Media europiane fundos Armando Dukën: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë

5 Shkurt 2018, 14:31Sport TEMA

Në prag të zgjedhjeve që do të përcaktojnë se cili do të jetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit gjatë katër viteve të ardhshme, mediat europiane godasin rëndë Armando Dukën, njeriun që sipas tyre është përgjegjës për “korrupsionin dhe trukimet e përhapura” në kampionatin shqiptar.

Ditën e djeshme, ish-zëdhënësi i komisionerit europian për të drejtat e njeriut, Gregory Mathy, aktualisht drejtuesi i një Fondacioni Sportiv, foli mbi zgjedhjet e FSHF-së në “Completment Foot”, një “talk shoë” radiofonik i kanalit belg RTBF.

I pyetur për bilancin e Dukës në krye të FSHF, Mathy u shpreh se: “Federata në atë vend nuk shihet si një institucion i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga Shqiptare të shihet si një prej kompeticioneve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më i korruptuari. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngrekë dyshime”.

Jo vetëm kaq, por Mathy hodhi hije dyshime mbi trukime edhe për ndeshje të Kombëtares së futbollit. “Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapa të mëdha, e mbani mend që u kualifikua në Europian, por duhet thënë se mënyra se si fituan ndeshjen vendimtare 3-0 në Armeni gjithashtu ngriti dyshime. Disa drejtues armenë akuzuan disa lojtarë të kombëtares së tyre si tradhëtarë të kombit. Kjo bën të kuptohet atmosferën që u krijua”, shtoi Mathy.

Ish-zyrtari i lartë i Komisionit Europian, gjithashtu dënoi transparencën me të cilën po zhvillohen këto zgjedhje. “Zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj. Shumë nuk janë ende të qartë për kredencialet e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidentin e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë”, tha Mathys.

Lexoni më poshtë transkriptin e plotë të intevistës së realizuar në radio belge në gjuhën frënge

Transkrip i plotë nga talk shou radiofonik “Completment Foot” – i kanalit belg “RTBF Vivacite”

Moderatori: Na mbetet edhe një çerek ore për të folur për Shqipërinë. Gregori Mathy është në lidhje direkte nga Stokholmi… Ju jeni president i Fondacionit për Demokraci dhe Mirëqeverisje, ish-zëdhënësi i komisionerit të të Drejtave të Njeriut dhe kur po përgatisnim intervistën më thatë që për një javë janë zgjedhjet e presidentit të Federatës në Shqipëri e do të donit të flisnit për këtë çështje, pasi një numër gjërash po ndodhin dhe kanë nevojë për pak vëmendje.

Mathy – “Po, në fakt, faleminderit për këtë mundësi. Në linja të përgjithshme, mua më intereson gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen dhe me demokracinë, në fushën ekonomike, politike, por gjithashtu edhe në fushën e sporteve apo në fushën e jetës publike, që lidhet drejtpërdrejtë me mirë apo keqqeverisjen. Fondacioni im studion mënyrën se si mbahen zgjedhjet. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet politike, jemi mësuar shpesh të shikojmë vëzhgues të huaj që masin transparencën. Shqipëria është një vend që ndodhet në Ballkan, një rajon që e përjeton futbollin ndryshe nga ne. Bëhet fjalë për njerëz që e përjetojnë futbollin me shumë pasion, e që shpesh vuajnë nga një reputacion shumë i keq….

Në Shqipëri këtë javë mbahen zgjedhjet për kreun e Federatës. Janë tre kandidatë, Armando Duka që është presidenti aktual dhe që është president prej 16 vitesh. Bashkim Fino, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe Shpëtim Hala, një gazetar, ndaj edhe ju mund të jeni një ditë kandidatë për president i Federatës (qesh)… Mund të bëni një punë shumë të mirë duke parë gjendjen aktuale, edhe si gjyqtar, pse jo!?

Për t’iu rikthyer temës, Duka pretendon një mandat të pestë dhe do të thoja që bilanci i tij, kur prezantohet në këto zgjedhje, nuk është tejet i pastër, pasi kemi mundur të asistojmë në një numër skandalesh në futbollin shqiptar. Janë skandale që i njohin të gjithë të apasionuarit. Si përshembull, përjashtimi nga Kupat e Europës së Skëndërbeut, për shkak të ndeshjeve të trukuara në kampionatin shqiptar. Federata në atë vend nuk shihet si një institucion i pavarur, por dyshohet që edhe ajo ka futur duart në këto fiksime ndeshjesh. Kjo ka bërë që Superliga Shqiptare të shihet si një prej kompeticioneve më të korruptuara në botë, për të mos thënë më i korruptuari. Ka pasur ndeshje çdo javë që ngrekë dyshime.

Për më tepër, zoti Duka, në mënyrë të papritur ka shtuar 12 votues të rinj. Shumë nuk janë ende të qartë për kredencialet e këtyre votuesve. Nuk ka shumë rëndësi emri i atyre që do të votojnë, por është njësoj sikur një ditë përpara zgjedhjeve, ju të dy të shihni emrin tuaj në listë për të votuar për Presidentin e Federatës Belge. Duka ka gjithandej miq që mund ta ndihmojnë për të fituar mandatin dhe kjo shihet si një përpjekje për të garantuar këtë gjë.

Unë mendoj që duhen treguar këto sepse Kampionati Shqiptar është një kampionat në rritje të vazhdueshme. Pa dyshim, ju nuk shihni çdo javë ndeshje të kampionatit shqiptar, por ka ndeshje vërtet të bukura, mjaft teknike, shumë grintoze, që është edhe një karakteristikë e futbollit ballkanik. Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë hapa të mëdha, e mbani mend që u kualifikua në Europian, por duhet thënë se mënyra se si fituan ndeshjen vendimtare 3-0 në Armeni gjithashtu ngriti dyshime. Disa drejtues armenë akuzuan disa lojtarë të kombëtares së tyre si tradhëtarë të kombit. Kjo bën të kuptohet atmosferën që u krijua.

Moderatori – UEFA, a ka ndërhyrë, a kë të drejtë të ndërhyjë sepse skandalet po shumëfishohen? A do të shkojë drejt një mandati të pestë apo të gjashtë apo UEFA do të dëshironte një ndryshim të mundshëm?

Mathy – Nuk e di nëse UEFA është pro apo kundër. Nuk e di gjithashtu nëse ata janë në korrent të këtyre ngjarjeve, por mund të supozoj që ai ka pasur një mbështetje të caktuar përderisa po shkon drejt mandatit të pestë. Nuk e di nëse UEFA-s i ka mbetur një autoritet moral për të ndërhyrë në çështjen e zgjedhjeve, duke parë se çfarë ndodhi brenda saj, i referohem rastit të Platinisë që u detyrua të jepte dorëheqjen. Për këtë arsye, UEFA nuk mund të jetë një arbitër i vetën dhe duhet të ketë edhe institucione të tjera të pavarura, siç është OSBE në zgjedhjet politike, por një institucion i tillë nuk ekziston në fushën sportive.

Duhet të jenë njërëz neutralë dhe të pavarur, që të mund të analizojnë, që të përpilojnë raporte eventuale për atë që ndodh. Kjo do të qartësonte shumë prapaskenat e futbollit dhe do të lehtësonte presionet që vijnë nga paratë e pista apo miqësitë. E vërteta është që këto zgjedhje nuk janë aspak transparente. Kjo është arsyeja përse shpesh asistojmë nëpër skandale. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollin, por edhe për çiklizmin, sporte të tjera. Ka pasur skandale në patinazhin artistik, e kështu mund të zgjatem shumë më tepër. Mendoj që qeverisja në fushën e sportit duhet të përmirësohet dhe më shumë se unë apo fondacioni im, pa dashur të bëj populistin si politikanët, nuk është ky qëllimi im, por ka shumë shumë persona që mund ta bëjnë këtë rol. Ish-profesionistë apo amatorë që i lidh dashuria për një sport të caktuar. Që këto sporte të mbeten të bukura, është e detyrueshme që të jenë të mirëpërfaqësuar. (TemA)

22 komente në “Media europiane fundos Armando Dukën: Trukimi i ndeshjeve nis nga FSHF. Superliga shqiptare, kampionati më i trukuar në botë”

  1. Europa says:

    Na rrofte Media Europiane se Media Shqipetare Klan Kazan Top Kazan Ndroq Kazan e Kazanet e tjere mbahen me parate e Klanit Duka. Ne fakt pak e habitshme qe nuk ka arritur te bleje Don Duka edhe Europiane madje dhe ate Boterore apo i shpetoi.Kazanin tone e BINDI lehte sapo filloi fushata.

  2. Nuk i falet Don Dukes Duhet ti kishte bindur dhe keta europianet.Ah mor Don mor Don.Zyrtaret e UEFA s i detyrove me metoden e bindjes qe e ke profesion te te puthin doren sa here shkoje ne Zvicer po keta te medias si te kane shpetuar.Nuk te falet ty KAPO Duhet te ishe treguar bujar dhe me ato.

  3. Aman mos e nxirrni me kete foto e sdomos kur eshte orari i ngrenies

  4. Zigur Qarri says:

    E gjitha kjo,per ti dhene prioritet Finos.Larg politikanet nga sporti!
    Nese ne krye te FSHF vihet nje politikan,Shqiperia shkon drejt diktatures.
    Mos flasim per ate qe dihet,qe politikanet shqiptaret ja kalojn edhe atyre
    afrikane per korrupsion.

  5. Sit back and relaks says:

    Hajde temen e semes, Mero ka filluar te degjoje dhe radio belge. O Mero po kush degjon radio sot o Mero, aq me pak radio belge pervec atyre qe e dine qe me perpara se per cfare do flitet ne mos e kane sponsorizuar vete intervisten. Dhe kush ka folur, ish zedhenesi.

  6. Sit back and relaks says:

    Hajde temen e semes, Mero ka filluar te degjoje dhe radio belge. O Mero po kush degjon radio sot o Mero, aq me pak radio belge pervec atyre qe e dine qe me perpara se per cfare do flitet ne mos e kane sponsorizuar vete intervisten. Dhe kush ka folur, ish zedhenesi. ..

  7. Zigur Qorri akoma aty te politika e Finos te ka mbetur sahati mor mjeran.A ke sy ta shikosh Vjedhjen dhe Politizimin e procesit zgjedhor apo QORR hesapi.Po mesoni ndonje refren tjeter more nenpunesit e Don Dukes.Nderroni tekstin e kenges

  8. Radio Belge says:

    Ne fakt ju te FSHF se degjoni e shikoni vetem ate qe keni bindur vete me milionat e vjedhura vetem Kazanin Shqipetar.Sot ai ju intereson .Driteshkurter .

  9. Ore palaço kush është kjo radio që se njeh kush. Duka nuk është politikan kaq mjafton. Futbolli ka ecur përpara nën drejtimin e tij ky është fakt. Fino nuk është i duhuri per ta zëvendësuar, gjeni një profesionist ta zëvendësojë por kurrë një politikan. Gazetar partiak palaço. Ndërkohë përgatisni një profesionist mbas edhe këtij mandati për zotin Duka

  10. Afrika says:

    Zigur mor hajvan po na filozofon tani. Po politikanet qe po bejne fushate te cmendur per Don Duken si p.sh Luli Iliri Mona Gon Duka Petja Vasili e kompani cdo te na thuash A ja kalojne atyre afrikaneve more filozof Zigur Qorri.

    1. zhaku I pamposhtur says:

      Po ju afrikanët e janullës jeni bërë me një mëndje që ti rruani leshtë zigurit? ju jap të ” drejtë”që e sulmoni të bashkuar zigurin sepse ai ju degjeneron sistematikisht deri në bodrumet e janullës…
      sa për kandidatin për kryetar të fshf mendoj se Duka ka një plus të madh në krahasim me Finon pasi duka e çoi kombëtaren në Francë dhe logjika e thjeshtë e futbollit thotë se 11 që fiton nuk ndryshohet. ..kështu mendoj edhe unë pavarësisht se nuk kam ndonjë simpati për dukën apo finon

  11. Qorri says:

    Cdo te na thote Ziguri i Qorrit per mediat e kazanit te blera nga Duket ????A jane aq te korruptuara se mediat afrikane.

  12. Yyyyyyyyyyyp Xhixhi..Pse u acaruat aq shume sikur ju pickoi grenxa. Perderisa nuk e degjonaskush kete radion Belge rrini te qete Merrni fryme thelle.

  13. Lani says:

    Zhdekeni ket zgjebe 40 vjet aty a ja ka ba nana futbollin ktij pisi

  14. Duka njeri i ndershem,shikoni i shkreti sa eshte dobesuar.
    Pse i bini me qafe,ai ca biliona po kerkon.
    Sa te poshter meren me thashetheme,ai ska pershesh te haj se ja ka dhen te gjitha sportit.

  15. KnP says:

    Seriozisht?!?!?!? hahahahah ikni mesoni shqip o mero humbes, pastaj lepijani topet gaz demit.

  16. E fundit fare degjoni mor aman Don Duka po na thote poshte e lart se un kisha vene bisneset e mija ne funksion te FSHF.Na shkriu se qeshuri.Po mire mor Duk po lere me kaq mjaft i shkrive bisneset e tua per Fshf ne..Tani terhiqu se nuk te ka ngelur kacidhe ne xhepa , ti mori fshf ja e.shkrete haaaaaaaaaaaa.

  17. Baba says:

    Turp gazete mercenare, gazete qe mbahet me leket e canabisit doni te zaptoni dhe dicka pozitive ta beni si qeveria aktuale turp o legeni mero baze

  18. futja kot says:

    Turp t’ju vije ! Vetem per te zgjedhur Finon, jeni gati qe edhe kualifikimin historik te Shqiperise ne Europian, qe beri krenare me qindra mijera shqiptare ne te gjithe boten dhe qe nuk ngurruan te ndjekin Kombetaren edhe ne France, duke na nderuar po aq sa ata qe luanin ne fushe, ta quani si te blere. Faqezinj qe edhe Shqiperine e shisni, nese ne krye te saj nuk eshte nje socialist.

  19. 4LB35T says:

    Mutê njëri e kakë tjetri. . .
    Ai tjetri ështê bajgë fare….
    E qelbën Shqipërinë këta qelbanikët…duan të gjithë të lozin me paranë e madhe.
    Po më mirë Fullhani se ai e meriton…mer dhe vesh nga paraja..ta qelbi fare..
    Shiko , po pêrçajnë dhe njerêzit..?

  20. ben says:

    Duka mund te jete i korrutuar dhw besoj se duhet zevendesuar, por nuk duhet vajtur deri edhe tek kombetarja. Te akuzosh kombetaren tone per trukime ndeshjesh eshte maskarallek. Po Izraelit qe i futem 3 petlla, a mos e kishim te blere edhe ate ndeshje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje