Fton votuesit në hotel, klubet refuzojnë Dukën

Kur pak ditë ndajnë nga zgjedhjet për organet drejtuese të FSHF-së, presidenti aktual Armand Duka, u ka bërë ftesë votuesve që të kalojnë natën në hotel “Adriatik” në Durrës, ku do të zhvillohet Asambleja.

Sigurisht, duke u paguar edhe akomodimin.

Ai do të jetë edhe vetë i pranishëm aty.

Nga burime mësohet se nata mund të shërbejë për të manipuluar apo ushtruar presion te votuesit, për aq kohë sa mund të jenë prezent edhe persona problematikë.

Një tentativë e kreut aktual Duka, të cilit vazhdimisht nuk i dalin llogaritë.

Gjithsesi, është mësuar se përballë një lëvizje të tillë, përgjigjia refuzuese e shumë prej anëtarëve me të drejtë vote, ka qenë një shuplakë edhe për shpresat e kreut aktual Duka.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...