Strategjia e Zgjerimit, Bushati: Mirëpresim vlerësimin e KE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas diskutimeve të Komisionit Evropian mbi strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Me anë të një postimi në facebook, Bushati tha se mirëpret vlerësimin e Komisionit Evropian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Statusi i plotë:

Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Evropian dëshmon vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, sikundër ofron një listë masash për integrimin dhe transformimin e të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Reforma në drejtësi, zë një vend qendror, ku sipas modelit të reformës së thellë e transformuese të Shqipërisë, vendeve të rajonit u rekomandohet një plan konkret hapash dhe masash për përgatitjen e tyre për zbatimin e detyrimeve që burojnë prej anëtarësimit në BE.

Mirëpresim vlerësimin e Komisionit Europian dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Ne besojmë që ky vlerësim i Komisionit do të mbështetet njëzëri nga vendet anëtarë të Bashkimit Evropian, si një investim i qëndrueshëm për procesin e pakthyeshëm të reformave në Shqipëri dhe stabilitetin demokratik të rajonit.

Duke pasur parasysh hendekun zhvillimor mes vendeve të rajonit dhe BE-së, mirëpresim që angazhimet e kësaj Strategjie të specifikohen më tej me programe e instrumente financiare në mbështetje të infrastrukturës, ndërlidhjes, arsimit e sigurisë energjitike të rajonit tonë.

Shpresojmë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin në rajon e të demonstrojë qartësi strategjike për të transformuar thellësisht dhe këtë pjesë të Evropës. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Strategjia e Zgjerimit, Bushati: Mirëpresim vlerësimin e KE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë”

  1. says:

    Po u hapën bisedimet ,mirë.,Po nuk u hapēn, jeta vazhdon.Kemi punë sa te duash dhe s’organizojm jeten ne funksion te bisedimeve

  2. Hani mut, qeras qeveria. says:

    I mori leje homologut gerrk ky Bushati qe llap keshtu?

  3. Dibrani says:

    Fal dhe naj cop tok ,.se ku i dihet,..ben vaki e merr dhe nje mesazh premtues nga Europa ….idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *