Faktet: Mashtrimi i Dukës me trajnerët, manipulon shifrat e UEFA-s për licencat

Presidenti i aktual i FSHF-së, Armand Duka, ka manipuluar publikisht të dhënat e UEFA-s sa u përket trajnerëve të licencuar nga institucioni duke bërë mashtrimin e radhës për publikun. Në një postim në Facebook, ai është përpjekur të renditë sukseset në këtë fushë të institucionit që drejton prej 16 vitesh.

“EDUKIMI dhe kualifikimi i trajnerëve të të gjitha kategorive, një prioritet i veçantë. Prej vitit 2004, programet trajnuese të aplikuara nga Sektori i Edukimit në #FSHF kanë mundësuar një rritje cilësore të nivelit të trajnerëve të të gjitha kategorive në Shqipëri.

Përmes licensimit në të gjitha kategoritë, nga UEFA PRO e deri te NATIONAL C, trajnerët shqiptarë fitojnë mundësinë për të punuar në çdo vend të botës në kategorinë e tyre”, shkruan Duka, duke shoqëruar këtë postim me shifrat sipas kategorive.

Por gjithçka është një mashtrim i madh dhe i turpshëm, nëpërmjet të cilit kreu i FSHF-së ka guxuar deri në pikën sa ka manipuluar të dhënat zyrtare që disponon UEFA. Sipas Dukës, gjatë këtyre viteve, trajnerë me UEFA Pro në Shqipëri rezultojnë të jenë 112, ndërsa të dhënat zyrtare të UEFA-s të publikuara në raportin e saj të fundit, tregojnë për 86 trajnerë të licencuar në këtë kategori.

Raporti i UEFA 2017 per gjyqtaret ne Shqiperi

Shifrat e publikuara nga Duka flasin për 376 trajnerë me UEFA Pro, ndërsa UEFA njeh vetëm 290 të tillë. Sipas Dukës, FSHF ka licencuar 950 trajnerë me UEFA B, ndërsa ndërkombëtarëve u dalin në llogari vetëm 577 të tillë. Shifrat janë ndryshe edhe me licencën National C, ku sipas të dhënave të Dukës, janë të licencuar 194 trajnerë, ndërsa për UEFA-n janë 190 të tillë. Këto mospërputhje tregojnë në rastin më të mirë tentativën për të fryrë shifrat, e në rastin më të keq, pajisjen pa autorizimin e UEFA-s të personave me licencat e trajnerëve ndërkombëtarë.

Gjithsesi, stastistika më absurde dhe mashtrimi më i madh mbetet me krahasimin që Duka bën me periudhën para se ai të merrte drejtimin e FSHF-së. Sipas tij, para asaj periudhe nuk ka pasur trajnerë të licencuar nga UEFA, ndërsa është arritje e madhe se në drejtimin e tij janë lcencuar 1632 të tillë. Por Duka ka bërë krahasim me një periudhë kur licencimi nga UEFA për trajnerët NUK KA EKZISTUAR.

Sistemi për licencat ndërkombëtare u vu në aplikim nga UEFA në vitin 1998 dhe deri në vitin 2000, të drejtën për t’u pajisur me to e kishin vetëm trajnerë nga 6 vende: Itali, Gjermani, Angli, Spanjë, Francë dhe Zvicër. Më pas filloi aplikimi në vendet e tjera. Shqipërisë kjo e drejtë iu dha në vitin 2004, duke organizuar kurset e para. Ndaj kjo ishte një tjetër tentativë e dështuar e kreut të institucionit për ta interpretuar si arritje të madhe të tijën diçka përtë cilën nuk mund të ezistonte asnjë lloj krahasimi.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Faktet: Mashtrimi i Dukës me trajnerët, manipulon shifrat e UEFA-s për licencat”

  1. Boston says:

    Ky qenkerka per ne burg……..JO per president

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *