Balla: Ka ardhur koha për transparecë të investimeve që janë bërë në ujësjellsa ndër vite

5 Shkurt 2018, 16:34Politika TEMA
Balla: Ka ardhur koha për transparecë të investimeve që

Tashmë 6500 banorët e fshatrave Dritaj, Fanjë dhe Karkavec të Bashkisë së Prrenjasit do të furnizohen me ujë të pijshëm, falë investimit 1.3 miliardë lekë të qeverisë shqiptare.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Nuri Belba dhe kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira inspektuam punimet për ndërtimin e këtij ujësjellësi, që do ti vijë në nihmë këtyre banorëve, të cilët historikisht nuk kanë pasur ujë në shtëpitë e tyre.

Balla tha gjatë inspektimit theksoi se një pjesë e mirë e investimeve në ujësjellsa nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe ka ardhur koha për të bërë transparecë të të gjitha investimeve që janë bërë në ujësjellsa gjithë këto vite, për të gjetur fajtorët.

“Ky ujësjellës është një model për t’u ndjekur po të kemi parasysh që në këto 27 vjet në Shqipëri janë investuar në ujësjellësa, por në fakt një pjesë e mirë e investimeve nuk janë bërë ashtu siç duhet dhe në kuadër të Reformës së Ujit, unë mendoj që është momenti për të bërë një transparencë të plotë të të gjitha investimeve që janë bërë në ujësjellësa në gjithë këto vite e për të gjetur fajtorët.

Ne kemi pasur investime të kryera në vite në ujësjellësa ku paratë janë harxhuar dhe uji nëpër shtëpi nuk ka shkuar. E kundërta është me këtë investim që është shumë i nevojshëm, i cili u shërben mijëra banorëve të cilët këtë problem e kanë pasur përherë”, tha Balla.

Sipas Ballës, uji që do të furnizojë këto fshatra rrjedh nga shpella e Debrovës dhe punimet kanë qenë të vështira për shkak të terrenit shkëmbor, ndërsa aktualisht kanë përfunduar 82% e punimeve dhe pritet që këtë verë, banorët të furnizohen me ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje