Seria A/ Napoli nuk njeh blof, merr kryesimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Asnjë surprizë në sfidën përbyllëse të javës së 23-të të Serisë A mes Beneventos dhe Napolit.

Derbi i Campanias, sikurse pritej u fitua nga skuadra e Sarrit me rezultatin 0-2, rezultat që e ringjit në krye të Serisë A, me 1 pikë më shumë se Juventusi.

Një sfidë brenda sfidës ishte edhe derbi kuqezi mes Hysaj dhe dyshes Gjimshiti-Memushaj, i fituar nga mbojtësi i napolitanëve.

Benevento, me Gjimshitin titullar dhe Memushajn në stol, mundi të rezistonte thuasje 20 minuta, pasi pikërisht para mesit të pjesës së parë Mertens, i ndhmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes realizoi golin e parë të sfidës.

Sapo nisi pjesa e dytë, Hamsik shënoi të dytin pas një aksioni model të napolitanëve. Kaq i mjaftoi skuadrës së Sarrit për të kontrolluar më pas rezultatin, pa harxhuar shumë energji.

Në minutën e 68-të trajneri i Beneventos Roberto De Zerbi aktuvizoi Memushajn për t’i dhënë më shumë fanntazi lojës, por asgjë nuk ndryshoi në pjesën e mbetur të takimit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *