Shoqata e Policëve në Lirim kundër emërimit të Ardi Veliut: U shkel ligji

Shoqata e Policëve në Lirim ka reaguar pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit.

Në një reagim Shoqata thotë se në këtë emërim ka shkelje ligji dhe rëndit disa pika të cilat i cilësojnë shkelje ligji.

Ardi Veliu u emërua dje Drejtor i përgjthshëm i Policisë së Shtetit.

Emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ky propozim u firmos nga kryeministri Edi Rama.

REAGIMI I PLOTË

PALIGJSHMËRITË NË POLICINË E SHTETIT VAZHDOJNË:

ARDI VELIU DREJTOR I PËRGJITHSHËM.

Shkeljet ligjore në emërimin e tij janë:

E para: Në ligjin për policinë e shteti nr. 108/2014, neni 55 për Kriteret për fitimmin e gradës, është shkelur në pikën 1, gërma ë) në të cilën përcaktohet: të plotësojë kohën e qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:

iii) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vite;

iv) nga “Kryekomisar” në Drejtues” 5 vite;

v) nga “Drejtues” në “Drejtues I parë” 3 vite;

Pra, sipas ligjit, në total kërkohen 11 vite punë në Policinë e Shteti. Në rastin konkret, punonjësi i policisë Ardi Veliu i ka marrë këto grada në kundërshtim të plotë me ligjin për Policinë e Shtetit duke mos respektuar vitet e qëndrimit në detyrë sipas kohës së gradave policore. Konkretisht Ardi Veliu është ripranuar në tetor të vitit 2013 duke i marrë të gjitha këto grada për 4 vite dhe jo për 11 siç dikton ligji.

E dyta: Dispozita e dytë që është shkelur në ligjin për Policinë e Shteti nr. 108/2014, është neni 13 për Kriteret e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pika 2/b në të cilin citohet: “të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Ardi Veliu nuk e plotëson këtë kriter të ligjit, pasi ky ka një kohë të ushtrimit të funksioneve në Policinë e Shtetit në total rreth 12 vite, përkatësisht nga viti 1998 deri në janar 2006 dhe nga tetori 2013 deri më sot, shkurt 2018. Gjithashtu në shkelje po të këtij neni të ligjit, është edhe fakti se Ardi Veliu nuk përmbush afatin 10 vjeçar të qëndrimit në pozita të larta drejtuese në Policinë e Shtetit sepse i ka ushtruar këto pozita vetëm 3 vitet e fundit.

Ardi Veliu ka qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese në zbatimin e planit qeveritar për kanabizimin e territorit të Shqipërisë nën detyrën e Zv/Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Ardi Veliut në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit si dhe gjithë procedurat e ndjekura nga hapja e konkurimit për gradën Drejtues i parë deri në emërimin e tij janë produkt i kontributit dhe besueshmërisë politike ndaj Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të cilët janë përgjegjësit e drejtëpërdrejt në shkeljen e ligjit për Policinë e Shtetit.

E pakuptueshme është heshtja e misioneve PAMECA dhe ICITAP duke mos reaguar në paligjshmërinë e radhës në emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Paligjishmëria në emërime është një ndër faktorët kryesor në kriminalizimin e strukturave të Policisë së Shtetit. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Shoqata e Policëve në Lirim kundër emërimit të Ardi Veliut: U shkel ligji”

  1. trimi says:

    Kshu per te dhene mendje jemi te paret ne. Kjo eshte organizata e Flamur Nokes kshu qe nuk eshte se i besoj ndonje fjale. Nuk kane si shprehen ndryshe ceshte e verteta do mbajn linjen e atij qe i ka punesuar F.Nokes

  2. Dikushi says:

    Fakti qe flet shoqata e policeve te liruar(dmth kta polic kane pasur nje arsye pse jane liruar nga detyra) nuk i besoj asnje fjale

  3. PA EMER says:

    PSE NUK SHKRUHET EMRI I KRYETARIT, KREREVE DREJTUES TE KESAJ SHOQATE ETJ , TA DIME ME KE KEMI TE BEJME ..!

  4. keshtu ndodh says:

    PO pse mendoni se policet ne lirim jane te kenaqur? Uuu, pika ploliceve ne lirim.

  5. Shkodrani says:

    Po kur erdhet ne pushtet ne vitin 2005 berish viçidoli I shkarkoj të gjith përfesionistat e policis dhe ju vendosi juve militanta hajduta , trafikanta dhe shërbtor të pushtetit tij familjar . Mbylleni gojen mor kurva berishjane se po ju vjen dita edhe juve më e pagu per ata gjana që keni ba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *