Deputetët gjermanë: Sanksionet ndaj Rusisë, të gabuara

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për një vizitë 6-ditore në Krime kanë ardhur të shtunën tetë deputetë që përfaqësojnë parlamentet e landeve federale të Nordhein-Westfalen, Berlinit dhe Brandenburgut dhe që janë anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë”.

“Dëshirojmë të njihemi në terren me situatën në Krime. Na interesojnë sidomos pasojat e sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, ngaqë Krimeja ka qenë shkaku i tyre”, u shpreh deputeti Roger Beckamp. “Mendojmë se miratimi i sanksioneve ka qenë një gabim, se ato kanë shkaktuar një impakt negativ si për Rusinë, ashtu edhe për Gjermaninë”.

“E shohim si shumë të rëndësishme një bashkëjetesë frytdhënëse me Rusinë”, theksoi deputeti Hugh Bronson. “Me këtë vizitë duam të dërgojmë një sinjal pozitiv”. “Kompanitë gjermane i kanë si orientim parësor interesat e tyre ekonomike dhe ato vetë duhet të vendosin a do të punojnë në Krime apo jo. Sanksionet nuk kanë sjellë kurrë asnjë rezultat dhe qëndrimi ynë ndaj tyre është tepër kritik. Nga sanksionet vuajnë qytetarët e thejshtë, jo politikanët”.

Siç u shprehën deputetët, janë në dijeni se pas vizitës në Krime atyre do t’u ndalohet hyrja në Ukrainë, por nuk i tremben aspak kësaj gjëje. Sipas politikanëve gjermanë, shpresojnë ta vizitojnë sërish gadishullin.

Deputetët e kanë vizituar tashmë qytetin e Jaltës dhe planifikojnë të shohin Kampin Ndërkombëtar për Fëmijë “Artek”, si edhe Sevastopolin. Gjatë takimit me udhëheqjen e Krimesë do të diskutohen mundësitë për heqjen e sanksioneve dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Gjithashtu, pjesëtarët e delegacionit gjerman do të vendosin kurora me lule në një varrezë memoriale dhe do të zhvillojnë homazhe në vendprehjen e ushtarëve të rënë. Delegacioni do të qëndrojë në Krime deri në datë 9 shkurt.

Marrë nga “Rossijskaja Gazeta”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Deputetët gjermanë: Sanksionet ndaj Rusisë, të gabuara”

  1. says:

    Vëndi yn i ka marrdhenjet e mira me rusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *