Flamurtari publikon dosjen voluminoze të “gabimeve“ arbitrare: Kaq i fortë është ky Kastrati!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Flamurtarit i mungojnë sot shumë pikë vetëm nga “gabimet” e arbitrave. Si ka mundësi që vetëm Flamurtari goditet sistematikisht në kampionat? Klubi kuqezi ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve rastet e shumta, kur është ndëshkuar nga gjykimi në 18 javë kampionat.

  1. Flamurtari-Luftëtari, minuta e 14-të e ndeshjes, ndërhyrje dyshe ndaj Danilo Alvesh dhe automatikisht 11-metërsh, por arbitri vazhdon lojën.
  2. Vllaznia-Flamurtari, jepet 11 metërsh pas një ndërhyrje jashtë zonës të Juffo dhe mbi të gjitha nuk jepet 11-metërsh pas ndërhyrjes kundër Bicajt.
  3. Laçi-Flamurtari, 2 prekje me dorë brenda zonës, por arbitrit nuk i bën përshtypje.
  4. Flamurtari–Kukësi, Albi Alla shkakton 11-metërsh, por përsëri arbitri nuk e jep, pasi “nuk” kishte pamje.
  5. Flamurtari–Skënderbeu, Mici shkakton 11-metërsh, por përsëri arbitri nuk e dha, për mos të thënë se Flamurtarit iu mohua një gol shumë i rregullt.

6.Flamurtari– Teuta, edhe pse topi ishte 20 cm brenda portës, asnjë nga arbitrat nuk e “pa“.

7.Flamurtari–Laçi, jepet 11-metërsh për kontakt jashtë zonës, edhe pse kontakti ishte minimal. Nuk jepen dy 11-metërsha të pastër për Flamurtarin. I pari kundër Danilo Alvesh dhe i dyti kundër Juffo.

8.Flamurtari –Partizani, duhen 3 prekje me dorë, që të jepet një 11-metërsh. Siç e thotë dhe një shprehje popullore, “E treat, e vërteta”.

9.Flamurtari– Partizani, faull i Kalarit kundër Danilo Alvesh, ku u pa qartë që nuk po interesohej për topin, por vetëm për lojtarin dhe përsëri nuk jepet 11-metërsh.

  1. Kukësi–Flamurtari, minuta 43-të, faull kundër Nedeljkoviç dhe automatikisht duhej dhënë 11-metërsh, por arbitrin e pengonte dielli që ta shikonte . U dha një 11-metërsh, edhe pse kontakti ishte këmbë-dorë distancë e afërt, ku në shumicën e rasteve që Flamurtarit nuk i janë dhënë 11-metersha, është përdorur ky argument.

Për të mos thënë për gabimet “njerëzore”, ku për fatin e mirë nuk ndikuan në rezultat .

  1. Në ndeshjen Teuta-Flamurtari , 11-metersh me ndërhyrje jashtë zonës.
  2. Partizani-Flamurtari, minuta e 92-të, ndërhyrje e Hoxhës, duke shkaktuar 11-metërsh dhe prapë nuk u dha.
  3. Flamurtari-Kamza, pjesa e pare, ndërhyrje direkt në këmbët e Useinit dhe prapë nuk ishte 11-metërsh.

Kjo do të thotë që 2-3-4 apo 7 rregullat për të dhënë 11-metërsha janë vetëm kriter, kur Flamurtari kërkon me të drejtë. Për ekipet që ndeshen kundër Flamurtarit ka vetëm 1 rregullore: shpejt ta japim 11- metërsh sepse na iku buka nga duart.

– Të gjitha këto janë vetëm rastet e konfirmuara nga moviola e çdo jave. Lind pyetja: Sa pikë duhet të kishte sot Flamurtari, sa gola të pësuar do të kishte sot Adis Nurkoviç? Kaq i fortë është ky Tahir Kastrati?

Përtej rregullores, që gjasmë e zbatojnë me fanatizëm, ku masat që meren për arbitrat janë reale, çfarë masash apo dënime janë marrë për arbitrat përpara se t’i ngelen në ndërgjegje, edhe pse dyshojmë se kanë ndërgjegje këta kamikazë.

Pastaj, kur jeni duke i thyer rregullat për plot 18 javë në dëm të Flamurtarit, bëjeni edhe një herë tjetër, sepse nuk është çudi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *