Java e 18-të në shifra, faktori fushë i papërfillshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Java 18-të e Kategorisë Superiore pas shumë kohësh ka dhuruar barazime të shumta, plot 3, ndërkohë që javët e fundit kishin sjell një trend në rritje të golave të shënuar. Partizani është i vetmi ekip vendas që ka fituar, ndërkohë që Skënderbeu i vetmi që merr fitoren në transfertë.

Për herë të fundit 3 barazime në një javë janë regjistruar në javën e 4-t të dhe për koincidencë dy sfida janë mbyllur pa gola dhe njëra prej tyre 1-1.

Skënderbeu konfirmoi edhe një herë se është skuadra për t’u mundur, duke treguar se humbja në Gjirokastër një javë më parë ishte thjesht aksident. Ndaj Vllaznisë formacioni i Ilir Dajës shënoi 4 herë, duke konfirmuar sulmin si repartin më të mirë të kampionatit me 35 gola të shënuar.

Nuk dhuron fitues superndeshja ndërmjet Kukësit dhe Flamurtarit, me skuadrat që hodhën tutje mundësinë për të qëndruar pranë kryesuesve.

Vlonjatët vijojnë të tregojnë se mbeten një skuadër e fortë, me mbrojtjen që është reparti më i mirë i kampionatit me 11 gola të pësuar. Danilo Alves është rikthyer të jetë njeriu gol te kuqezinjtë, ndërsa për kampionët doli në pah i zakonshmi Elis Bakaj me 11-mëtersh.

Pas 3 humbjeve radhazi mes Kupës dhe kampionatit reagon Partizani, që triumfon në shtëpi ndaj Kamzës, duke kapërcyer në klasifikim pikërisht skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Nga një pikë në dy barazime kanë marrë Laçi, Teuta, Luftëtari dhe Lushnja, duke bërë që gara e mbijetesës të jetë hapur. (SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *