Bashkim Fino: Duka po mashtron votuesit e Asamblesë duke i ftuar për darkë në Durrës

Kandidiati per postin e FSHF-se, Bashkim Fino, ka akuzuar Armand Duken se po tenton te manipuloje delegatet ne mbledhjen e sotme ne Durres.

Sipas Finos, Duka po u telefonon delegateve duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president, por qe asgje nuk eshte e vertete.

“Kandidati për president, Armand Duka, ka nisur të telefonojë votuesit e Asamblesë Zgjedhore, duke i ftuar që të darkojnë tek hotel “Adriatik” në Durrës, me argumentimin se do jenë edhe dy kandidatët e tjerë për president!

Sqaroj të gjithë anëtarët, se është një gënjeshtër, pasi unë nuk kam marrë asnjë ftesë të tillë nga ana e FSHF-së apo organizatorëve.

Kjo është një tjetër manovër dëshpëruese e kandidatit humbës!”, shkruan Fino. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *