Kategoria Superiore/ Partizani feston me fitore 72-vjetorin e krijimit të klubit

4 Shkurt 2018, 17:55Sport TEMA

Partizani ka marrë fitoren e parë për vitin 2018 dhe në një ditë mjaft të rëndësishme për klubin e kuq.

15 herë kampionët e vendit triumfuan me rezultatin 2-1 në sfidën e javës së 18-të kundër Kamzës.

Një fitore që ka një gëzim të dyfishtë për të kuqtë të cilët sot festojnë dhe 72 vjetorin e krijimit të klubit.

Autori i golit për të kuqtë ishte mesfushori i talentuar Jasir Asani që shënoi një dy golësh në pjesën e parë. Ndërsa, për Kamzës shënoi sulmuesi Sebino Plaku.

Pas kësaj fitoreje Partizani ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë të grumbulluara, ndërsa Kamza zbret në vendin e gjashtë me 26 pikë.

Rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore.

Kukësi 1-1 Flamurtari

Laçi 0-0 Teuta

Lushnja 0-0 Luftëtari

Skënderbeu 4-1 Vllaznia

Partizani 2-1 Kamza

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje