Kategoria Superiore/ Skënderbeu fiton dhe zhyt në fund Vllazninë, Kukësi dhe Flamurtari ndajnë nga një pikë

4 Shkurt 2018, 15:04Sport TEMA

Kanë përfunduar katër sfidat e para të javës së 18-të të Kategorisë Superiore që u zhvilluan në orën 13:00.

Skënderbeu ka marrë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm në transfertë kundër Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-1.

Një fitore që i shkëput korçarët në krye të tablës me 8 pikë larg vendit të dytë.

Ndërkohë, një humbje e rendë kjo për Vllazninë që tashmë gjëndet në zonën e ftohtë dhe rrezikon shumë për të rënë nga kategoria.

Golat për Skënderbeun u shënuan nga ana e Vangjelit, Lilajt, Muzakës dhe James, ndërsa për shkodranët shënoi Berisha.

Supersfida mes Kukësit dhe Flamurtarit dhuroi mjaft emocione, por në fund nuk pati fitues me të dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Të parët në avantazh kaluan miqtë me anë të Danilo Alvesh, por Bakaj barazoi gjithçka në minutat e fundit falë një 11-metrëshi.

Ndërsa, dy sfidat e tjera Lushnja-Luftëtari dhe Laçi-Teuta u mbyllën me rezultatin 0-0.

Java e 18-të mbyllet me ndeshjen e fundit Partizani-Kamza që lihet në orën 16:00 në “Selman Stermasi”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje