Zgjidhet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

5 Shkurt 2018, 13:58Kronika TEMA

Ardi Veliu është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e tij në krye të policisë së Shtetit.

Ardi Veliu mori pikët maksimale nga konkursi i organizuar nga Policia e Shtetit për marrjen e gradës “Drejtues Madhor” si dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë ai Drejtor i Policisë.

Më parë Ardi Veliu mbante postin e drejtorit në drejtorinë vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Haki Çakos i cili u lirua një muaj më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas lirimit të Çakos, në krye të policisë u komandua Rebani Jaupi i cili mbajti këtë detyrë për rreth një muaj. (TemA)

3 komente në “Zgjidhet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit”

  1. Tash u bo nomi says:

    Emeroi Xhakja dhe vulosi Eda,,, tash keni me pa ca ju ban Rilindja….

  2. Tash u bo nomi says:

    Emeroi Xhakja dhe vulosi Eda,,, tash keni me pa ca ju ban Rilindja….

  3. Mentari says:

    Nga C’fshat ehte ky Birbo I PS? A mos eshte edhe ky nga Tepeleni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje