FOTOT: Koreja e Veriut “pushton” Korenë e Jugut me… femra

Më shumë se 200 koreano veriore që mbanin veshur pallto të kuqërremtë dhe kapele të zeza kanë mbërritur në Korenë e Jugut për Olimpiadën Dimërore  që do të zhvilllohen aty.

229 vajza të reja që arritën të mërkurën në Korenë e Jugut ishin në mesin e një delegacioni prej 280 anëtarësh që kaluan zonën e demilitarizuar që ndan dy Korenë.

Koreja e Veriut në këtë kompeticion do të përfaqësohet nga 10 atletë.

229 vajzat e bukura do të luajnë rollin e “nxitësve të tifozëve” për atletët e Koresë së Veriut.

Këto “nxitëse tifozësh”janë produkt i një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje, duke “kaluar në site” nga partia për prejardhjen e tyre familjare, pamjen, aftësitë dhe besnikërinë ndaj Partisë si Kim Yong Un.

Për këtë evenimet Koreja Veriore dhe Koreja e Jugut kanë lënë mënjanë armiqësinë e tyre për të lejuar atletët e Phenianit të konkurrojnë.

Ndërkohë Koreja e Jugut e shikon praninë e tyre si një mundësi për të ringjallur komunikimin kuptimplotë me Veriun. (TemA)

                 Loading...