Bushati i përgjigjet Berishës: Sali! Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë

Ministri për Europën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati i është përgjigjur flakë për flakë ish kryeministrit Berisha pasi ky i fundit tha se në hapsirën detare që qeveria i fali Greqisë gjenden fushat më të mëdha të gazit dhe naftës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Bushati i thotë Berishës të mos e përmendi detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë.

“Sali! Unë jam dega e një trungu që s’u përkund kurrë në 500 vjet histori.

Mos e përmend detin se aty do nxijë përjetë faqja jote e zezë!

Kjo qeveri ku kam nderin të jem, do rikthejë dinjitetin që ti i’a shkele Shqipërisë e do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjin.”- shkruan Bushati. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...