PD reagon për Rrugën e Arbrit: Show i rradhës, as këtë vit nuk fillojnë punimet

5 Shkurt 2018, 13:28Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas firmosjes së  kontratës për Rrugën e Arbrit nga ministria e Infrastrukturës me kompaninë fituese duke e cilësuar këtë show të rradhës.

Përmes një postimi në facebook deputetja demokrate thotë se ky është mashtrimi i radhës i kësaj qeverie.

Ajo thotë se sot dibranët kuptuan që as këtë vit nuk fillon rruga e shpresës së tyre që i afron më shumë me Tiranën.

Sipas deputetes Çupi rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta dhe se rruga sipas saj do të fillojë në kohë fushate elektorale.

REAGIMI I PLOTE

Dibranëve po u ofrohet cdo dite fyerje, dhunë fasadë dhe propagandë.

Nuk është aspak e vështirë që cdo ditë shqiptarët të përballen me mashtrimin e radhës të kësaj qeverie.

Natyrisht korrupsioni më i madh i kësaj qeverie janë koncesionet propagandistike.

Kjo u demonstrua sot kur dibranët kuptuan që as këtë vit nuk fillon rruga e shpresës së tyre që i afron më shumë me Tiranën.

Sot show i radhës u demonstrua me daljen para mediave të ministrit, por rrugë edhe këtë vit nuk ka për ta.

Ministri vetë nuk u pa të firmoste kontratë, gjë që fakton propagandën e radhës për firmosjen e kontratës prej 240 milionë euro nga administrata e Ministrisë. Ministri konfirmoi propagandën e kësaj qeverie kur tha se akoma nuk janë siguruar fondet për këtë projekt jetik.

Rruga do të fillojë në kohë fushate elektorale, në fakt siç bën cdo herë kjo qeveri. Por edhe për taksat që do paguajne Dibranët nuk u fol. Interesat e rrugës qē do paguajnë shqiptarë janë futur në terr informativ.

240 milionë euro për 13 vite, që i bie 18 milion euro ne vit.

Sikur vetëm nga buxheti i shtetit do të bëhej, dibranëve dhe shqiptarëve do tu binte më lirë. Por buxhetin e taksapaguesve shqiptarë kjo qeveri nuk e ka për investime por për oborrin e kryeministrit.

Asnjëherë kjo qeveri nuk ka vepruar në përputhje me interesat e qytetarëve shqiptarë, aq më pak dibranëve që i ka zhutur thellë e më thellë në varfëri. ndërsa zullumet brenda llojit ne Bashkinë e Dibrës nuk kane mbarim, tashmë del me shashka për të mbuluar diellin me shosh me projekte pa projekte. (TemA)

Firmoset kontrata për “Rrugën e Arbrit”, ja kur nisin punimet për rrugën që do kushtojë 240 milionë euro

1 komente në “PD reagon për Rrugën e Arbrit: Show i rradhës, as këtë vit nuk fillojnë punimet”

  1. Amerika says:

    Me siguri kjo duhet te jete goca e frrok cupit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje