DETAJET: Pranga ekzekutorit të Devi Kasmit, ja banda dhe porositësi i vrasjes. Ekzekutori, një ish-polic special nga Greqia

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shtetit ka arrestuar 4 persona dhe një është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin kryen vrasjes e Devi Kasmit të hënën në mbrëmje pranë banesës ku jetonte me qera tek Pediatria.

Në bazë të operacionit “Enigma”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Siguroi mjetet për vrasjen

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi, autori që vrau Devi Kasmin. Greku vrasës me pagesë;

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë; Siguroi infrastrukturën

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Bashkëpunëtor në vrasje

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë; Organizator i vrasjes

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Efthymiou Efthymious kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të. (TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “DETAJET: Pranga ekzekutorit të Devi Kasmit, ja banda dhe porositësi i vrasjes. Ekzekutori, një ish-polic special nga Greqia”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Wow.. Grup I rrezikshem.. Burg, te kalben. Te rrezikshem per shoqerine..

    1. Spartaku says:

      Moreeeee ç’behet keshtu!? Gjithe ky grup i madh qysh ka penetruar dhe shpetuar ndjekjes e zbulimit policor..Bravo,bravo njeqind here bavo plicis se shtetit qe ka kapur kete band vrasesish,kriminel dhe Hajdut.Ne burg te kalben se nuk jane as per familjen e as per shoqerine.

  2. Ani says:

    Kur duan kta e kapin lepurin me qerre…

  3. I Dyti says:

    Emo mire sikur u gjeten gje…ja nja dy antitake dhe nja dy snajpera.
    Po mos te kishin vrare do gjendeshin valle???
    Mos harroni dritat e makines pa ndezur se perben krim dhe perfundon ne burg…pa per keto antitanket dhe dinamit nuk ju kontrollon njeri.

    Te mos harroemi…
    Vrarsi( greku) do beje 25vite…
    Te tjeret,per 2-6vite i kini prap jashte…nuk do shesin me antitanke( do kete perparuar teknollogjia der athere…do shesin droun me tritol)

  4. Coli says:

    Keta ushqehen me vrasjet, tani ta mbajne Brenda.

  5. undefined says:

    Keta b..q..kalbini brenda si shkerdhata kurse ate kurdin e Athines Eftimiun varroseni te gjalle diku ne Malet e Shqiperise qe mos ti mbese as nam e as nishan

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      turk i ndyre,nese do te ”varroseshin”[sipas teje] gjithe vrasesit tourklvanoi per krimet qe kane bere ne Greqi,nuk do te kishte mal qe ti mbante………………ptuuuuuuuuu,plehre sunite!
      jo me shume se 5 dite me pare,humbi jeten nga dora gjaxore tourkalvanoze,22vjecari grek.Arsyeja;nje cope telefon……….!

  6. Lee lee says:

    Na mori lavdin greku

    1. tarasi says:

      Cte beri ?? te mori lavdin ?? Po je burre ik ndae patriotikisht burgun me grekun , do te shqyejn bythen mbarazi , do jete dhe i vetem , i vetmi grek dhe nuk dua as ta imagjinoj cdo heqi qelbesira qe te mori lavdine . Po ti nuk ja nga ata , je nga ata qe llomotisin si grate e keqia ……. ik nxire sumen ne qeli ik lae lavdine …

  7. Fatos says:

    Po ai koketulja ne te majte kush eshte qe mezi pret te shkoj te pije noi teke? Paska dhe patllaken e ores sa ka koken, jashte mengeve njelloj si koketuli ne te djathte qe rri si bodyguard i lodhur. Pika qe su bie, dallkauke.

  8. Me ben pershtypje ky korcari qe ka idejuar infrastrukturen soji ktyre historikisht skutha dhe fuksa kan qen

  9. art says:

    Kontrolloni nje cike keto te dhenat se i bie qe ky greku paska punuar me policine qysh ne moshen 15-15 vjecare

  10. KA LLAFE
    SE KILLER-i GREK
    I POLICISE SPECIALE GREKE
    TE KET HYRE NE SHQIPERI SI PRIFT GREK
    BASHKE ME NJI GRUP QE FURNIZOJNE ME “USHQIME “JANULLATOSIN
    PRA NUK O CUDI QE JANULLA TE JET BAZA E KRIMINELAVE TE POLICISE GREKE
    QE OPEROJNE NE SHQIPERI !
    SHTETI SHQIPTARE SDUHET TE BEJ IDIOTIN DHE LEJOJE GJITHCKA JANULLATOS
    PERSE FSHIHET NEN PETKUN E NJI PRIFTI
    KUR DIJME SE HISTORIKISHTE KISHA GREKE KA QEN E LIDHUR ME KRIMINELAT GREKE
    QE KANE MASAKRUAR SHQIPTARET
    TI BEHET KONTROLLE I HIMET VENDENDODHJES EDHE TE JANULLATOS
    KRIMI FSHIHET KUDO NE POLITIKE
    NE KISHA NE XHAMI
    KUDO
    UN PERSONALISHTE DYSHOJ QE JANULLATOS ESHTE
    NJI POLITIKAN GREK MAFIOZE I LIDHUR ME CDO
    KRIMINEL GREK

  11. Urimet me te mira Policise says:

    Bravoooo organeve te policise shtetit Jeni ne nivel me te lartin e te gjitha koherave Uroj te vashdoni

Lini një Përgjigje te Fatos Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *