Osmani bën batutë me Dajën: Kushedi sa ka thirrur, e kemi të ndaluar atë lloj pasimi

5 Shkurt 2018, 12:25Sport TEMA

Një nga titullarët me më shumë përvojë të Skënderbeut, Tefik Osmani, ka folur dje në mbrëmje për fitoren në Shkodër, duke zbuluar edhe “shkeljen” që ka bërë në dhënien e asistit për Vangjelin. Ka bërë një batutë për trajnerin Daja, por ka folur pak edhe për Vllazninë, pasi e njeh ambientin në Shkodër.

Në lidhje direkte me emisionin “Zona Gol”, mbrojtësi-mesfushor ka theksuar:

“Na ka shërbyer shumë ndeshja në Shkodër, sepse, duke parë edhe rezultatet e tjera, kemi shkuar aty ku kemi qenë më parë, në fund të vitit që shkoi. Me eksperiencën që ka ekipi, nuk mund ta përsërisë Gjirokastrën.

Asisti? Kristi e kërkon shpesh atë lloj prerje. Në fakt, e kemi të ndaluar nga trajenri Daja këto lloj pasimi, pasi ai kërkon të luajmë shkurt, me Lilajn apo dikë tjetër. Kushedi sa ka thirrur presori, kur dhashë atë pasim, por shyqyr që u bë gol.

Goli i Vllaznisë na futi në siklet, por na ka mbajtur Xhejms në lojë. Mund të shkonte edhe 2-0 për Vllazninë.

E njoh ambientin në Shkodër. Kjo situatë ka që kur kam luajtur unë. Nuk e ka pasur fajin trajneri Cungu apo Gjoka. Nëse trajneri dhe lojtarët sulmohen, nuk bëhet asgjë. Në Shkodër gjithë qyteti jeton me futbollin. Te Skënderbeu nuk ka presion si te Tirana dhe Shkodra.

Nëse ne do të kishim rezultat negativ dhe Flamurtari do të fitonte, ne sot do të kishim më shumë presion. Nuk është se të vret njeri, ku është presioni.

Pengjet e mia për këtë sezon janë dy: humbja me Dinamon e Kievit në Ukrainë dhe barazimi me Kamzën në Korçë. Të tjerat e kmi bërë si duhet dhe kemi marrë atë që kemi merituar”, – tha mes të tjerash Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje