DETAJET: “Arrest me burg” për specialin grek dhe 3 pjesëtarët e bandës që ekzekutuan Devi Kasmin, zbulohen të dhëna të reja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për shte

Ngelen në burg Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.

 

 

Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues ka dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të reja.

Mësohet se mes dëshmive është regjistruar edhe ajo e babait të Elton Halipajt, personi që akuzohet se siguroi mjetet për vrasjen e Kasmit.

Ndërkohë Hyda Halipaj, nënkryetari i shoqatës së pensionistëve, tha se pak kohë më parë i kishte siguruar të birit një punë si kopshtar pranë njërës prej minibashkive në kryeqytet por se e kishte refuzuar.

“Më tha që nuk dua ta bëj atë punë, se kam gjetur një tjetër”, tregoi i moshuari në gjyq.

Personat e arrestuar:

-Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

– Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

-Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

-Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *