Hashim Thaçi "shpërthen" ndaj BE-së: Të padrejtë me Kosovën

7 Shkurt 2018, 15:10Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Pas publikimit të Strategjisë së re të zgjerimit, ai thotë se se ajo ka dështuar që ta adresojë qartë perspektivën integruese të Kosovës.

“Komisioni Evropian publikoi dje strategjinë e re për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë strategji e vlerësoj si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE.

Prandaj, e mirëpres hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili e trajton Kosovën si pjesë integrale të planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, për arsye të njohura politike, fatkeqësisht, ky dokument nuk ka arritur të paraqes një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën. Por, Kosova nuk do të zhytet në dëshpërim.

Ne duhet ta shfrytëzojmë potencialin e plotë të kësaj strategjie për të avancuar pozicionin tonë në rrugën drejt anëtarësimit, për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane dhe për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kosova urgjentisht duhet të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila sjell edhe heqjen e vizave për qytetarët tanë nga BE-ja.

Pastaj, na mbetet që të punojmë çdo ditë me përkushtim për të mënjanuar çdo barrierë politike, në mënyrë që të realizojmë aspiratën tonë për integrime euroatlantike. HTH” shkruan Thaçi në Facebook. (TemA)

 

5 komente në “Hashim Thaçi “shpërthen” ndaj BE-së: Të padrejtë me Kosovën”

  1. mirel says:

    Si shpjegohet qe si Ramiu su Thaci kane te njejten filozofi per BEne. Integrim duke shitur territoret.
    Vetem nje shpjegim ka. Te dy jane sherbetore serbo greke ne dem te interesave te Shqiperise. Spiune te udbse dhe ruseve.

    1. Glauk says:

      Cfare lidhje kane ruset ne kete histori??

      ja faturoni cdo gje ruseve kot pa lidhje si injorante….

      Eshte Be ajo qe kerkon demarkacion ne kembim te vizave dhe jo ruset.

      1. mirel says:

        Aya qe marrin o Glauk nuk jane BE por vende sllave e greke. Ketu dora ruse eshte e padiskutueshme.
        Per cfare kujton ti se eshte kusht demarkacioni? Pa he, mendohu njehere ee mos e gjen.
        Ketu ke mafien ballkanike ne loje. Te duket e pamundur qe sllavete Ballkanit te kene lidhje me ruset?

    2. ex 007 somalian says:

      O mirel ….. po UDB ka nja 20 vjet qe nuk ekziston i shperbe me shperberjen e Yugosllavise …. akoma ne gjume ti mer lale ??!!!!!! Rusi-t ene Serbi-t bo me ju rene ne dore Thaçi ene Ramiu e di si ti kthejne , ti transformojne ne “kafe” MOKA !!!!!

  2. D O K L E A T I says:

    Pyete vellaun Erdoganin !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje