Super-grabitja CEZ: Ngushtohet rrethi, pas Shkëlzen Berishës Prokuroria thërret sekserin Nuel Kalaj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas shtetasit Shkëlzen Berisha, prokuroria ka kërkuar që edhe Nuel Kalaj të japë dëshminë e tij në sallën e gjyqit lidhur me hetimet mbi supergrabitjen CEZ.

Mësohet se organi i akuzën pohoi se janë 2 letërporosi drejt Kosovës dhe Francës për pyetjen e dëshmitarit Nuel Kalajt. Ky i fundit ka dy adresa banimi dhe pritet që të përgjigjet tek një prej tyre.

Kalaj është akuzuar si sekseri i Shkëlzen Berishës në skemën e privatizimit të OSHEE-së.

Ish-përfaqësuesi ligjor i OSHEE-së në Arbitrazhin Ndërkombëtar Romeo Karaj e ka akuzuar drejtpërdrejt atë me fakte konkrete si sekser të djalit të ish0kryeministrit Sali Berisha.

“Roli i tij si sekser del nga komunikimet që zoti Kalaj ka bëre me CEZ-in. Përse i fshihet hetimit parlamentar?! Të shkojë të dëshmojë rolin e sekserit, për të cilin është paguar me shuma marramendëse. Ne do të ndjekim rrugën ligjore dhe e ftoj që edhe zoti Kalaj të ndjekë të njëjtën rrugë, unë mbroj vetëm interesin publik”, shprehej Romeo Karaj.

Kalaj është akuzuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Le të sjellimi në vëmendje se privatizimi i OSHEE nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej të paktën 414 milion Euro. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Super-grabitja CEZ: Ngushtohet rrethi, pas Shkëlzen Berishës Prokuroria thërret sekserin Nuel Kalaj”

  1. Koba says:

    Ore nuk ka vend per medyshje.Rrasni mrena Sale kriminelin dhe Sypeshkaqenin ,te tjeret jane Garniture e “Perdorur”

    1. Mbeti says:

      He more Shkendez Vucic doli, ja tek mbetem vetem. Lutju Zotit per Mkatet e tua ( Greqizimin e Serbizimin e Shqiperis)!

  2. "BOHOTINA" says:

    Ok Koba! Kjo zberthen tere “trimerite” e Shkelzenit. qe ka vite qe na ben karshillek neper vendet dhe plazhet me te bukura e te shtrenjta te botes.

  3. Spartaku says:

    Bravo prokuroria.Deri tani po bene pune te mire kunder te korruptuareve.Mos i falni fare,futeni ne burg.Kjo eshte deshira e popullit,qe te shikoi ne burg ata qe e kane rjepur per vite me radhe.Keta maskarenj hiqeshin si te fortet,se i mbronte Baba Sali sa ishe ne krye te pushtetit.

  4. Roberto says:

    Ore keta e therrasin Nuelin por a eshte gjalle valle?? Berisha i heq qafe deshmitaret kyc njesoj sic vrau Kosta Trebicken kur ky i fundit filloi te flase per aferen korruptive dhe vrasese te Gerdecit.

    1. mergim tari says:

      I çon per gjah.

  5. Prostituta Atomike Sali says:

    Per kry te Shiqeres leket per popullin i kena!
    Nave Na, si familje shtrojme nje Iftar te madh per nderin e allahit!
    Cdo vit financojme per xhamija dhe per Tallavane!

  6. Bregdeti says:

    Pse ti rrasin brenda? Te paguajne perpara ato qe i kane vjedhur popullit, dhe pastaj burgun.

  7. Kombi says:

    E KUPTONI QE NUK KA ASGJE TE RE ME KETO FLETETHIRRJET E PROKURORISE ? ME SHUME SE KAQ KJO PROKURORI NUK DO TE BEJ .

  8. NJONI says:

    MOS MA NGISNI XENIN, SE BËJ RREVOLUCION POPULLOR . UNË!! 👎

  9. Grigor says:

    Merruni pasurite. Ky eshte ndeshkimi me i madh qe mund tu beni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *