PROFIL: Kush është drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Ardi Veliu është emëruar Drejtor i përgjthshëm i Policisë së Shtetit.

Emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ky propozim u firmos sot nga kryeministri Edi Rama.

Ardi Veliu mori pikët maksimale nga konkursi i organizuar nga Policia e Shtetit për marrjen e gradës “Drejtues Madhor” si dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë ai Drejtor i Policisë.

Më parë Ardi Veliu mbante postin e drejtorit në drejtorinë vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Haki Çakos i cili u lirua nga detyra një muaj më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas lirimit të Çakos, në krye të policisë u komandua Rebani Jaupi i cili mbajti këtë detyrë për rreth një muaj.

Po kush është Ardi Veliu?

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.

Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.

Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.

Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;

Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.

Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.

Karriera profesionale:

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016

Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Së fundmi nga data 05.02.2018 Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...