Liria e Lorenc Jeminit vdiq, si shumë liri të tjera në mbreterinë e Dukës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga ARSEN HOXHA

Kur gjithe pompozitet Presidenti i FSHF-se z. Duka deklaroi ate qe me pas publikisht e mohoi, se jo te gjitha gabimet e arbitrave kane qene te natyres njerzore dhe se komisionet perkatese kane denuar mekataret, ish arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini si nje prej te perjashtuarve, pati deklaruar publikisht:

“Une tani jam i lire, Ju nuk keni pare gje akoma.” Kopjoi shprehjen me fshatareske te disa prej politikaneve tane, qe me pushtetin qe ju ka besuar populli, thone se akoma nuk e keni pare se c’fare jemi te afte te bejme…

Por ne fakt c’fare te vecante pame nga qenia e z Jemini ne “liri ?”

Moviolistet, qe z. Duka i injoroi duke deklaruar ne RTSH, se ata nuk jane produkt i FSHF-se por i studiove televizive qe i aktivizojne, duke mos shprehur fare mirenjohje per sakrificen e madhe qe ata bejne nga java ne jave, duke cenuar keshtu rende personalitetin dhe profesionalizmin e tyre, vetem e vetem, per te krijuar imazhin e rreme  tek sportedashesit se arbitrat tane japin vendime te drejta.

Z. Duka dhe kushdo tjeter duhet ta kuptoje se moviolistet egzistues, ne konflikti interesi me FSHF-ne, i kane sjelle nje dem shume te madh jo vetem fushes se arbitrimit, specialisteve ne studio, por edhe vete sportisteve dhe sportedashesve. Standartet e gjykimit per shkeljet brenda 16 metershit jane demtuar shume rende.

Kerkesen e vazhdueshme te bere nga mjeshtri i madh dhe i guximshem i gazetarise sportive, nga i nderuari Besnik Dizdari, ka ardhur koha qe studiot sportive duhet ta marin ne konsiderate.  Moviolistet ne konflikt te paster interesi me FSHF-ne, duhet te meren vetem me pergatitjen e arbitrave cilesore dhe jo me me justifikimin e shemtuar te gabimeve te tyre.

Po Jemini ne rolin e ri te moviolistit?

Duke qene se Jemini ne kete pozicion te ri, nuk erdhi me bekimin e shefave, por si i ftuar i Top Channel, u mendua se do te paraqeste nje moviolist ndryshe, qe per fat te keq nuk e pame.  Ai nuk u shkeput dot as nga e kaluara si arbiter dhe as nga hija e ish shefave te tij.  Shume shpejt u duk se po luante me dy porta.

Justifikimi i rasteve te mos dhenies se 11 metershave te paster, apo dhenies se tyre ne menyre te gabuar, pa argumentat ligjor te lojes se futbollit, e zbehu shpejte besimin se do te shikonim nje moviolist profesional.  Moviola nuk duhet trajtuar si nje gjyq qe i behet arbitrave, madje nuk duhet permendur kurre emri i tyre.  Movilisti duhet te jete shume racional dhe fjale pak.  Ai duhet te thote se rasti qe diskutojme eshte penallti per kekte arsye dhe jep argumentin ose e kunderta.  Por perdorimi i shprehjeve si “ky arbiter tregoi nje guxim te madh qe anulloi kete gol ne sekondat e fundit “, si “penallti nuk u dha me te drejte” e me pas si “une do ta jepja kete penallti”, si “edhe ishte edhe nuk ishte penallti”, ose ka nje kontakt te vogel, pa argumentuar se cili ishte efekti i kontaktit ndaj lojtarit sulmes dhe a ia hoqi atij mundesine per te shenuar etj.  Jane spjegime jo profesionale.  Por gabimi me i rende eshte kur publikisht moviolisti thote:  “Sipas rregullores, penalltia jepet vetem kur kemi prekje te topit me dore me qellim.”  Kur ne fakt rregullorja thote “… me qellim dhe nga pa kujdesia.”

Por si u denua dhe u rehabilitua Jemini.  Ne menyre institucionale apo nga cubat e FSHF-se?

Duka pat deklaruar se e denuan komisionet perkatese. Z. Kastrati deklaroi se komisionet nuk kane dhene asnje mase denimi?! Sidoqofte z. Jemini jo vetem qe ju hoq titulli i Arbitrit te FIFA-s por u perjashtua edhe  nga arbitrimi  si nje person qe vendos rezultatet e ndeshjes ne menyre te paragjykuar.   Eshte norma me elementare morale qe nje i perjashtuar i tille, nuk duhet te jete me pjese e FSHF-se e jo me te rikthehet si vezhgues i arbitrave.  Eshte plotesisht e qarte se ate nuk e denuan komisionet perkatese, por cubat e FSHF-se.  Pikerisht ata cuba qe kane rikthyer, me shpejte se sa i kane denuar edhe disa arbitra te tjere te kapur me fakte te pa diskutueshme korruptimi me drejtuesit e klubeve. Nga cubat u denua edhe Dhori Prifti, modeli i nje njeriu dhe arbitri dinjitoz.

Por delegatet korcar ne Asamblene Zgjedhore, nuk duhet te heshtin si deri me sot, por t’u kerkojne cubave spiegimin se kush e ka denuar Dhori Priftin, motivin dhe pse nuk u ndoq rruga institucionale, pse nuk u zbatuan rregullat per largimin e tij.  Nese jane korcare te vertete e kane per detyre te mbrojne nderin dhe dinjitetin e figurave te nderuara sportive te qytetit te tyre.

Po emerimi i tij si vezhgues i FSHF-se,  eshte i bazuar ne ligj, apo edhe ky eshte nje vendim cubash?

Sipas rregullores lista e arbitrave dhe vezhguesve te FSHF-se hartohet nga komisionet perkatese dhe ne fillim te cdo kampionati i dorezohet per miratim Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se i cili ka te drejten ligjore dhe pefundimtare te caktimit te arbitrave dhe vezhguesve, per nje sezon futbollistik te caktuar.  Pra ky emrim eshte jo ligjor.

Duke kaluar perseri nen vartesine e ish shefave te tij, Jemini e humbi perseri ate liri qe e publikoi me aq buje, por nderkohe na hoqi mundesine dhe ne te tjereve per te pare ate qe ai the se “Ju nuk keni pare gje akoma.”

Sidoqofte une i uroj z. Jemini, qe ne kete detyre te re te vendosur me shume dritehije te behet nje vezhgues i mire.

Uroj gjithashtu, qe te mos u mesoje arbitrave sesi te manovrojne, por c’fare ata duhet te bejne qe te arbitrojne mire.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Liria e Lorenc Jeminit vdiq, si shumë liri të tjera në mbreterinë e Dukës”

  1. Dinjitozi says:

    FSHF ja me ne krye Duket eshte shendrruar ne nje Bande Kriminale.Te lumte z.Arsen per kurajon ,trimerine,ndershmerine dhe dinjitetin njerezor dhe ptofesional.

  2. Korcari says:

    FSHF vertete eshte nje bande cubash me ne krye Don Cubin

  3. Jemini e ka parashikuar korrekt nga Duket e krimit do te shohim cdo dite krime. Tamam e ka thene se nese Duket nuk shkulen nga ajo karrike atehere mjere futbolli,futbollistet e tifozeria. Po nuk e shporren keto zgjedhje Duken atje do ta kemi dhe me.zi sec ka qene dhe me kriminel.

  4. I shituri says:

    Pershendesim Jeminin me kengen “Sa e shite veten” O Jemin

  5. Redaktor i Sport Expres says:

    Arsen Hoxha nje albiter halabak qe e kujtoj pas kaq vitesh qenka frustuar apo paguar nga Baçi i Mirit te Xhikes, se nuk besoj se Armand Duka do ta ulte veten ti fuste ndonje kallam sheqeri nga ata te Shijakut. Kete me siguri e di gazeta TemA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *