Partizani-Kamza/ Dalipi: Gabuam se nuk e mbyllëm ndeshjen; Ndreu: Prapavija në ditë “të zezë”, ia dhuruam dy golat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Zëvendëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, i cili ka drejtuar ekipin në mungesën e Sulejman Starovës, ka theksuar se ndeshja e sotme ishte e rëndësishme edhe për ecurinë e ekipit. Në fjalët e tij për “Gol pas Goli”, ai tregoi edhe situatën me Çanin dhe pritshmërinë për vijimin.

“Patjetër që festa do të bashkohet me këtë fitore, por e kam thënë edhe para ndeshjes që do të ishte e vështirë, gjatë 90 minutave ndodhën shumë episode. Kaluam në avantazh 2-0, por ajo që na mungoi në Kupë, finalizimi, e kishim sot por nuk e shfrytëzuam në fund, humbëm raste me Asanin dhe Bardhin. Bëmë ndryshim të detyrueshëm të Telushit që na krijoi vështirësi, por edhe kush u fut bëri punën. Ishte e fitore e vështirë.

Nëse do të kalonim në 3-0 apo 3-1, ndeshja do të shkonte ndryshe. Por edhe kundërshtari rrezikoi gjithçka dhe shumë herë la Bardhin vetëm, por ne nuk realizuam dot golin e qetësisë.

Kjo fitore është me shumë vlera, aq më shumë ndaj rivalit që e kishim përpara. Kjo fitore na jep vlera morale. Por edhe për vazhdimësinë se kemi ndeshje të vështirë me Laçin në shtëpi, na jep shumë moral kjo fitore.

Goli i dytë ishte rrjedhojë e stërvitjes gjatë javës. E përsëris që duhet kohë dhe harmonizim, ishte ndeshja e parë e Lukas, mbase jo në 100%, por me atë që dha sot na jep shpresa që do të jetë lojtar i vlefshëm në të ardhmen.

Te goli që pësuam, kishim marrë masat për Plakun se është shumë i rrezikshëm, por golat pësohen. Duhet të përmirësohemi më tepër duke shënuar, t’i japim më shumë garanci skuadrës në shënim. Rasti i Çanit është pak i veçantë, ai është në program stërvitor. Rrëndësi ka që nuk ka shfaqur shënjat e mëparshme të dëmtimit, që në ditët në vazhdim të jetë pjesë e skuadrës”, tha Dalipi.

Kurse, trajneri i Kamzes Ramadan Ndreu u shpreh:

“Sa i përket takimit jam i pakënaqur, sidomos në pjesën e parë. Prapapavija ishte në një ditë të zezë dhe dhuruam dy gola. Fati ynë ishte që realizuam në pjesën e parë, duke u futur me moral të lartë në pjesën e dytë.
Kemi gabuar në pjesën e dytë vetëm për konkretizime përpara portës në pjesën e dytë, pasi volumi i lojës nuk na mungoi. Ishim përgatitur për një barazim në këtë ndeshje.

Afrimet që janë bërë nuk ishin në gjendje të mirë fizikë. Fili do edhe pak kohë të përshtatet, megjithatë do provojmë që të arrijmë sa më lartë.

Levis gaboi sidomos në golin e dytë te Partizani, pasi u vendos në mënyrë skandaloze. Pas këtij gabimi vazhduan edhe disa të tjera, prandaj e largova nga fusha e lojës. Ne u kemi thënë lojtarëve që është momenti më i mirë për të goditur Partizanin, por ishte fati i tyre që ne kemi realizuar ato dy gabime. Në një rast tjetër do flitej ndryshe”, tha Ndreu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *