Vasili i hakërrehet ambasadores së BE: Vlahutin, kush të pengon të flasësh për asgjesimin e ONM?

6 Shkurt 2018, 18:36Sociale TEMA

Reforma në drejtësi ka sjellë sërisht debate në distancë mes përfaqësueve të LSI dhe ndërkombëtarëve.

Ka qënë kreu i grupit parlametar të LSI Petrit Vasili i cili ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin.

Përmes një statusi në Facebook Vasili e pyet ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin se çfarë e pengon të flasë sipas tij për asgjësimin e ONM.

Më tej Vasili iu përgjigjet kërkesës së Vlahutin që opozita të jetë pjesëmarrëse në procesin e reformës, duke e cilësuar këtë kërkesë moralisht të pa bazë, politikisht pa përmbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetuese.

STATUSI I VASILIT

Kush dhe çfare….e pengon zj.Vlahutin te flase per asgjesimin e ONM?

Vlahutin ndersa jep opinione per strategjine e zgjerimit te paraqitur ne Bruksel thote: “Fatkeqesi qe nuk pati dakordesi per KLGJ dhe KLP”.

Çfare dakordesie pret Vlahutin? Dakordesi me shkeljen e kushtetutes dhe ligjit. Pra shkaterrim te reformes ne drejtesi e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit.

Çdo gje qe tha ONM, qe perfaqson BE dhe SHBA edhe ne Kushtetute, u hodh poshte nga maxhoranca e kryeministrit.

Zj.Vlahutin a duhet te biem dakord me asgjesimin e ONM dhe te votojme kandidatet e perjashtuar nga ONM?

Kush dhe cfare ju pengon te flisni qarte, pasi fjalet klishe dhe pa permbajtje po e shkaterrojne reformen ne drejtesi.

Cdo kerkese ndaj opozites per reformen ne drejtesi eshte moralisht e pa baze, politikisht pa permbajtje dhe juridikisht antiligj e antikushtetute.

Opozita do te mbeshtete e do te votoje pa hezitim cdo kandidat qe respekton ligjin dhe opinionin e ONM.

Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin edhe ONM. Neqoftese Vlahutin eshte dakord me kete qe maxhoranca ben le ta thote qarte, ndryshe cdo thirrje ndaj opozites eshte thjesht alibi per antireformen qe zbatohet ne drejtesi. (TemA)

8 komente në “Vasili i hakërrehet ambasadores së BE: Vlahutin, kush të pengon të flasësh për asgjesimin e ONM?”

  1. says:

    Me Kroacin i kemi marrdheniet e mira,se kuptoj perse bën si Serbe kjo me vendin tone

    1. Kujtimi says:

      VASILI nje JEVG
      NUK e Duan reformed SE KAN VJEDHUR shum
      VASILI MONA Like FLORIRI DUHET te Jepini llogari

  2. Boston says:

    USA e komandon Reformen ne Drejtesi o Vasili….E more vesh apo e di dhe ke frike te atrikullosh fjaline kunder USA, e verteta eshte se do ti bini murit me koke se nuk ju ndihmon njeri me vjedhjet tuaja galopante dhe ne vazhdueshme ne cdo qeveri. Parti e TEPSISE dhe CIZMES

  3. ,, says:

    tit bolla thuaj me pare z vllahutin ju falenderoj per kembnguljen ne zbatim e reformave ne drejtsi?!pastaj kerkoje llogari per tjera gjera.Kuptohet qarte titi ka vjedhur,

  4. Angjelini says:

    Kundershtimi i juaj Vasilaqi muhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh me ben te besoj se reforma eshte ne rruge te mbar. Kur ju thoni eshte e kapur duhet ta dime se ne mendje keni friken se keta gjyqtart dhe prokurort e dalur nga vetingu jane te pavarur dhe kjo perben trishtim per ju dhe banden tuaj. Jeni te inkriminuar te gjithe o plak matuf. Njeri i shpifur…Pasurija duhet te ju konfiskohet dhe ti kethehet popullit.

  5. Arti says:

    QIRIE Vasili, e kuptoj dhimbjen tuaj, nuk marr pjesë, por duhet të duroni.Në këtë botë shlyhen të tëra.
    Keni shumë mëkate, do të paguani.
    Ne duruam, tani ju duhet të shpaguani !
    ???????????????????

  6. M says:

    Reforma ne drejtesi do behet se e kerkon populli qe ata qe kan shkelur ligjet te marin ate qe meritojne, i hap apo si hap negociatat evropa. Shume manipuluat dhe tribluat me evropen , populli humbet durimin dhe nje dite do tu hedhe ne koshe te plehrave juve bashke me evropen e pa drejte e qe vetem kerkon ato qe shume antare as i kane e as i pranojne as reformohen dhe kerkojne ryshfete ne kurize te shqiperise vetem per nje vote

  7. Jimi says:

    Sili tu shua kandili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje