FOTOT: Nisin vizitat nga dentistët vullnetarë të Bashkisë në të gjitha shkollat e Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Marrëveshja e nënshkruar pak kohë më parë ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Fakultetit të Mjekësisë për përkujdesje falas për shëndetin e dhëmbëve të të gjithë vogëlushëve në shkollat e Tiranës ka nisur të konkretizohet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë nxënësit e shkollave në kryeqytet që të tregohen të vëmendshëm, në mënyrë që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët.  “Të gjitha shkollat e Tiranës, po vizitohen nga dentistët vullnetarë të Bashkia Tiranë, që çdo fëmijë të mësojë higjienën, e të kujdeset për dhëmbët e veckël”, shprehet Veliaj.

Bashkia Tiranë ka fokusuar vëmendjen e saj te fëmijët dhe krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Dy vitet e fundit,  vullnetarët kanë dhënë një kontribut të veçantë për të ndihmuar në disa prej sfidave me të cilat është përballur Bashkia Tiranë në lidhje me emergjenca të ndryshme si zjarret, përmbytjet, por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo shërbimi në institucione arsimore dhe të kujdesit social.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459079_10156157973986926_4299626170920732368_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459079_10156157973986926_4299626170920732368_n.jpg","attachment_id":"838477"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459892_10156157973756926_4068891816270357211_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459892_10156157973756926_4068891816270357211_n.jpg","attachment_id":"838476"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459970_10156157973446926_4929274641850897726_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/thumbnail_27459970_10156157973446926_4929274641850897726_n.jpg","attachment_id":"838475"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “FOTOT: Nisin vizitat nga dentistët vullnetarë të Bashkisë në të gjitha shkollat e Tiranës”

  1. Just do it! says:

    Thjesht bravo Lali Erit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *