Pse hesht Lulzim Basha për arrestimin e Andi Tomës?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Andi Toma, ish-drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes së 1 shkurtit, pas kallëzimit penal nga ministri i Transporteve Damian Gjiknuri.

Ai akuzohet për abuzime dhe korrupsion gjatë ndërtimit të rrugës Elbasan-Gjinar. Ai u arrestua së bashku me ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e LSI, dhe që akuzohet për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 50 milionë eurosh.

Por ndryshe nga ajo që ndodh me arrestimin e Xhikës, ku LSI është “ngritur” në këmbë, që nga anëtari më i thjeshtë tek kryetarja e partisë Monika Kryemadhi, apo ish-ministri Edmond Haxhinasto, i cili nuk mungoi as në seancën, Lulzim Basha, hesht për Andi Tomën.

Ndërkohë që LSI e quan akuzë politike, Lulzim Basha hesht për ish-drejtorin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë.

Andi Toma është ish-drejtori i Rrugëve, si dhe gjatë kohës së drejtimit të ministrisë së Transportit nga Lulzim Basha, ish-drejtor juridik në këtë ministri.

Ai ishte një nga shërbëtorët dhe njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, gjithçka fillon me “Rrugën e Kombit”.

Po ashtu siç ndodh shpesh me Lulzim Bashën, ai i mohon dhe hesht kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në probleme me ligjin. Aq i trembur duket Basha saqë ka frikë të mbajë edhe qëndrim.

Pse hesht Lulzim Basha për arrestimin e Andi Tomës? Ai ka qenë nën hetim që në vitin 2009 bashkë me Lulzim Bashën Ministër asokohe, për dosjen “Durrës-Kukës”, por si duket Basha tashmë ka frikë për veten e tij.

Lulzim Basha hesht, dhe kërkon të hiqet si shenjtor. Por kjo tregon vetëm panikun e kreut të PD-së. (CNA.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Pse hesht Lulzim Basha për arrestimin e Andi Tomës?!”

  1. Lulushani says:

    Basha hesht, se HESHTJA ËSHTË FLORI.😜

    NARD NDOKA👏👏

  2. Daniel says:

    I ka ardhur rralla , ju prisni te flase.

  3. kashi says:

    neser do reagoi se ishte per fundjave te gjate ne holland

  4. Mihali says:

    Eshte Brenda ne have,si e beri pallatin ne Vlore ? Apo eshte I mperur per te vjedhur nga 2 anet ! E para firmat piramidale nepermjet vjehrit dhe rruga e Kombit qe asnje her nu u perfundim.
    Prandaj nuk prononcohet Basha se mos I zgjidhet goja Tomes dhe mer dreqi dhe fundoset perfundimishte Basha.

  5. Azio says:

    Me duket se I dolen kembet gjarperit.
    Tani ato po I shohin te gjithe.
    Mbahu Lul.
    Te erdhi rreze veshit.I degjon tringellimat e prangave?

  6. Spartaku says:

    Bashen e ka zene tartakuti dhe po dridhet.Para ca diteve,Fatos Lubonja ja futi trefazorin ne koke dhe Basha eshte i çorjentuar.Eshte e qarte pse Basha nuk prononcohet per Tomen,se Basha pret urdher nga baba Saliu.

  7. Tani says:

    Do ti rruani bythen Lulit edhe Andit

  8. bobi says:

    Po u hap dosja e rruges durres- kukes bashen nuk ka perndi ta shpetojne na burgu, dhe sikure berisha te jete prokuror dhe gjykates nuk e shpeton dote se basha u tregua budalla dhe vodhi me firmen e tije. Dhe basha e di kete nga ajo heshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *