Gratë e futbollistëve, pas kontratave që sjellin miliona

31 Janar 2018, 16:37Sport TEMA

Pierre-Emerick Aubameyang, blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenal, për 63 mln euro, pritet të prezantohet sot në Londër. Ai është parë të shoqërohej nga familjarët në Dortmund, kur është futur në një makinë “Range Rover” për të udhëtuar drejt aeroportit për të firmosur me topçinjtë e Premier League.

Interesant është fakti se në dy ditët e fundit të merkatos, në Angli realizohen dy nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Premier League dhe pothuajse në të tre rastet futbollistët janë të shoqëruar nga partneret, apo gratë, dhe nëse nuk kanë një të tillë, si blerja e Arsenalit, nga prindërit. Kjo ndodh për faktin se ata fitojnë shumë para dhe analistët thonë se në momente kyçe të karrierës duan që suksesin ta ndajnë me njerëzit e tyre më të dashur e këta të fundit sigurisht kanë fatin në jetë të qëndrojnë pranë kontratave që i sjellin miliona euro.

Laporte te City

Pep Guardiola përforcon mbrojtjen duke firmosur me Aymeric Laporte. Manchester City shpenzoi 66 mln euro për shërbimet e mbrojtësit të Atletico Bilbao, duke u kthyer në blerjen më të shtrenjtë të klubit që kryeson aktualisht Premier League. Laporte do të mbajë veshur fanellën me numrin 14 te Manchester City. Ai shoqërohej nga partnerja Sara Botello, me të cilën pozoi bashkë me fanellën e City.

Para se të debutojë në “Etihad Stadium”, skuadra e Pep Guardiola kryeson 12 pikë para vendit të dytë, pozicion që mbahet nga Manchester United. – “Jam shumë i lumtur. City është klub me ambicie të mëdha dhe një ndër ekipet me të mira në Europë.

Pres të nis punën me Pep Guardiola, për të ndihmuar klubin në arritjen e sukseseve”, – thotë Laporte. Pep Guardiola justifikoi blerjen e fundit që i bashkohet shpenzimeve marramendëse në mbrojtje për City-n, pasi ato kapin shifrën e 320 mln eurove.  – “Disa klube shpenzojnë 300-400 mln euro për vetëm dy lojtarë, kurse ne kemi blerë gjashtë me këto shifra”, – tha trajneri para se qendërmbrojtësi francez Laporte të firmoste kontratën pesë-vjeçare me klubin e tij.

Moura i Totenhem

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lucas Moura, ka mbërritur pasditen e djeshme në Londër për të kompletuar marrëveshjen me Totenhem për një shifër që shkon në rreth 27 mln euro. Futbollisti brazilian është parë të ecte pasdite drejt klubit londinez ku pritej të mbyllte marrëveshjen me detajet e mbetura dhe të kryente testet mjekësore para se të prezantohej zyrtarisht. Ashtu si Laporte që ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij, edh e Moura  është fotografuar dorë për dore me Larissa Saad kur zbritën në Londër për të firmosur kontratën e re te Totenhem.

Icardi tremb tifozët e Inter, entuziazëm te Reali

Sirena alarmi për tifozët e Inter. Trajneri i Kombëtares argjentinase Jorge Sampaoli tha se Real Madrid po insiston për blerjen e tij. Icardi, sulmuesi kryesor i Inter, kërkon të fitojë vendin në formacionin bazë për finalet e Kupës së Botës. Por me emra si Lionel Messi, Angel Di Maria e Sergio Aguero, ai duhet të gjejë një skuadër më të madhe. Edhe në këtë rast, në Argjentinë ku ndodhet me të dashurën e tij Ëanda Nara,  një mesazh në rrjetet sociale i tij, “lamtumirë, dua të rritem,” ndezi nga ana tjetër shpresat e Real Madrid, që pret ndoshta përforcimin e duhur të janarit.(AFP.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje