BE-ja do të bëhet vërtet ballkanike tani, ky është guxim prej të marri!

7 Shkurt 2018, 09:39Rajoni TEMA

Nga Volker Wagener

Kjo quhet një dilemë e vërtetë. Objektivisht, gjashtë kandidatët evropianë në dhomën e pritjes së BE-së janë aq larg nga standardet e Brukselit, sa edhe një motor gjerman me naftë prej kufijve të gazrave. Por që  të presësh deri sa mini- dhe mikro-shtetet e Ballkanit të plotësojnë normat e BE-së, kjo do të ishte një dhuratë për kinezët. Ata nuk pyesin për sundimin e ligjit dhe nuk i bezdis korrupsioni – ata investojnë dhe japin kredi në Ballkan, i cili për Evropën Perëndimore është i ndotur madje që në emër. Por për këtë më poshtë.

I gjithë rajoni fuçi baruti

Edhe vetë fakti që “kinezët” kanë arritur tashmë në Ballkan, shpjegon se pse BE heq dorë nga itinerari i saj i mëparshëm. Sepse pas pranimit të nxituar të Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, ajo premtoi të mos zgjerohej në të ardhmen në gjerësi, por në thellësi. Së pari, duhet të forcohen marrëdhëniet me anëtarët e rinj të Lindjes. Ky tenor tani me sa duket është harruar. “Me vullnet të fortë politik për zbatimin e reformave,” shkruan sot Komisioni, “Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë kompatibile me BE-në deri në vitin 2025. Një dëshirë e përkorë, nëse jo një naive.

Fakt është që po ta shohësh ditën Ballkani Perëndimor është në pothuajse çdo aspekt një çmenduri – të paktën nga perspektiva e Brukselit. Marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën i ngjajnë një lufte të ftohtë. Në Republikën Srbska Beogradi ndërhyn thuajse sheshit duke destabilizuar një shtet që është më i brishti në rajon, Bosnje dhe Hercegovinë. Maqedonia po grindet me Greqinë për emrin dhe në pothuajse të gjitha republikat e Ballkanit, nacionalizmi dhe korrupsioni lulëzojnë. Dhe pikërisht aty BE-ja dëshiron që brenda pak vitesh të valëvitet flamuri evropian. Mjaft e guximshme kjo.

Kina jep kredi dhe ndërton, BE-ja shtron kërkesa

Por BE-ja duhet ta bëjë këtë, sepse nëse fëmijët “e këqinj” në periferi të Evropës nuk do të bëhen anëtare të firmës së Brukselit, ata ndoshta do të shkojnë së shpejti në një drejtim tjetër. Në lindje domethënë. Madje drejt lindjes së largët.

Kina nuk bën kërkesa për sundimin e ligjit, buzëqesh për deficitet e demokracisë, për burokratët e BE-së që mbushin me kujdes formulare dhe përsërisin kritika rituale. Kina bën fakte të kryera. Ndërton ura dhe kombinate çeliku në Serbi, aeroportet në Shqipëri, fabrika makinash në Hungari dhe porte në Greqi. Si shpërblim për investime të tilla që zbatohen me shpejtësi Pekini kërkon më shumë se një falënderim të sinqertë: ai pret mirënjohje politike. Me pak fjalë: huatë për dhe projektet e ndërtimit në anën lindore të BE-së – përfshirë edhe shtetet e ardhshme anëtare – po i mundësojnë Pekinit të qeverisë në BE që tani.

Ndikimi politik është tashmë i dukshëm. Në shtetet e Vishegradit, stili autoritar i Pekinit vlerësohet. Pekini nuk jep mësime dhe udhëzime në adresë të Pragës ose të Budapestit si bën Brukseli. Nga pikëpamja e marrësve, llogaria është mjaft e thjeshtë: Kina jep shpejt dhe pa parakushte demokratike, ajo krijon fakte. Brukseli, nga ana tjetër, është shumë i ngadalshëm dhe sillet si mësues.

BE në kërkim të perspektivave në mes të krizës

Prandaj, Komisioni i Brukselit ka arsye të mira për t’u frikësuar nga angazhimi i Kinës në oborrin e BE-së. Kina sheh në Evropën Lindore dhe Juglindore një stacion manovrimi për Rrugën e saj të re të Mëndafshit. Kjo nuk mund të jetë në interes të evropianëve. Por përpjekjet integruese të BE-së për fqinjët e saj të këqinj nga Evropa Juglindore po bëhen në mes të krizës. Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakët kanë formuar prej shumë kohësh  brenda BE-së një grup kundër Bruksel. Ata kanë gjithashtu rritje të fortë ekonomike, gjë që nuk mund të thuhet për vendet e reja në jug. Integrimi, megjithatë, ka të bëjë shumë me konvergjencën ekonomike. “Projekti gjashtë anëtarë të rinj të familjes së BE-së” pra mbetet një iluzion – për momentin.

Po ashtu ndryshime nuk do të ketë edhe pse Brukseli përmend vazhdimisht demokracinë apo sundimin e ligjit. Në Perëndim shpesh harrohet se në ato vende janë ende në pika të rëndësishme në pushtet breza që janë rritur në komunizëm. Siç e dimë, ai u zëvendësua nga një epokë nacionalizmi, e cila në përgjithësi është ende shumë përcaktuese. BE-ja e vjetër dhe BE-ja e re sigurisht që janë një e përbashkët, por ato thjesht ende nuk përshtaten me njëra-tjetrën.

12 komente në “BE-ja do të bëhet vërtet ballkanike tani, ky është guxim prej të marri!”

  1. Arber says:

    Analize brilante!! Rama nuk ia fut kot!!

    1. mirel says:

      Seriozisht?
      Analiza thote qe nuk ka BE per Ballkanin.
      Nga na dolet me keti konkluzione histerike per Ramutin.
      Ai ja ka hapur Shqiperine, e ka shqyer domethene per cdo laro e balo qe “investon”.
      Dhe keta nuk jane perendimore, por lindore.

    2. ti je turk,ti je zhuls shkretetire, si i tille nuk ke vend ne BE..........allah uakbar! says:

      nje pergjigje e sakt per Ngjel karagjozin se Evropa eshte enderr e pakapshme per Ballkanin turkoshak qe qelb ere shurre muslimonesh dhe ulerima xhamijash………………….

  2. says:

    E nesermja ne BE fillon sot

  3. keshtu ndodh says:

    Nje analize e perkryer. Do te shikoni se ku do perfundojne keto vende pas asaj sorollatje 27 vjeçare qe i ben Bashkim Europian. Pse njerezit do presin te vdesin me shkolla edukimi te BE-se? Rruga e jetes eshte rruga e ngritjes se mireqenies dhe kete mund ta bej shume here me mire Kina. Pse na duhet BE-ja per te na dhene mesime e skllaveruar? Europa po o ben varrin vetes duke zvarritur kete antaresim. Ne vertete e duam babain e nenen, vendin, por ama sot kapitalizmi na hapi oreksin te duam me shume mireqenien, parane. Dhe kjo nuk shqitet me duke u larguar nga patriotizmi qe te le fukara.

  4. UjkuTomorrit says:

    Na duhen investime e pune, demokarcine e me te korruptuarve Zvicerian e Amerikan mbajeni aty ne oxhaqet e bythselit.

  5. Injoranti says:

    do ta hani mutin e be-se dhe be-ja do te gjej fajtorin
    por do te jete teper vone

  6. Injoranti says:

    do ta hani mutin e be-se dhe be-ja do te gjej fajtorin
    por do te jete teper vone …..

  7. Pa vlere says:

    BE – te can trapin.
    Kane bere korrupsion sa te duash politikane te BE por bejne si mesues per Ballkanin..
    Une per vete do mesoj Kinezçen..
    Vari k**in BE..
    Ha ha ha..

  8. eagle says:

    BE eshte mallkimi i kombeve Kerkon degjenerimin dhe humbjen e vlerave dge kultures tradicionale ne Ballkan.Mbytjen me refugjate dhe pederaste te Ballkanit. Une i lutem te madhit Zot qe kurre mos hyfshim ne BE e sodomit dhe gamorras Une i lutem te madhit Zot te gjejne nje aleat te denje qe nuk na detyron te shkaterrojme veten.Evropa eshte fashizem Ndreqja Politikisht ose political liberal correctness ka pushtuar Evropen Korrupsioni dhe taksat Bankat dhe vjedhja apo skabdalet ne BE jane pafund.Poshte BE e mallkuar

  9. betixho says:

    Analiza me terma të thjeshtë,por aq e thelluar dhe e qartë si kristali,me argumenta realë e konkret në rang global sa të tillë nuk kam lexuar deri më tani.Nuk ka nevojë për tjerrje të gjata,por me skema konceptualë mbi një Europë që është në shërbim të një shoqërie shumë të avancuar demokratike dhe një mega shteti si Kina që drejton me terma kapitalist autoritar dhe endja midis tyre e këtyre minishteteve të dala nga komunizmi dhe me tendenca nacionaliste që duan si Europa por u pëlqen edhe skema e thjetëzuar e lindjes.Pikëpyetje e madhe?.Sidomos ne Shqiptarëve nuk na pëlqen ligji fare,duam të endemi në skarpatin e rrezikshëm mes ligjit dhe krimit.

  10. xx says:

    PO NUK KEMI NE NJE KLASE POLITIKE QE TI THOTE POPULLIT:” MOS U SHQETESONI SE EDHE ANGLIA DOLI NGA BE” .POR NE jemi nje vend i vogel dhe gjithmone kemi qene ne patronazh.Pasurite e vendit tone i vodhen nje dore hajdutesh dhe per popullin dhane vetem nje kocke.Shqiptare nje popull i pa qendrushem ne karakter.75% e tije u konvertua ne myslimat duke e kthyer vendin ne nje konglomerate feshe sikor te jete nje perandori me 200 milion banore.Ka edhe vende qe kane shume miliona por nuk kane ndarje te tilla te medha..Pamvaresisht se nuk e thone ne na shohin si vend mysliman larg kultures se tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje