Media austriake artikull për Shqipërinë, Rama: Përshkrim fantastik

4 Shkurt 2018, 09:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të facebook një artikull për Shqipërinë i shkruar nga një media austriake.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë përshkrim fantastik të Shqipërisë në mediat austriake, ju uroj një ditë të mbarë ?” –shkruan Rama teksa publikon shkrimin.

Artikulli i plotë:

UDHËTIM PËRMES SHQIPËRISË

Vetëm disa dekada më parë, për Shqipërinë dihej shumë pak. Vizitorët e huaj vinin në mënyrë sporadike dhe vetëm për raste të veçanta, siç ishin ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futboll, në dhjetor të vitit 1980.

Në atë kohë vetëm pak gazetarë kishin mbërritur, të cilët u dërguan nga aeroporti drejt qendrës së Tiranës. Autobusi ecte në një rrugë virtuale pa trafik, ku kishte vetëm njerëz me biçikleta. Në hollin e hotelit kishte një pemë Krishtlindjesh. Një gjë e rrallë, pasi Shqipëria komuniste në atë kohë ishte e izoluar dhe ateiste.

Por, që nga viti 1990, Shqipëria ka patur zhvillime të jashtëzakonshme. Rreth 12 vite më parë, aeroporti u shndërrua në një kompleks modern dhe mori emrin ”Nënë Tereza”, emri i shenjtores së famshme shqiptare. Trafiku tashmë është i rënduar si në çdo qytet tjetër të Evropës. Rrugët janë të mbushura me reklama të mëdha të kompanive ndërkombëtare, të kompanive të njohura të prodhimit të makinave dhe të universiteteve private.

Trashëgimia e romakëve

Thesari kulturor i Shqipërisë ndodhet jashtë kryeqytetit, ku të presin peizazhe madhështore dhe vlera të çmuara kulturore. Në rrugën drejt bregdetit ju kaloni në Apolloni, një pllajë e gërmuar nga arkeologët, që ju fton të ecni përmes pjesëve të rikonstruktuara të tempujve romakë dhe te teatri. Larg në horizont, dielli që po perëndon reflekton në detin Adriatik. Në Antikitet, ky qytet ishte i aksesueshëm nga anijet dhe shumë i rëndësishëm ekonomikisht, por pas një tërmeti në shekullin III, porti u shkatërrua.

Në qytetin port të Vlorës, ju prekni detin Adriatik. Vetëm pak kohë më parë është përfunduar një shëtitore me palma, e quajtur “Lungomare”. Ende, shezlongët e hoteleve të rinj janë të paprekur dhe në pritje të turistëve. Në vitin 1912 pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Otomane u shpall në Vlorë. Relike, foto dhe dokumente ju mund t’i shihni dhe admironi në Muzeun e Pavarësisë.

Riviera shqiptare

Sapo kalon Vlorën, peizazhi bëhet më tërheqës, ndërsa rruga e bregdetit më e gjarpëruar. Edhe këtë herë, përpara shfaqet pamja e gjireve të vegjël, që të joshin me plazhet me guralecë me ujëra të kaltra dhe të kristalta.

Këtu gjendet kufiri mes Adriatikut dhe Jonit. Pas udhëtimit nëpër rrugën e ngushtë gjarpëruese mbërrin në Qafën e Llogarasë. Pamja nga kjo lartësi mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit është mahnitëse. Përgjatë gjithë gjatësisë së Rivierës Shqiptare shtrihen ullishte dhe plantacione agrumesh, që formojnë një peizazh mbresëlënës mbi plazhet e mrekullueshëm me zall.

Një parashutist bëhet gati të fluturojë nga kjo pikë vrojtimi. Nisja është e shpejtë dhe erërat e ngrohta e shtyjnë parashutën në fluturim mbi plazhet e gjera përgjatë bregdetit. Atje poshtë ndanë plazheve dallohet një kantier ndërtimi. Së shpejti turistët do të mund të akomodohen në këtë resort të ri.

Përgjatë rrugës panoramike të jugut, rrallë ndodh të shohësh ndonjë makinë, por dhjetëra njerëz mbi biçikleta. Sidoqoftë ata nuk ishin vendas, por turistë amerikanë, të cilët sodisnin peizazhin mahnitës në atë ditë të bukur vjeshte me mot të ngrohtë. Nga larg dallohet ishulli i Korfuzit.

Përballë, në skajin më të largët jugor të Shqipërisë, gjendet Parku Kombëtar i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ndoshta më i rëndësishmi në vend. Një rrugë me ekualipte formon hyrjen e parkut, që të çon drejt një amfiteatri të mirëruajtur antik grek.

Për orë të tëra mund të shëtisësh dhe eksplorosh parkun nën hijen e pemëve. Veçanërisht interesante janë rrënojat e një tempulli, të një bazilike bizantine e shekullit VI dhe një mozaik i bukur.

Rruga e kthimit kalon nëpër një qafë mali dhe kalon ndanë Gjirokastrës, “qytetit të gurtë”, që gjithashtu është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Rrugët e kalldrëmta të qytetit të çojnë në kala, pasi kalon ndanë dyqaneve të vegjël që ofrojnë qëndisma, punime artistike të skalitura në gur dhe suvenire.

Në kala gjendet Muzeu Kombëtar i Armëve, që përfshin një koleksion mahnitës me objekte të periudhës mes vitit 1912 dhe Luftës II Botërore. Pamja e qytetit të vjetër është mbresëlënëse. Çatitë janë të mbuluara me rrasa, që gjenden me bollëk në mjedisin malor përreth.

Rruga për në Veri është shumë e mirë dhe kalon në një prej zonave më piktoreske të Shqipërisë. Luginat e lumenjve, të gjera dhe të zhdërvjellta me ura të gërryera dhe me një mal gjigand në sfond të sjell në mendje kujtimet e Karl May në novelën ”Përmes mbretërisë së shqiptarëve”.

Shumë shpejt mbërrin në Berat, një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Lagjja ”Kala”, sipër një kodre përbëhet nga shumë shtëpi, shumica të pabanuara, por si zonë e konsideruar Trashëgimi Botërore nga UNESCO, ato janë nën një mbrojtje speciale.

Një ish-katedrale përdoret si muze. Ndërsa ikonat e çmuara nëpër mure me skena nga jeta e Krishtit dhe 12 dishepujve dhe shenjtorëve janë të jashtëzakonshme. Poshtë kalasë ndodhet lagjja ”Mangalem”, në qytetin që quhet ndryshe ”qyteti i një mbi një dritareve”, me xhami dhe shtëpi të mrekullueshme antike.

Heroi kombëtar Skënderbeu

Sipër një mali të thepisur gjendet qyteti i Krujës, që është i lidhur ngushtë me historinë e Shqipërisë. Nga këtu, heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu drejtoi një kryengritje të suksesshme kundër ushtrisë turke.

Në këtë kështjellë, përshkruhet nëpërmjet pikturave historia shumë e trazuar e Shqipërisë.

Kur shikon fushat, mund të dallosh periferinë e Tiranës, destinacioni i fundit. Ndërkohë që hyn për në kryeqytet, ende mund të vëresh godina parafabrikate depresuese, relike nga epoka komuniste. Por, qendra paraqitet shumë kozmopolite, me një bulevard të gjerë që kalon përmes godinave të qeverisë me arkitekturë të kohës së Musolinit dhe parqe të mirëmbajtur duke dalë përfundimisht në sheshin ”Skënderbej” me Pallatin e Operas, i vitit 1960.

Si përfundim Shqipëria është për të gjithë ata që interesohen për kulturën.

Hotelet janë të mira, ndërsa në gatim do të shijoni më të mirën nga kuzhina italiane, greke dhe turke, një kombinim fantastik. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ku të gjitha rrugët kryesore janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të mira. Një udhëtim për të zbuluar një pjesë ende të panjohur nga bota të Evropës. (TemA)

Artikulli në median austriake: https://m.kurier.at/reise/auf-entdeckungsreise-durch-albanien/308.080.481

 

 

 

11 komente në “Media austriake artikull për Shqipërinë, Rama: Përshkrim fantastik”

  1. flora says:

    Vertete mbreselenese dhe joshese.Me ne fund pika e vogel ne oqean po shndrit.

  2. Shvejk says:

    A ka emer kjo media Austriake?

  3. Hasan says:

    Po po Shqiperia eshte nje nder vendet me te bukura ne bote, me mundesi ndoshta edhe shume teper se vendet e tjera. E keqja jone jeni ju politikanet qe per 27 vite e vodhet, e ropet, e dogjet, e shkaterruat dhe vazhdoni ta perdhunoni vendin tone dhe tuajin
    Nuk u ngopet duke vjedhur dbe babezia juaj beri qe shume sbqiptare te largohen per nje jete me te mire kudo neper bote. Jane me te lumtur andej kudoqofshin, se punojne, kane bere hajer se kane njerez ne krye te shtetit qe drejtojne dhe jo kafshe sic jeni ju. Pa u bere shembuj qe te futen ne burg e denohen nga ish ministra e kryeminstra , edhe keta qe jane ne pushtet.
    Jo vetem burg por te skanohen pasurite e tyre dhe te sekuestrohen se hyne me breke ne politike e u bene miliardere
    Pas arrestimit dhe sekuestrimit te pasurive te tyre ndoshta flasim a behet apo ko Shqipeeia

  4. REZI says:

    E ka të shkruar Shvejk, në rrjeshtin e fundit.
    Kënaqësi kur dëgjojmë që thuhet për Shqipërinë ashtu sic është.
    Ditë të mbarë të gjithëve.

  5. Epo kjo pune says:

    na rrofshi per dimer… sikur te ishim ca fise ne xhunglat e Amazones apo planet Marsi… na paskan zbuluar keta tani… beni gjera konkrete se Serbine qe u vrau Duken Ferdinand po e ngopni me investime, rruge, trena, fabrika ndersa per ne pershkrime turistike!!!! Na levdokeni per guzhinen dhe detin blu, hapni more dyert e BE ate beni dhe beni lobing si shtet qe tradicionalisht na keni mbeshtetur… asnje fjale per investime, fuqine punetore te shkolluar dhe teper praktike, mikpritjen si te jeni perendira, por na flisni per gjellra dhe klube nate.

  6. Zigur Qarri says:

    Kurse ne nje mison gjerman para dy ditesh,nje Shef policie,duke folur per problemet me mafiozet shqiptare te droges,thote
    -“…Shqiperia eshte gjeografikisht ne Europe,por politikanet e saj,jan me te korruptuar se ato afrikane,qe jan edhe shkaku kryesor
    i kriminalitetit aq te larte dale jasht kontrollit…”Imazhi i Shqiperise ne Bote anon nga negativja,kjo ka demtuar shume Shqiperine dhe shume
    me shume qytetarete saj neper Bote.http://www.panorama.com.al/mirmengjes-qirje-afendiko-postimi-i-fundit-i-kryeminsitrit-qe-shkaktoi-lume-komentesh-dhe-te-qeshurash/

    1. King Bardhyl says:

      Kriminaliteti ne Shqiperi, eshte po aq sa ne vendet e tjera te ballkanit, ndoshta edhe me pak….

      ka kohe qe trafikun e heroines jane duke e amrr bandat serve….

      sigurisht qe edvind roga i prishi shume pune shqiperise ne 2016, por perseri nuk e ndryshon kjo faktin me siper.

      Behen keto lloj reportazesh ne shqiperi, sepse nuk ka shtet dhe kushdo vjen dhe filmon cfare i do qejfi prandaj.

  7. Rudini says:

    Si nuk tha asnje gje per Roskovecin,Ballshin dhe te gjitha qytetet tona te mrekullueshme ku nuk ka asnje rregull urbanistik .Per lulishtet e Tiranes dhe qetesine qe buron nga kafet qe shtrihen kudo,ku bisedat deri pas ores 24 jane te qeta dhe pa sherr.per llotot dhe lojrat e fatit,shumekateshet e te tjera ,e te tjera.:)

  8. Shvejk says:

    Rezi, ashtu si ti jam i kenaqur edhe une. Sa per emrin e medias, te informoj se e shtuan pas komentit tim.

  9. Ali Pashe Tepelena says:

    Ka disa gabime ne kete shkrim.

    1) Gjergj Kastrioti beri lufte frontale kunder Perandorise Osmane dhe krijoi nje shtet qe vazhdoi per 40 vite dhe jo thjesht ” kryengritje”. Kjo edhe per faktin se kur erdhi Skenderbeu, shumica e tokave shqiptare ishin nen princat shqiptare dhe jo nen juridiksionin e perandorise osmane.

    2) Teatri i Butriniti eshte teater Romak dhe jo ” grek”.

    3) Kuzhina shqiptare eshte juzhine autentike vendase. Duhet promovuar kuzhina autentike vendase dhe jo keto budalliqet qe thone keta.
    Ndikimet italiane jane te ketyre viteve te fundit dhe nuk perfshihen ne kuzhinen vendase.

    Ndikimet ” turke” jane ato qe njihen si ndikime persiano osmane dhe jane te vogla, dhe sa per kuzhinen e ashtquajtur ” greke” ajo as nuk ekziston si kuzhine, por eshte nje konglomerat ushqimesh persiane, mesdhetare dhe ballkanike.

    Shtetet e tjera kane bere shume propagande ne lidhje me ketp pune, ndersa Shqiperia sapo ka filluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje