FOTOT: Veliaj denoncon publikisht dy lokale në qendër të Tiranës që hodhën plehrat në rrugë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Inpektorët e Bashkisë së Tiranës vijojnë që të marrin masa për të ndaluar lokalet të cilat ndotin rrugët e qytetit duke i hedhur qeset me plehra vend e pa vend, ndonëse kazanët dhe koshat janë aty pranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve ku inspektorët e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur në rrugë pranë lokalit. “ I  love Tirona dhe prapëmbeturinat në rrugë?! Nuk tregohet dashuria dhe respekti për qytetin vetëm kur ka ndeshje! Por, derisa të sensibilizohen të gjithë, kujdesen kolegët për çdo ndotës”, shkruan Veliaj në Facebook.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur pastër ambientin për qytetarët dhe për të marrë masa ndaj atyre që hedhin plehrat në rrugë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/e4t-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/e4t-1.jpg","attachment_id":"838704"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/27072735_10156156945286926_7901888752871384095_n-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/27072735_10156156945286926_7901888752871384095_n.jpg","attachment_id":"838705"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *