Renzi: Emigrantët bombë sociale? I bëri Berluskoni me marrëveshjet me BE dhe luftën në Libi

5 Shkurt 2018, 16:13Bota TEMA

sh-kryeministri italian, Mateo Renzi, iu kundërpërgjigj Silvio Berluskonit të Forza Italia-s në lidhje me deklaratën e tij për emigrantët, të cilët në një intervistë në TG5 i quajti “bombë sociale”.

Në përgjigje të akuzës që Berluskoni u bëri qeverive të majta për politikat e pranimit të emigrantëve, Renzi tha se gjithçka e ka origjinën te drejtimi i qeverisë nga kavalieri disa vite më parë.

“Berluskoni thotë se emigrantët janë bombë sociale? Emigracioni varet nga dy faktorë: traktati i Dublinit, sipas të cilit çdo vend e drejton emigracionin vetë. Por atë marrëveshje në vitin 2003 e ka firmosur vetë Berluskoni. Dhe nëse në Itali kanë zbarkuar emigrantët, kjo ka ndodhur sepse dikush vendosi të bënte luftë në Libi dhe në atë kohë në krye të qeverisë ishte ai”, tha Renzi. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje