“Duka i krimit” si simbol i opozitës së “pastër” (dhe ne të tjerët që tani na ka ngelur vetëm refreni arbitër, arbitër të…..)

7 Shkurt 2018, 17:58Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Për Armando Dukën nuk ke çfarë të thuash më!

Ai është një personazh i ezauruar publikisht, pasi prej vitesh raportet e institucioneve ndërkombëtare të futbollit, por edhe agjencitë e ndryshme sportive dhe mediat, kanë faktuar skandale të llahtarshme të futbollit shqiptar.

Ndaj, në një vend normal, Armando Duka më së paku nuk do të ishte më pjesë e futbollit.

Por, jetojmë në Shqipëri dhe rizgjedhja e tij për herë të pestë në krye të FSHF-së, është “normale”.

Ajo që nuk ishte “normale” këtë radhë, është aleanca e Armand Dukës me opozitën, vetë atij që PD e kishte shpallur vite më parë “Duka i krimit dhe korrupsionit” dhe bëri gjithçka për ta hequr nga FSHF (do ishte një nga të paktat gjëra të mira që mund të bënte).

Sot Armand Duka është “pastruar” dhe është kthyer në simbolin e fitores së opozitës, përballë kandidatit të ardhur nga mazhoranca dhe që kishte mbështetjen e kësaj të fundit, edhe pse jo publikisht, pasi askush nuk u përfshi në fushatën e Finos, ndryshe nga sa ndodhi me PD dhe LSI në rastin e Dukës.

PD dhe LSI e cilësuan fitore rizgjedhjen e Dukës në krye të FSHF-së, ndërkohë që në fakt, është humbje për futbollin dhe një shembull pafuqie se, pavarësisht skandaleve dhe korrupsionit, në Shqipëri është e vështirë të rrëzohen sistemet dhe të korruptuarit.

Zgërdhirja e Dukërave, Nurave, Shakohëxharave dhe gjithë shpurës së Dukës pas rizgjedhjes për herë të pestë të këtij të fundit në krye të FSHF-së, është një shpullë fytyrës për gjithë ata sportdashës që mendojnë se futbolli shqiptar mund të pastrohet.

Ndërsa zgërdhirja e PD-së dhe LSI-së pas fitores së Dukës, është një shpullë për gjithë ata njerëz që mendojnë se kjo opozitë është shpresa për të “shpëtuar” nga Rama.

Imazhi i fytyrës së Armand Dukës, përkrah kësaj opozite, veçse shpresë që nuk është!

Shumëkush mund të thotë se opozita ishte e detyruar që të mbështeste Dukën, pas rrezikohej që FSHF të “kapej” nga kjo mazhorancë.

Por, harrojnë që opozita nuk ishte e detyruar që të zgjidhte të “keqen më të vogël”, përballë të “keqes më të madhe”, që në këtë rast ishte Bashkim Fino.

Ajo fare mirë mund t’i çonte votat te kandidati i tretë dhe të lobonte për të, ose mund të nxirrte edhe vetë një kandidat tjetër.

Nuk bëri asnjë nga këto, por mbështeti dhe loboi me vetëdije për Armand Dukën, duke i dhënë një dorë për të mbajtur në këmbë sistemin e kalbur dhe të korruptuar që ka ngritur prej vitesh në futbollin shqiptar.

Tani nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ta gëzojë Dukën.

Madje, s’do bënte keq që ta nxirrte edhe në tribunë në protestën e radhës, në krah të fytyrave të tjera “shpresdhënëse” të opozitës.

Fundja ai nuk është më i keq se Basha, Kryemadhi, Mediu, Ndoka, Dule etj.

Ndërsa ne të tjerët që duam futboll të pastër, edhe për së paku pesë vite të tjera, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ia nisim sërish këngës “arbitër, arbitër, të……..”

17 komente në ““Duka i krimit” si simbol i opozitës së “pastër” (dhe ne të tjerët që tani na ka ngelur vetëm refreni arbitër, arbitër të…..)”

  1. Duka mund të ketë shumë të këqija, por një meritë duhet t’ia njohim e t’i japim hakun: ishte Duka ai që bleu ndeshjen me Armeninë dhe na çoi në Euro 2016… këtë fakt e dinë të gjithë ata që marrin ndopak erë mga futbolli. Kujtoj që pas humbjes me Serbinë, doli Mandi në tv dhe, pak a shumë tha: Do fitojmë në Armeni dhe do kualifikohemi… Dukën, Mukën, Pukën dhe dreqi me të birin t’i kemi shëndoshë si molla, se bëjnë vepra dhe jo llafe… Po të mos ishte Duka, nuk do kishim as Shako, Pako, Dako dhe nëi llustraxhi tjetër… No Duka, no party…

    1. Glauk says:

      Nuk ka asnje fakt per kete qe thua ti.

      Fitorja e Shqiperise ne 2015 me Armenine ishte e paster dhe e pranuar shume mire nga ana sportive.

      Shqiperia e tregoi veten edhe ne Europian ku per pak mundi zvicren, mundi rumanine dhe hubi me nder ndaj Frances.

      Keshtu qe lere Duke moterqi..in te festoje dhe mos na e permedn emrin e tij.

  2. analisti says:

    Lerini mor keto ! U bene te gjithe analiste. Madje edhe Artan Hoxha analizon zgjedhjet ne FSHF. Lum si ne per keta analiste, qe dine gjithçka dhe qe jane gati te mohojne edhe vendin e tyre, duke thene se kualifikimin historik ne Europian e bleme me parate e Dukes. Monstra antishqiptare jeni, te gjithe socialistet.

  3. Bravo Duka says:

    Shtet alabak i xanun nga mafja e bunkerit dhe floririt.

  4. AZ... says:

    A pika qe su bie. Nuk me pelqen aspak duka
    Po edhe fino nuk i hyn ne pune as dreqit fino Ben vetem ta besh si fuci druri per te vene Vere

  5. AZ... says:

    A pika qe su bie. Nuk me pelqen aspak duka
    Po edhe fino nuk i hyn ne pune as dreqit fino Ben vetem ta besh si fuci druri per te vene Vere
    Dhe dua te shtoj si komunite dhe demokrate nuk u ngopen e mos u ngopshin fino bidoni ka 25 e kusur vjet qe ben pjese ne banden ajduto-komuniste dhe nuk ka te ngopur dhe tani per te ashtu quajturit socialiste (komunista)
    Dhe per te ashtuquajturit demokrate (komunista) qe te dyja paleve kanceri i ngrente ata bashke me leket e vjedhura dhe bashke me femijet e tyre qe po hane Keto lek per hakmarje te te gjitha atyre familjeve qe vene ne gjume femijet e tyre pa ngrene buke ky mallkim Eshte i vlefshem dhe per te gjithe plerat komentues qe dalin ne mbrojtje te ketyre plerave

  6. Lee lee says:

    Ueee ku u kujtove kete emer .

  7. Lee lee says:

    Po ky koqja cpati ?No duka no party.
    Yes duka yes party is simple

  8. Koba says:

    Dukes do ti shkoje Kontrolli Audit. Do te shikoni “Shume Xhevaire””.Eshte i Pangopur. me te Ngopme.

  9. Ramadani says:

    Njeri me kriminel se sa tjetri duken keta bandit.
    FSHF ka qene dhe eshte cerdhe kriminelesh dhe antishqiptar.

  10. Pa parti says:

    Shkrim i porositur, mesa duket nga konja erion brace. Ju te Temes pse nuk i kerkoni llogari rames se pse e mbeshteti ne 2006 ne krye te futbollit Duken kur Berisha donte ta hiqte (dhe sic thoni ju do kishte bere mire). Tregojini te vertetat te plota, sic jane, jo sipas interesave te momebtit te nje deputeti apo te partive ne kete rast Ps.

  11. Pa parti says:

    Duket si shkrim i porositur nga erion bracja. Ju te temes pse nuk kritikoni ramen qe e mbesheteti ne 2006 kur donte ta hiqte Berisha(dhe sic thoni ju do kishte bete mire) dhe te kishim shpetuar njehere e mire. Shpresoj te postoni komentin.

  12. h says:

    Pse çuditeni,nê shqipëri ,çdo gjë është korrupsion i gjallë.

  13. ferdi says:

    IK FINO thuaj dhe ED RAMES po pati byth te kandidoj me don duken , sa te ket ne kra kte shemtiren qe deri ne vitin 90 flinte ke bregu lumit tek peliçeria se ruante 4 dele don duka , bashk me ate legenin komentator nga pas , mos gerricni bythen me don diuken , se me te mirit nga ju politikanet qe keni dal nga rruga ja kaleron nenen doni i FSHF. KY ESHT MBRETI I VERTET I SHQIPTARVE ,nuk ka bir kurve nga ky vend me kte popull te shperfytyrum ti dali per ball , vend zorraxhinjsh qe dhe nderin shesin per nje grusht lek.

  14. ferdi says:

    IK FINO , thuaj dhe ED RAMES po pati byth te kandidoj me don duken , sa te ket ne kra kte shemtiren çomin don duka, qe deri ne vitin 90 flinte ke bregu lumit tek peliçeria se ruante 4 dele ,nje njeri qe nuk di te ver as firmen se nuk ka as nje klas shkoll , bashk me ate legenin komentator nga pas , mos gerricni bythen me don duken , se me te mirit nga ju politikanet qe keni dal nga rruga ja kaleron nenen doni i FSHF. KY ESHT MBRETI I VERTET I SHQIPTARVE ,nuk ka bir kurve nga ky vend me kte popull te shperfytyrum ti dali per ball , vend zorraxhinjsh qe dhe nderin shesin per nje grusht lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje