Debate në seancën e drejtorëve të LSI dhe PD, tërhiqet nga çështja gjyqtarja

Është ndërprerë seanca gjyqësore ndaj Dashamir Xhika dhe Andi Toma, pasi gjyqtarja Idushe Maliqi u tërhoq nga trupa gjykuese pas kërkesës së avokatëve të të akuzuarve. Idushe Maliqi do zëvendësohet nga tjetër gjyqtar.

Avokatët Artan Hajdari dhe Neshat Fana kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Idushe Maliqi që drejtonte seancën, ndërkohë që debatet mes prokurores Armanda Xhaferri, dhe avokatëve kanë qenë të shumta dhe të ashpra.

Prokuroria kërkon masën e sigurisë arrest me burg për ish-zyrtarët e ARRSH për abuzime në rrugën Elbasan Gjinar, një abuzim prej 5 miliardë lekësh.

Dashamir Xhika i LSI dhe Andi Toma i PD, ish-drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ata dolën sot përpara Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë.

I pranishëm gjatë kësaj seance ishte edhe ish-ministri i Transporteve, deputet i qarkut të Elbasanit, Edmond Haxhinasto.

Ndërkohë dy ditë më parë gjatë kontrollit që policia ushtroi në shtëpinë e Drejtorit të LSI gjeti 80 dosje tenderash.

Mes të akuzuarve, veç dy ish-drejtorëve janë edhe ish-vartës të tyre në drejtorinë e rrugëve. por edhe katër përfaqësues të kompanive që kanë kryer punimet në rrugën Elbasan-Gjinar.

Një pjesë e debatit:

Armanda Xhaferri (prokurore): Çdo gjë është e dokumentuar në fakte dhe prova. Këto ishin këto argumentet kryesore, pa i hyrë themelit sepse të gjitha pretendimet e tyre janë themeli.

Neshat Fana (avokati): A janë provat. Idushe Maliqi (gjyqtare): Zoti avokat, mos më ndërprit fjalën.

Armanda Xhaferri : Dosja në fjalë është një dosje voluminoze, dhe në aktet e përcaktimit të masës janë dikumentet bazë që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për veprën penale. Ju mund të vini kur të doni ti shikoni. Nuk është ky i pari proces gjyqësor që bëhet. Ne sot jemi duke marrë masë për dyshimin e arsyeshëm.

Neshat Fana: Dyshimi i arsyeshëm që ju mendoni është juaji

Armanda Xhaferri: Të gjitha provat janë shprehur në kërkesën për masë sigurie

Neshat Fana: Dakord ca të them unë nuk pranon. Kjo është kërkesa e dorëzuar nga organi i akuzës. Eshtë e rrezikshme për cdo individ kur shteti është gabim, por është e pafalshme, kur shteti ka qellim. Policia ka terrorizuar familjen natën. (avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares). (TemA)

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/72b7bb08-c324-4fee-bd55-3bd05f5882c2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/72b7bb08-c324-4fee-bd55-3bd05f5882c2.jpg","attachment_id":"837737"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/323328-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/323328.jpg","attachment_id":"837738"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/27707804_10156939820593765_527055143_o1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/27707804_10156939820593765_527055143_o1.jpg","attachment_id":"837739"}]
                 Loading...