Lushnja-Vllaznia, sfida që përcakton fatin e dyshes Dedja-Gjoka

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dueli i të shtunës mes Lushnjës dhe Vllaznisë në fundjavë vë përballë dy skuadrat të cilat aktualisht gjenden në zonën e ftohtë të klasifikimit, por edhe dy trajnerë të cilët rrezikojnë seriozisht t’i japin lamtumirën ekipit në rast dështimi.

Hysen Dedja mendon prej disa javësh largimin, i pakënaqur me faktin se nuk ka arritur të afrojë futbollistë në janar dhe se detyrohet të vazhdojë sezonin me kontingjentin ekzistues, në kushte aspak të përshtatshme. Barazimi që Lushnja i shkëputi Teutës siguroi një pikë që ngroh disi trajnerin shkodran, por në rast humbjeje në shtëpi përballë Vllaznisë, për të do të bëhej shumë e vështirë vazhdimësia në stolin e Lushnjës.

Në pankinën tjetër ulet Ernest Gjoka, i përfunduar në syrin e ciklonit jo vetëm për paraqitjet e dobëta të kuqebluve që rrezikojnë rënien, por edhe për deklaratat e pakëndshme që ka lëshuar pas humbjes me Skënderbeun. Tifozeria ka nisur kontestimin publik ndaj trajnerit dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores në Lushnjë do të cilësohej dështim. Nëse Vllaznia nuk kthehet me tre pikë në Shkodër, për Gjokën vazhdimësia në drejtimin e kësaj skuadre do të bëhej thuajse e pamundur.

Por Gjoka të paktën ka një garanci, atë që Vllaznia nuk ka luksin financiar ta shkarkojë nga puna dhe t’i paguajë si dëmshpërblim deri në mbylljen e kontratës rrogën e majme që përfiton nga shkodranët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *