parajsa ekziston, ajo eshte atje nje engjelle e bukur ??????.

  19. Nemezi says:

    Po c ke me emrin Sofika more shtaze qe emrin tend e ke pjelle te realizmit socialist. Edhe mbiemrin e je tamam per te treguar aftesine e te pareve te tu per t ia mbathur me bisht nder shale.
    Po Sofika do te thote Dituri more njeri meskin, sikurse Myftije dmth doktore per drejtesi. Sa per emrin Liza nuk vjen hiç nga perendimi, por nga feja e hebrenjve, dmth nfa Lindja, nese eshte shkurtim i emrit Eliza apo Elizabeta. Kurse po te ishte shkurtim i termìt Elizeo, vjen nga greqishtja, dmth edhe ky nga jugu.
    E nise mire me historine e Lizes qe jetoi me dinjitet. Po mos u hap shume, permblidhu se tregon qe flet per gjera qe nuk i di. Ngjaji dhe ti pak Lizes, broçkullit me pak!

    1. Sali Kafsha says:

      O Nemez o Nemez, I ke trute per pekmez. Idiot ti idiot kush te polli, ma gomar nuk ka as Anadolli.

  20. melo says:

    shume mire qe kishte familje o Landi,keto qe thua ti jane saktesime biografike..Esenca e shkrimit nuk eshte kjo po eshte ajo qe Fuga e pershkruan ashtu sic e njihnin gjithe Tirana e asaj kohe,femer punetore dhe pa llafe. Qe kishte familje shume me mire,verteton qe ajo kishte nje baze te shendoshe qe i kishte dhene kulturen e punes ne kontrast me femrat e sotme qe vetem flasin e bertasin,kurverojne lart e poshte dhe duan te arrijne majat pa punuar asnje sekonde.Respekt per Lizen e qymyrit dhe origjinen e saj!Faleminderit Zoti Fuh=ga me kete shkrim shume domethenes dhe teper mallengjyes per ne Tiranasit e vjeter.EShte nje hymn per femren punetore ashtu e varfer sic ishte e nxirrte buken e gojes me dinjitet.Faleminderit Zoti Fuga.

  21. Bomi says:

    Kom qen i vogel por e maj men Lizen Respekt për shkrimin na ktheve ca vite larg

  22. Elisabeta says:

    Madheshtor ky rrefim! Edhe pse nuk e kam njohur atehere tani e njoh mire.

  23. Xon Gallata says:

    mos kopjo MIGJENIN

  24. Druvari says:

    O landi
    Qe me flet si landfill
    Realja o teper larg nga filozofikja
    Realja o ajo qe shikon ti prandaj dhe je landfill
    Filozofikja o ajo qe lexove ti nga fuga po skuptove azgje
    Kaq thjesht

  25. Viroi says:

    Bravo Fuga! Ky shkrim ngjalli shume kujtime e nostalgji. Dikush thote se Liza ka jetuar ne kete rruge e dikush ne ate. Liza shperndante qymyr ne te gjithe Tiranen dhe po del se e njohin shume veta. Kam banuar te 21, shpesh na sillte karrocen me qymyr dhe mendoja se banonte at rreth. Nuk dinim per jeten e saj, vec se ishte nga Shkodra. Po ja qe keta njerezit e thjeshte, qe ushqehen me djersen e vet, qe nuk pergojojne e as shesin mend, fiksohen fort ne kujtesen e nje qyteti dhe kujtohen me shume respect per vetite e tyre njerezore bile me shume se zonjat e pispillosura e hajdute qe na bejne dhe moral neper ekrane. Liza, dhe emri shume I bukur, mbetet nje personazhin I njohur e I dashur I Tiranes. Respekte per trajtimin e kesaj figure njerezore.

  26. kastriot says:

    Xha Shahini,(ujepruresi me bidon qe nga lufta),ne Gramsh.5 leke nje bidon 20 litersh me duket.Xha Shahin 3 bidona neser.Celsi poshte rrugices se deres. Asnje frike se mos humbte gje.

  27. pokeristi says:

    Tani!
    E ke skalitur Lizen.
    Pasi lexova shkrimin tend u futa ne kujtimet e femijerise dhe u ndesha me mjaft personazhe tipike,te Tiranes se asaj kohe.Eshte me te vertete emocionuse.
    Shkrimi yt eshte sa narativ e real,aq aktual e domethenes .
    Shkrimi yt mbi te gjitha eshte nje thirje qe ju behet te gjitheve,meshkuj e femra,te dalin para pasqyres,te shihen mire e gjate dhe te korektojne autoportretin e vet,me tebeshir apo qymyr.per t’i njgjate sa me shume Lizes.

  28. Eduard says:

    Nuk e di sa paguaja me kujtu ate kohe

  29. Eduard says:

    Nuk e di sa do paguaja te kisha paguar per Atene kohe.Koha e Lizes se Qymyri,Palluqes,Liu pazarit,Shabon Qoses,Haxhi Plasa e te tjere.Kjo ka qene Tirona e djeshme dhe jo kjo me maloket e Malokut Sale Berishes.

  30. BUJARI JU DEGJON says:

    Per here te pare qe nuk po te shaj, ?
    E shikoj qe edhe ti qenke i ndjeshem…
    Ka lezet kur flet per njerezit e punes!!!…

  31. Mahallja Shebekut says:

    Keni harru Lymin e Tutit,qe kulloste lopet nga Gazhina Mishit…personazh unik i asaj kohe

  32. PETRO NINI says:

    FUGA MOS U KRUAJ .KE CA HISTORI NGA AJO KOHE.

  33. tomsojeri says:

    Vertet Artan ,nje kthim i haruar por sa i fresket ne kte shkrim na erdhi ky kujtim !Po, me ato flok qe duket se nuk ishin krehur ,qe mesa me kujtohet edhe shqipen nuk ja merje vesh kollaj se pak fliste e vec kur mbinte nga nje rugic ashtu e ngarkuar dhe kalonte bulevardin aty te ZeriPopullit sic e quanim pjesen ku jetoja ,e ajo futej tek ruga “fusha druve” perball Rr Fortuzit, ku diku aty banonte Li Pazari, Ajo rug (fush e druve ) ngarkuar me rugica dhe nje teqe qe spo i kujtoj emrin nese nuk gaboj Hatixhes.Kujtoj gjithashtu qe kur kishte gazeta me shum faqe (ndonje fjalim i gjat)coheshin e zinin radh qe heret te blenin gazeten me shum faqe ,jo per cka shkruhej sa per faqet e shumta ! Shum na kujtove Artan e dua te kujtoj edhe nje tjeter personazh qe na kalonte cdo dit atij bulevardi Lymi Tutit i leckosur dhe jargosur dhe humbiste ne rrugicat qe permenda ! Ishte Tran e “vogel” ajo e kohes Lizes ,me laraska mbushur ne pemet qe ishin rjeshtuar buz trotuarit …

  34. Jimi says:

    Shkrim kuptimplot! Per here te patre te pershendes!

  35. Komshiu Lizes says:

    Do ishin permendoret me te shemtuara nga pamja fizike, por do kishin peshen e moralit me te madhe se shume te permenduar,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje