Asani: E dimë se çfarë përfaqëson fanella, Partizani e meriton Europën

4 Shkurt 2018, 18:29Sport TEMA

Partizani ka lënë pas rezultatet negative të marra gjatë kohëve të fundit. Dy humbjet radhazi të marra kundër Flamurtarit, ulën moralin e skuadrës së Starovës.

Por në javën e 18 të Superiores, Partizani ka mundur Kamzën me rezultatin 2-1 falë dopietës së Asanit. Në një intervistë për “Supersport”, protagonisti i këtij takimi është shprehur shumë i lumtur për fitoren e ekipit, duke u shprehur se tani Europa është shumë e arritshme.

“Kisha shumë kohë që prisja të shënoja këto gola, por rëndësi ka vetëm fitorja. Tashmë kjo fitore do të na ndihmojë që të arrijmë objektivin e Europës.

Sa i përket merkatos së Partizanit, mendoj se afrimet janë cilësore. Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson fanella e Partizanit. Të gjithë futbollistët e dinin shumë mirë se çfarë duhet të bënin në këtë ndeshje, pas humbjeve kundër Flamurtarit.

Tani kemi futbollist cilësorë në të gjitha pozicionet dhe kush stërvitet më shumë do të luajë nga minuta e parë. Mendoj se Partizani tashmë e meriton Europën”, u shpreh Jasir Asani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje